LIVE UPDATES
Politike

SPAK mbylli hetimet dhe GJKKO kaloi për gjykim dosjen "Partizani", Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtuar e Ramës, gjyqtarja mbyll sytë

Ai shton se sipas ligjit, është detyrë e prokurorisë të përcaktojë veprimet konkrete individuale dhe provat ndaj secilit që mund të ketë lidhje shkakësore të drejtëpërdrejtë me pasojën qe dëshiron të individualizoje prokuroria.

19 Maj 2025, 16:33 Nga M.B
SPAK mbylli hetimet dhe GJKKO kaloi për gjykim dosjen
Jamarbër Malltezi

TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së Jamarbër Malltezi ka bërë një postim në rrjetet sociale pasi Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka kaluar për gjykim dosjen "Partizani". Malltezi shkruan se nuk ka asgjë të re nga drejtësia e nënshtruar politikisht sipas tij e kryeministrit Edi Rama.

Ai shton se sipas ligjit, është detyrë e prokurorisë të përcaktojë veprimet konkrete individuale dhe provat ndaj secilit që mund të ketë lidhje shkakësore të drejtëpërdrejtë me pasojën qe dëshiron të individualizoje prokuroria. Malltezi shkruan se sipas ligjit gjyqtarja e procedures paraprake duhet të sigurohet që t'i ketë këto, plus të korrigjojë falsifikimet apo gabimet. Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së thotë se ligji është teknikalitet i panevojshëm përpara urdhrit të Ramës ndaj SPAK nuk e kryen dhe gjyqtarja e nënshtruar mbyll sytë.

Gjithashtu ai thotë se e gjithë akt-akuza nuk ka asnjë provë apo veprim të individualizuar për askënd, nuk ka asnjë dëshmi e asnjë shkelje ligjire, e ca me pak, sipas tij, ndonjë fakt penal. Dhe kjo është e papranueshme në një shtet ligjor. Malltezi shkruan në postim se për turpin e vet, gjyqtarja as nuk mori mundimin të detyrojë korrigjime në aktakuze e jo më ta kthente çështjen për hetime.

"Urdhëruesit e saj e dinë se Irena ka skaduar dhe nuk vendos dot më si gjyqtare, pas daljes së vendimit penal te gjykatës greke. Fjorela Davidhi ka urdhrin politik dhe jo ligjin per udhëzues në punën e saj. Ndaj vendosi të kaperdijë pavlefshmerinë e procesit hetimor të zhvilluar nga Irena Gjoka, e cila nuk përmbushte kushtet e gjykatës së caktuar me ligj pasi nuk mund të ishte gjyqtare, si një njeri i dënuar më parë penalisht. Aktakuza përmban gënjeshtra dhe falsifikimi të dukshme: shkruhet se VKM për bonot e privatizimit u shfuqizua 7 muaj më pas, ndërkohe që pika që kish të bënte me pronarët kurrë nuk është shfuqizuar", shkruan ai.

POSTIMI I MALLTEZIT:

DEKLARATE SHTYPI – Asgje e re nga drejtesia e nenshtuar politikisht e Edi Rames.

Sipas ligjit është detyrë e prokurorisë të përcaktojë veprimet konkrete individuale dhe provat ndaj secilit që mund te kenë lidhje shkakësore të drejtëpërdrejtë me pasojën qe don të individualizoje prokuroria. Sipas ligjit gjyqtarja e procedures paraprake duhet te sigurohet qe ti kete keto, plus te korrigjoje falsifikimet apo gabimet. POR ligji eshte teknikalitet i panevojshem perpara urdhrit te Edi Rames ndaj SPAK nuk e kryen dhe gjyqtarja e nenshtruar mbyll syte.

E gjithe akt-akuza nuk ka asnje prove apo veprim te individualizuar per askend, nuk ka asnje deshmi e asnje shkelje ligjire, e ca me pak ndonje fakt penal. Dhe kjo eshte e papranueshme ne nje shtet ligjor. Per turpin e vet, gjyqtarja e nenshtruar politikisht as nuk mori mundimin te detyroje korrigjime ne aktakuze e jo me ta kthente ceshtjen per hetime.

Urdheruesit e saj e dine se Irena ka skaduar dhe nuk vendos dot me si gjyqtare, pas daljes se vendimit penal te gjykates greke. Fjorela Davidhi ka urdhrin politik dhe jo ligjin per udhezues ne punen e saj. Ndaj vendosi te kaperdije pavlefshmerine e procesit hetimor te zhvilluar nga Irena Gjoka, e cila nuk permbushte kushtet e gjykates se caktuar me ligj pasi nuk mund te ishte gjyqtare, si nje njeri i denuar me pare penalisht.

Aktakuza permban genjeshtra dhe falsifikimi te dukshme: shkruhet se VKM per bonot e privatizimit u shfuqizua 7 muaj me pas, nderkohe qe pika qe kish te bente me pronaret kurre nuk eshte shfuqizuar.

Akt-akuza genjen me tej sikur destinacionin e tokes e ndryshoi Berisha kur ne dosje kane qe e ka ndryshuar edi rama qofte 17,200 m2 ne 2004, qofte 7000 m2 ne 2006 dhe qofte te gjithe zonen e klasifikoi si zhvillime te reja me parametra te larte urban me vendimin e KRRT nr. 238 me 27.12.2008.

