LIVE UPDATES
Politike

34-vjetori i themelimit të PD-së, Malltezi: Diktatura nuk është vetëm komuniste, ajo vjedh vullnetin e zgjedhësve

Malltezi u shpreh se PD ishte partia që hapi Shqipërinë me botën, që solli lirinë dhe të drejtat njerëzore, tregun dhe iniciativën e lirë.

11 Dhjetor 2024, 20:38 Nga r.ll
34-vjetori i themelimit të PD-së, Malltezi: Diktatura nuk
jamarber malltezi

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisist në PD, Jamarbër Malltezi ka dhënë mesazhin e tij menjë lidhje live në ceremoninë e 34 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Malltezi u shpreh se PD ishte partia që hapi Shqipërinë me botën, që solli lirinë dhe të drejtat njerëzore, tregun dhe iniciativën e lirë. Më tej ai thotë se PD nisi dhe realizoi anëtarësimin në NATO, dhe gjithashtu ishte promovuese e integrimit Evropian dhe pavarësisë së Kosovës.

Me një mesazh të presidentit të zgjedhur të ShBA-ve, Donald Trump, "Fight! Fight! Fight!" Malltezi thotë se "diktatura nuk është vetëm komuniste, ajo vjedh vullnetin e zgjedhësve".

MESAZHI I PLOTË I JAMARBËR MALLTEZIT

Të nderuar miq! Gëzohem që jam sonte mes jush, edhe pse prej një viti një i burgosur politik. Na kanë izoluar, por jo mposhtur. Para 34 vitesh, dolëm të protestojme kundër diktaturës. Nuk dinim asgjë tjetër, veçse nuk durohej mungesa e lirive bazë të njeriut. Dolëm veç me 2 thirrje që rezononin në çdo shqiptar: “Liri-Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!“

Përballë kishim diktaturën, kishim Kristaqin e Edit që të varte në litar, nëse vjersha i dukej herezi, kishim vjehrrin e Fugës së Edit, që rrihte dhe burgoste Vasil Dhimitrin, pse protestonte në demonstratën e heshtur. Kishim hetuesin Arben Kraja që, dënonte protestuesin për veprime që: “bien ndesh me normat e moralit komunist.” Por ishim bashkë dhe kishim ndarë mendjen. Nuk pyesnim për palaçot e diktaturës se ishim bashkë dhe nuk kish’ pengesa, apo thika pas shpine mes nesh.
Besonim në “Freedom works!“ dhe “Today you can choose your own leaders”, derisa na erdhën kukullat e Soros.

As nuk protestuam për pushtet, e as nuk kishim njohuri. Por, PD ishte partia që hapi Shqipërinë me botën, që solli lirinë dhe të drejtat njerëzore, tregun dhe iniciativën e lirë, nisi dhe realizoi anëtarësimin në NATO, promovuese e integrimit Evropian dhe pavarësisë së Kosovës. Ka mijëra arsye pse ne jemi krenar me PD. Ndonëse edhe PD si çdokush ka thesin e gabimeve të veta, PD respektoi vullnetin e zgjedhësve dhe realizoi zgjedhje të lira e të ndershme. PO sot? Sot po shohim të njëjtit banditë: në vend të Kristaqit ka ardhur Edvini që vjedh toka publike për qoka, vjedh paratë publike me tendera fiktivë, lëviz drogën në Shqipëri dhe në botë, korrupton McGonigal dhe shkel 2 herë ligjet federale, por prapë krimi i organizuar i Soros e shpall burrë të mirë dhe e lejon të vjedhë zgjedhjet, paratë, tokat dhe të bëjë drogën, mjafton që të jetë “the Soros son of the bitch”.

Diktatura nuk është vetëm komuniste, pra ajo që nuk të le të flasësh kundra apo të kufizon lëvizjen e lirë, diktatura është ajo që vjedh dhe shpronon vullnetin e zgjedhësve. 1 në 4 persona pranuan haptazi se kanë ndryshuar votën nën presion zgjedhjet e fundit! Pra, pushteti korruptiv dhe arbitrar ndryshoi vullnetin e 24% të popullsisë!Sa % duhet t’a ndryshojë vullnetin që të quhet autokraci? Se edhe në komunizëm nuk ishte 100% ndryshimi i vullnetit pasi rreth 40% ishin shumë mirë me diktaturën. Bijtë e banditëve komuniste sot burgosin kundërshtarët pasi që Soros kapi dhe vendosi gjyqësorin nën urdhrat e Edi Ramës. Militantët e Taulant Ballës, Ulsi Manjës, Fatmir Xhafës dhe Bushkës janë emëruar si hetues në BKH si Besmir Karaxha, Andi Zyba, etj.

5 prokurorë nga qarku më i kriminalizuar promovoi si prokurorë në SPAK Taulant Balla kur ishte drejtues politik i PS në Elbasan. Prokurori Alfred Shehu që gënjeu publikisht për ngjarjen e Elbasanit në vend të disiplinohet promovohen në SPAK. Ndaj Taulant Balla nuk preket edhe kur del në përgjime të trafikut të drogës me SKY/ECC, në porositje vrasjesh, apo në pengim të drejtësisë dhe lirim të banditëve që vendosin tritol. Të njëjtit hetues të diktaturës janë sot prokurorë të Ramës. Taulant Balla bëri kallëzim të rremë, por në burg është Salianji që nuk bëri fare kallëzim. Edi Rama u vërtetua me vendim gjykate të formës së prerë që ka shpërdoruar detyrën dhe shkakoi mbi 340,000 euro dëm financave publike, por në arrest vendosen Berishën e Malltezin pa lidhje me asgjë publike, por “për cenim të moralit komunist”.

Edi Rama urdhëroi publikisht SPAK për ndjekje penale ndaj Sali Berishës si në kongresin e PS me 9 prill 2022, edhe në Asamblenë e PS me 7 maj 2022, dhe prokurorët politikë brenda 3 javësh nisën hetime 30 vjeçare dhe në 3 brezni deri tek mbesat e palindura të Sali Berishës. Sot të njëjtit prokurorë nuk pranojnë të fusin në dosje urdhrat publike të Edi Ramës e shpallin bamirësinë për korrupsion. Në komunizëm gjyqtarët survejoheshin nga Sigurimi i Shtetit, sot survejohen nga hetues dhe prokurorë të caktuar nga Rama, Taulanti, Ulsiu dhe Fatmir Xhafa. Kjo hedh në erë pavarësinë e gjykatave, por në diktatura drejtësia është një iluzion. Ç’të bëjmë? Kthim tek vlerat e lirisë. Bashkim me çdo opozitar kundër satrapit, të dëgjojmë njeri-tjetrin e sidomos studentët liberatorë, të flasim troç e me transparencë, të shkojmë me program në dorë në çdo familje me pyetje të thjeshta: “A të rrisim rrogat dhe pensionet apo të paguajmë për inceneratorë inekzistentë, anije që vjedhin 80 milionë euro e nuk prodhojnë gjë?” Fight! Fight! Fight! Gëzuar në mot-mote përvjetorin e PD!

jamarber malltezi 34-vjetori i pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet