LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shtyhet gjyqi për çështjen "Partizani"/ Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkon dorëheqjen nga procesi, Berisha mungon në seancën e sotme! Malltezi: Ka filluar farsa

• Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 21 korrik seancën për çështjen "Partizani". • Prokurori i çështjes, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se kreu i PD-së, Sali Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e saj. • Kraja është shprehur se njoftimi për zhvillimin e gjyqit i është dorëzuar dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë në mënyrë të duhur. • Malltezi vetë ishte i pranishëm në seancë bashkë me Xhimi Begejan. • I pandehuri tjetër për çështjen, Fatmir Bektashi, mungoi për arsye shëndetësore dhe u përfaqësua nga avokati. • E pranishme nuk ishte as Andia Pustina, e cila ka zgjedhur të përfaqësohet në proces përmes mbrojtësit të saj ligjor. • Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Elsa Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga procesi i gjykimit të dosjes "Partizani". • Në dorëheqjen e paraqitur te drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh, ajo ka argumentuar si arsye se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri. •Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. • Kreu i PD-së dhe dhëndri i tij janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. • Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. • Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. • Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.”

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Nisja e gjykimit për çështjen "Partizani", Berisha: Fund e krye një piramidë mashtrimi

Shtyhet gjyqi për çështjen "Partizani"/ Gjyqtarja
sali berisha

TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me nisjen e procesit gjyqësor për çështjen "Partizani" në Gjykatën e Posaçme. Në nisje të postimit të tij, Berisha e ka cilësuar gjykimin si një piramidë mashtrimi.

Kryedemokrati thotë se SPAK nisi hetimin 30-vjeçar ndaj tij, pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS në Prill 2022. Më tej shton se hetimi i SPAK u bazua në kallëzimin, sipas tij, të rremë të Taulant Ballës. 

Lideri demokrat thekson se në dosjen "Partizani" nuk ka asnjë fakt penal dhe se toka ishte gjithnjë e 5 familjeve private të Tiranës, një prej tyre ajo e gjyshërve të Jamarbër Malltezit.

Berisha thotë gjithashtu se në këtë proces nuk ka asnjë zyrtar që dyshohet për asnjë veprim të paligjshëm pasi shprehet se kanë zbatuar strikt ligjet e vendit. Më tej thotë se ky proces që ai e quan "zbatim i ligjit" nuk i ka kushtuar asnjë dëm shtetit. 

POSTIMI I PLOTË:

Kapja dhe përdorimi i drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i rregjimeve autokratike të korruptuara.

Sot fillon procesi gjyqsor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi.

Fill pas urdhërit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e palindura të tij.

Prokurorët politikë u bazuan në kallzimin e rremë të ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla kryer në 2020, sipas të cilit kryeministri Sali Berisha i ka kthyer dhëndrit të tij tokë të shpronësuar nga autoritetet italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, pra kinse tokë publike nga territori i klubit “Partizani”. Ndërkohë Fletoret Zyrtare të atyre viteve provonin se toka në fjalë kishte mbetur gjithnjë tokë private dhe se nuk ishte shpronësuar kurrë. Megjithatë, pasi ata hetuan deri në arkivat e para 100 viteve duke injoruar Fletoret Zyrtare që janë online, pasi hetuan veprimtarinë 20 vjeçare të PD nga 2005 deri tek kandidatja e PD për kryetare të Bashkisë së Korçës në 2023 nese kishte marrë sponsorizim për kapelet e fushatës, pasi mbajtën në arrest politik të kundraligjshëm kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiperise për 333 ditë, rezulton se:

1. Për akuzën e tyre per dosjen “Partizani” nuk ka asnjë fakt penal. Jamarbër Malltezit nuk iu është dhënë asnjë m2 tokë publike.

2. Toka ishte gjithnjë e 5 familjeve private të Tiranës – një prej të cilave familja e gjyshërve të Jamarbër Malltezit – dhe se Taulant Balla kreu kallzim të rremë.

3. Nuk ka asnjë qindarkë dëm ne para publike. Shteti veç ka përfituar nga zbatimi i ligjit.

4. Në këtë proces nuk ka asnjë zyrtar të çfarëdo niveli që dyshohet për asnjë veprim të paligjshëm pasi ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit

5. Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi, asnjë dokument që të tregojë se Berisha ka bërë ndërhyrjen më të vogël ndaj kujtdo.

6. Ndonëse pretenduan se kishte ndonjë ligj apo VKM nominative, po vetë shërbëtorët e Edi Ramës kanë pohuar tashmë se nuk ka asnjë akt zyrtar, asnjë ligj apo VKM nominative (krejt ndryshe nga Edi Rama që ka nxjerrë Ligjin Fusha, 4 VKM nominative për të grabitur truallin e gjimnazit e ia fali Bolinos, Ligjin klientelist të Portit të Durrësit, VKM për të grabitur bazat detare ushtarake apo VKM për të lumturuar vëllain e vet me 37,000 m2 tokë dhe ndërtesa në tokë private).

7. Asnjë nga privatet që kanë zhvilluar pronën nuk ka pasur asnjë kontratë publike dhe nuk kanë përfituar asnjë cent nga qeverisja e Sali Berishës.

8. I vetmi dëm në financat publike ka ardhur nga shpërdorimi i detyrës nga Edi Rama që solli dëm mbi 340,000 euro në financat e Bashkisë (vertetuar me vendim gjykate të formës së prerë) por SPAK nuk guxon as ta thërrasë si dëshmitarë e jo më ta mbajë përgjegjës Edi Ramën për demin.

Pas 5 vitesh hetimi të vetingut 30 vjeçar, kanë gjetur se Sali Berisha bashkë me të shoqen disponon gjithsej 100,000 euro kursime të 54 vite pune, dhe një apartament 40 m2 më të madh sesa ai që kanë pasur gjatë diktatures. Dhe se ai dhe femijët e tij kanë zbatuar vetëm ligjin.

Prokuroria politike pas këtij vetingu akuzon Sali Berishën për korrupsion pasiv, duke shpallur të tillë solidaritetin familjar dhe aktet e bamirësisë për fëmijët në nevojë. Konkretisht ata kanë shpallur si korrupsion pasiv:

1. Pagesën që e bija, Argita Malltezi Berisha, ka kryer për një javë pushime familjare dhe 2 fatura spitali

2. Bamirësinë e vajzës dhe dhendrit për të përballuar prej 10 vitesh shpenzimet për 3 familje autike qe janë trajtuar në Qendrën Rajonale të Autizmit që është ngritur dhe drejtohet prej 20 vitesh nga Dr. Liri Berisha pa asnjë pagë e asnjë shpërblim.

3. Pagesat e procese gjyqsore në të cilat Argita është palë dhe që janë hua familjare.

4. Donacionin e kompanisë “Homeplan” prej 4,600 eurosh që iu bë Ministrisë së Kulturës për të mbuluar shpenzimet e këngetarëve Ricardo Cocciante dhe Elhaida Dani që erdhën për dekorim nga Presidenti i Republikës.

Prokurorët gënjyen dhe i shpallën si aktivitet elektoral kur ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë aktivitet politik të kohës.
Por drejtesia politike nuk do mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij, të ngritur mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve.

Seanca e parë e gjyqit për dosjen "Partizani" u shty për në datën 21 korrik. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se kreu i PD-së, Sali Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e saj. Kraja është shprehur se njoftimi për zhvillimin e gjyqit i është dorëzuar dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë në mënyrë të duhur. 

Malltezi vetë ishte i pranishëm në seancë bashkë me Xhimi Begejan. I pandehuri tjetër për çështjen, Fatmir Bektashi, mungoi për arsye shëndetësore dhe u përfaqësua nga avokati. E pranishme nuk ishte as Andia Pustina, e cila ka zgjedhur të përfaqësohet në proces përmes mbrojtësit të saj ligjor

1 VITE ME PARE

GJKKO vendosi shtyrjen e seancës për çështjen "Partizani", Malltezi: Që sot ka filluar farsa

Shtyhet gjyqi për çështjen "Partizani"/ Gjyqtarja
jamarber malltezi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi foli për mediat pasi Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e gjyqit për çështjen "Partizani".

Malltezi tha se sot ka filluar farsa, ndërsa shtoi se njoftimi për gjyqin, kreut të PD-së Sali Berishës, i cili mungoi në seancë, i është dërguar të premten. Ai tha se njoftimi duhet të vinte para 10 ditësh, por policia vendosi ta sillte vetëm para dy ditësh. 

"Ne jemi të gatshëm të përballemi në çfarëdo lloj dite. Sot ka filluar farsa, ne do vazhdojmë. Njoftimi për zotin ka ardhur të premten, sipas kodit të procedurës duhet të vinte para 10 ditësh. Që nga kjo ne shohim se shteti po bën farsa, sepse shteti, policia e kishte njoftimin që para dy javësh, por solli ta sillte para dy ditësh. Policia ka gënjyer dhe e ka sjellë të premten.", tha Malltezi. 

Malltezi vetë ishte i pranishëm në seancë bashkë me Xhimi Begejan. I pandehuri tjetër për çështjen, Fatmir Bektashi, mungoi për arsye shëndetësore dhe u përfaqësua nga avokati. E pranishme nuk ishte as Andia Pustina, e cila ka zgjedhur të përfaqësohet në proces përmes mbrojtësit të saj ligjor. 

1 VITE ME PARE

Çështja "Partizani"/ Shtyhet gjyqi në Gjykatën e Posaçme, Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë

Shtyhet gjyqi për çështjen "Partizani"/ Gjyqtarja
sali berisha, jamarber malltezi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 21 korrik seancën për çështjen "Partizani". Prokurori i çështjes, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se kreu i PD-së, Sali Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e saj.

Kraja është shprehur se njoftimi për zhvillimin e gjyqit i është dorëzuar dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë në mënyrë të duhur.

Malltezi vetë ishte i pranishëm në seancë bashkë me Xhimi Begejan. I pandehuri ptjetër për çështjen, Fatmir Bektashi, mungoi për arsye shëndetësore dhe u përfaqësua nga avokati. E pranishme nuk ishte as Andia Pustina, e cila ka zgjedhur të përfaqësohet në proces përmes mbrojtësit të saj ligjor.

1 VITE ME PARE

Nis sot gjykimi i dosjes "Partizani", Berisha mungon në seancë, të pranishëm vetëm Malltezi dhe Begeja

Shtyhet gjyqi për çështjen "Partizani"/ Gjyqtarja
Foto

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbahet seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen “Dosja Partizani”. Në këtë seancë, SPAK u përfaqësua nga prokurori Arben Kraja, ndërsa mungoi prokurorja tjetër e çështjes, Enkeleda Millonai. Mësohet se ajo ka munguar për arsye shëndetësore.

Të pranishëm në seancë janë Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodiana Gjyzari. Gjyzari u shpreh se njoftimi për seancën gjyqësore i është dërguar Berishës vetëm ditën e premte dhe është firmosur nga Malltezi. Sipas saj, koha për njoftim ka qenë e pamjaftueshme dhe ata nuk kanë pasur kontakte me klientin gjatë kësaj periudhe.

Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” 

1 VITE ME PARE

Nis sot gjyqi për dosjen "Partizani", gjyqtarja Elsa Ulliri kërkon dorëheqjen nga gjykimi: Jam kushërirë me deputeten Andia Ulliri

Shtyhet gjyqi për çështjen "Partizani"/ Gjyqtarja
elsa ulliri

TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Elsa Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga procesi i gjykimit të dosjes "Partizani" që nis ditën e sotme. Në dorëheqjen e paraqitur te drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh, ajo ka  argumentuar si arsye se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Ndërkohë nuk dihet ende nëse është pranuar apo jo kërkesa.

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme nis procesi gjyqësor për dosjen "Partizani" në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe tre personave të tjerë.  Berisha dhe Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” 

1 VITE ME PARE

"Gjueti shtrigash", Malltezi para SPAK: Prokurorët nuk guxojnë ta thërrasin Edi Ramën, është bërë si Voldemorti

Shtyhet gjyqi për çështjen "Partizani"/ Gjyqtarja
malltezi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka dhënë një deklaratë për mediat para Prokurorisë së Posame ditën e sotme. Malltezi e cilësoi gjithë procesin si një "gjueti shtrigash". Ai u shpreh se do të përballen me çështjen, ndonëse sipas tij është çështje pa fakt penal, ku shton se nisi me kallëzim të rremë nga Taulant Balla.