Ndonese keqperdoren militante socialiste duke i marre per “eksperte“ (babai i militantit te PS te emeruar ne BKH A. Zyba) u perdor si topograf ndonese nuk ka fare liçensë si Gjeodet/Topograf, perseri ceshtja e pronesise qe ngriti taulant balla doli mashtrim por drejtesia me rregji mbyll syte e veshet.

Quan perfitim personal te Sali Berishes sponsorizimin privat te dy kengetareve. Por sa paska perfituar Berisha pa asnje lek publik? Edi Rama nxorri 7 miljon euro nga parate publike, 2 dite para zgjedhjeve per Giro dÍtalia dhe bllokoi trafikun e gjithe opozites dhe mender jush SPAK nuk ben as gek e as mek!

Quan perfitim personal te Sali Berishes bamiresite per trajtimin e femijeve autike.

Edhe pagesat qe ia ka kryer e bija nga llogaria e saj personale per shendetin i quan perfitim te Berishes.

Te gjitha keto te deklaruara ne organet perkatese shteterore si ILDKPI, banka dhe tatime sipas ligjeve taksative mbi transparencen.

Prona ju kthye qindra trashegimtareve te 5 familjeve pronare te vertetuara katerciperisht, si ju kthyen pronat e tyre te vjedhura nga rregjimi komunist mbi 510,000 pronareve te tjere pa pasur asnje ligj apo VKM personale sic ben Edi Rama me Olsin, Bolinon, Xhacken, Hajdarin etj.

Pronaret denbabaden zhvilluan pronen private, me fonde private dhe te deklaruara sipas cdo kerkese ligjore. Ne keto 13 vite jane kryer disa kontrolle organet e edi rames, perfshi Ministri Mbrojtje, tri here Tatimet, drejtoria e parandalimit te pastrimit te parave dhe kane gjetur cdo gje te rregullt.

Ne mungese te fakteve, prokuroret politike u bene lolo dhe detyruan gjithe sistemin e drejtesise te kthehet ne maskarade.

Cdo shqiptar e di se gjyqtaret dhe prokuroret ua beri vetingun motra e Ballukut, prokuroret i caktoi kunati i Mimi Kodhelit, inspektimin e gjyqtareve e kryen vellai i ministres tjeter te Edi Rames, dhe te gjithe na kujtohen urdhrat e Edi Rames ndaj SPAK ne Kongresin e PS (09.04.2022) dhe Asamblene e PS (07.05.2022) per te proceduar penalisht Sali Berishen. Brenda 3 javeve nga urdhri, SPAK dergoi nje karikator me 15 kerkesa per te gjithe institucionet duke kerkuar informacion jo per ndonje ceshtje, por per cfare te munde ne 30 vite dhe per 3 brezni, deri tek mbesat e palindura ende te Sali Berishes.

Strasburgu e ka quajtur Leading Case ceshtjen e masave ndaj Berishes (deri tani vec masat e kundraligjshme jane derguar) dhe I ka derguar disa pyetje Shqiperise. Per turpin e vet, zyrat e shtetit Shqiptar i kane derguar pergjigjet me 6 jave vonese pertej afatit 16 javor, vetem qe mos i jepnin mundesi te shprehej Strasburgu para zgjedhjeve te 2025.

Nuk ka shqiptar qe nuk e di se Edi Rama kontrollon gjyqtaret dhe prokuroret, se cakton se kush nga te vetet duhet arrestuar, kur dhe per cfare, dhe cdo shqiptar ka pare sesi prokurore e gjyqtare kthehen ne idiote te dobishem sa here del se Edi Rama ka shkelur ligjin duke grabit toka per veten, olsin, bolinon etj.

Sot u deshmua standarti i dyfishte i gjyqtares te rilindjes: nderkohe qe vendos te mos ktheje per hetim nje ceshtje qe nuk ka fare hetim (pasi te gjitha aktet jane nul ngaqe cdo vendim i Irena Gjokes eshte nul sipas Nenit 128/a te KPP), e njejta gjyqtare tek ceshtja e Vangjush Dakos e ktheu ne faze hetimi pa e kerkuar fare Vangjush Dako.

Po ky sistem drejtesie me rregji qe mbyll syte fort dhe vendos mosfillim procecdimi penal kur eshte vertetuar me vendim gjykate te formes se prere qe Edi Rama shperdoroi detyren dhe shkaktoi 340,000 € dem, kur vertetohet kallzimi i rreme i Taulant Balles, kur vertetohet shperdorimi i detyres nga prokuroret nen urdhra. Nuk ka ende asnje fjale se ku shkuan 430 miljon € per inceneratore qe nuk ekzistojne, as nese ka apo jo pergjegjesi penale Edi Rama dhe kaporegionet e tij qe kaluan brenda dites 9 procedura me 18 firma, qe injoruan shkresen e drejtorit te APP per procedure joligjore, nuk ka asnje pergjegjesi per vjedhjet 140 miljon € me checkup imagjinar, për vjedhje 50 miljon € veç me një lëvizje tek Tuneli i Llogarasë, nuk ka asnjë përgjegjës për 85 miljon € vjedhje për anijet TEC, per landfill inekzistent ne Vlore, etj. po ky sistem arreston pa fakt penal fare, pa asnje shkelje ligjore, thjesht kthim i prones private te vjedhur nga hajdutet dhe zhvillim te prones private nga pronaret e saj dhe jo nga hajdutet strategjike te kryehajdutit Edi Rama.

jamarber malltezi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet