LIVE UPDATES
Politike

GJL rrëzoi rekursin për heqjen e sekuestros së pasurisë/ Malltezi: Proces i ndotur politikisht! Prokurorët falsifikojnë, gjyqtarët janë lepe peqe të pushtetit

Një tjetër pikë e denoncimit ishte shkelja e afateve ligjore. Ai shpjegoi se ligji antimafia lejon sekuestrimin për një afat maksimal dyvjeçar, por në rastin e tij kanë kaluar 2.5 vite pa një vendim. 

7 Prill 2026, 15:50 Nga E. D
GJL rrëzoi rekursin për heqjen e sekuestros së pasurisë/
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka mbajtur një deklaratë për mediat, pasi Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin për heqjen e sekuestros së pasurisë. Gjatë fjalës së tij, Malltezi ka lëshuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar procesin ndaj tij si tërësisht të ndotur politikisht.

Malltezi deklaroi se në çështjen e tij mungon fakti penal, ndërsa prokurorët kanë kryer mbi 30 falsifikime dhe se gjykatat janë kthyer në “lepe peqe” të prokurorisë dhe pushtetit. Një tjetër pikë e denoncimit ishte shkelja e afateve ligjore. Ai shpjegoi se ligji antimafia lejon sekuestrimin për një afat maksimal dyvjeçar, por në rastin e tij kanë kaluar 2.5 vite pa një vendim. 

Jamarbër Malltezi: Çështja është që këtu nuk ke çështje, nuk ke fakt penal. Këtu të gjithë pretendimet e fillimit, premisat e fillimit dolën të gënjeshtra. Prokurorët kanë bërë mbi 30 falsifikime. Kur nuk ke fakt penal, kur premisat dalin të rreme, cilido student i juridikut që të ishte, do ngelte në klasë në rast se do i mbante.

Këtu për fat të keq, gjykatat tona janë bërë lepe peqe të prokurorisë.  Siç e pamë para vetëm para një jave, Gjykata e Strasburgut gjeti Shqipërinë me shkelje. Thelbi i shkeljeve është shpifja dhe falsifikimi i Taulant Ballës. Domethënë shpifja e Taulant Ballës u bë falsifikim për prokurorët politikë. Prokurorët politikë i imponohen gjykatës. Prokurorët politikë mbërritën deri aty sa i thanë gjykatës që ne mund të sekuestrojmë çështje civile dhe ju si gjykatë na e bëni ne kërkesën. Imagjinoni dot ku jemi? Pra nuk janë palë. Për fat të keq, nuk kemi të bëjmë me një shtet ligjor, kemi të bëjmë me thjesht lepe peqe. Kemi një çështje e cila nuk ka fakt penal. Kemi mbi 30 falsifikime të dokumentave zyrtarë, ku mbërrin prokurori falsifikon deri ligjin, imagjinoji të tjerat. Kemi të njëjtin prokuror i cili liroi fshehurazi gjithë pronat e Oljan Bistrit me krimin e organizuar.

Drejtësia e Edi Ramës e kapur në çdo nivel të saj. Të kemi parasysh që dhe ligji antimafia maksimumin lejon gjashtë mujori, i ka afatet e sekuestrove. Me detyrimin e gjykatës që çdo gjashtë muaj mund ta zgjasi deri në dy vit. Pra afati final duhet të ishte dy vite. Këtu kanë kaluar 2.5 vite dhe nuk guxojnë gjyqtarët të shprehin atë që duhet të shprehin, që premisat ishin të rreme. Dhe mbi bazë të premisave të rreme që në krye të herës ka qenë e gjitha, proces i ndotur politikisht.

Të kemi parasysh që këtu kanë shkelur të drejta kushtetuese dhe konventore, jo vetëm të miat, por edhe të personave që nuk kanë asnjë lidhje në çështje, duke përfshirë dhe të partnerit tim në biznes, që është person i lidhur me personin e lidhur të personit të lidhur. Pra çfarë kemi të bëjmë? Kemi të bëjmë me anti-ligjin. Anti-ligji i cili imponohet përmes fytyrës së Edi Ramës e Irena Gjokave. Kjo është çështja. Ne do përballemi, do vijojë. Strasburgu sërish do t'i gjejë të gjitha këto me shkelje, por për fat të keq, nuk kemi të bëjmë me shtetarë, nuk kemi të bëjmë me zyrtarë, kemi të bëjmë me lepe peqe, nuk kemi të bëjmë me gjykata të pavarura, kemi të bëjmë me gjyqtarë të kapur, kemi të bëjmë me frikën ndaj ndaj Edi Ramës dhe sulltanatit që ka krijuar.

Gazetari: Gjykata e lartë rrëzoi sot rekursin tuaj për pasuri në lidhje me vendimin e 16 janarit për atë pasurore. E njëjta gjë. Do t'i drejtoheni Gjykatës Kushtetuese dhe a do kërkoni ju ekspertë të rinj për vlerësimin financiar të pasurive?

Jamarbër Malltezi: Po patjetër. Pak rëndësi ka ajo. E rëndësishmja është që këtu janë në shkelje të ligjit. Kur ligji antimafia të lejon maksimumi deri dy vjet dhe të bësh çdo gjashtë muaj, nuk mund ta zgjasësh pa mbarim. Ne jemi 2.6 vite, dy vite e gjysëm. Pra jemi goxha më tepër se ç'të lejon ligji. Qartazi ne do i drejtohemi Strasburgut. Qartazi, Gjykata e Lartë, po të kemi parasysh, janë të njëjtët njerëz të cilët në rastin tim e ndërruan, në rast tjetër kanë ndërruar dhe kanë thënë që neni për korrupsionin pasiv nuk mund të shtrihet tek privati. E kanë thënë vetë, është e zezë në të bardhë. Por duhet të jetë e para zyrtar publik, e dyta zyrtar publik që të ketë të bëjë direkt me cilësitë dhe duhet që gjykatat të tregojnë cilat cilësi kanë ndikuar. Këtu s'kemi asnjë gjë. Pra janë të njëjtët gjyqtarë që janë lepe peqe të pushtetit. Nuk na çudit asnjë gjë. Ne do presim përsëri Strasburgun. Qartazi, këtu kemi të bëjmë me vjedhjet e Edi Ramës, me lepe peqe prokurorë, lepe peqe kamikaz të Edi Ramës, por neve vetëm Strasburgun kemi. Strasburgu para një javë e rrëzoi. Për fat të keq dhe Kushtetuesja i rrëzoi. Natyrisht ne do kalojmë nga Kushtetuesja, por dhe Kushtetuesja i bën lepe peqe. E pamë vendimin e Strasburgut që tha që gjyqtarët u treguan lepe peqe, nuk kanë zbatuar ligjin. Pra e gjeti Shqipërinë me shkelje në aksesin në gjykatë./Dosja.al

jamarbër malltezi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026