Malltezi tha më tej se kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të thirret si dëshmitar, por sipas tij SPAK nuk guxon as t'i shkruajë emrin.

"Me urdhrin e Edi Ramës, në kongresin e PS prill 2022, prokurorët politikë të nënshtruar kanë bërë 16 kërkesa në të gjitha institucionet. Pra, Edi Rama i ka dhënë komandën SPAK-ut dhe menjëherë vepruan dhe unë do përballem me këtë çështje, siç ju kemi treguar e do ju informojmë. Në thelb, është një çështje pa faj penal pasi nisi me kallëzimin pa bazë të Taulant Ballës, sikur toka ishte e shpronësuar dhe toka del me familje pronare.

Vijon me kallëzimin e rremë të prokurorëve sikur kishte ndonjë ligj apo VKM jonormative, kur në fakt nuk kishte asgjë të tillë e vetë e kanë pranuar sot që asnjë nuk është jonormative, krejt ndryshe nga ligjet dhe VKM-të që bën Rama, siç është ligji për teatrin, 4 VKM për Bollinon, VKM-ja që të vidhte tokën për vëllain e vet apo për çunin e prokurorin dhe për këtë SPAK fshihet. Më pas nisi për ndryshimet e destinacionit dhe e bukura është se i ka bërë Edi Rama, edhe në 2004, edhe në 2006, apo në 2008, por kur e bën Edi Rama, për SPAK do të thotë heshtje totale.

Do jem në shumicën e seancave, por disa prej tyre edhe mund të mos jem. Edi Rama duhet të jetë patjetër edhe pse ka diçka, SPAK nuk guxon ta thërrasë as për dëshmitar Ramën. E kemi kërkuar që gjatë fazës së hetimeve, apo te gjyqtarja e seancës paraprake dhe nuk guxon, nuk guxon as t’i shkruajë emrin. SPAK ka shkuar deri në mashtrim dhe e ka bërë mashtrimin pjesë të dokumentacionit zyrtar. Edi Rama ka 8 firma në procedurë, Sali Berisha nuk ka asnjë.

8 ka Rama duke përfshirë që me ndryshimin e destinacionit të 2004, e ka Edi Rama 17 mijë metra, më pas në 2006 – 7000 metra dhe gjithë zonës i bëri zhvillime të reja të parametrave të lartë urban. Nuk është kjo çështja e privatizimit të Partizanit, Partizani është vjedhur nga vëllai i Ramës, sot e kësaj dite Partizani nuk ka një copë letër – a gjeni ju dot sot një copë letër se si shkoi kjo pronë nga krijimi nga shteti te vëllai i Ramës? Gjeni dot një copë letër? Nuk ka!
Klubi është vjedhur dhe nuk ka asnjë copë letër. Ju lutem të kini parasysh, që klubi Partizani sot e kësaj dite vijon të jetë i vjedhur nga vëllai i Edi Ramës, pa asnjë copë letër.

Ndërkohë që pronarët kanë marrë tokën që jetë e mot e kishin të tyrën dhe SPAK edhe sot e kësaj dite nuk tregon dot asnjë dokument se si shteti u bë pronar i kësaj toke – nuk ka asnjë dokument, thjesht e grabiti dhe e vodhi siç del një grabitës në rrugë e të vjedh. Kështu që Edi Ramën e kemi kërkuar të jetë pjesë, dhe do vazhdojmë ta kërkojmë. Patjetër që do jetë edhe Taulanti, pasi ka bërë kallëzim të rremë, dhe këta nuk e marrin guximin ta hetojnë. Në burg është Salianji që s’ka bërë fare kallëzim përpara prokurorisë, ndërkohë Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë dhe këta nuk guxojnë. Ju të gjithë e dini se prej një viti e gjysmë Balla duhet të ishte arrestuar, por akoma jep urdhër Rama dhe nuk bëhet asgjë pa urdhrin e Sulltanit.”, tha Malltezi.

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për dosjen “Partizani”. Berisha, Malltezi dhe tre persona të tjerë do të gjykohen nga trupa me kryesuese Elsa Ullirin dhe anëtarë Bib Ndrecën e Rudina Palloin. 

Kreu i PD-së dhe dhëndri i tij janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” 

sali berisha jamarber malltezi gjkko

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara