5 Dhjetor 2023, 18:42
Nga DOSJA
FRANCE - Pas më shumë se një muaj nga data e planifikuar, Marseille-Lyon do të luhet mbrëmjen e 6 dhjetorit. Takimi i vlefshëm për raundin e 10-të të kampionatit francez, që sipas kalendarit do të luhej mbrëmjen e 29 tetorit nuk u zhvillua për shkak të sulmit që tifozët marsejezë i rezervuan skuadrës mike në hyrje të stadiumit “Velodrome”.
Atë mbrëmje, pamjet bënë xhiron e botës, kjo pasi ish-trajneri Fabio Grosso u plagos në pjesën syrit, së bashku me ndihmësin e tij, por pa harruar të gjithë traumën që përjetoi skuadra brenda autobuzit që u godit nga një breshëri gurësh.
Por, sot, vetëm katër ditë pas ngjarjes së radhës, ku një tifozë i Nantes humbi jetën, Federata Franceze e Futbollit ka marrë vendimin final që takimi të luhet sërish në “Velodrome”, me praninë e tifozëve marsejezë, por në krahun tjetër, ata të Lyon-it janë ndaluar të udhëtojnë drejt Marseille-s.
Në mbrëmjen e të mërkurës, futbolli nuk do të jetë gjuha e vetme që do të flitet në Marseille, kjo pasi masat e sigurisë tashmë janë bërë të ditura dhe po flasim për masa shumë të rrepta.
“Skuadra e Lyon-it do të udhëtojë drejt Marseille-s pa një orar konkret dhe do të akomodohet në një hotel, emri i të cilit do të mbahet sekret, ndërsa perimetri i sigurisë do të shtrihet në disa kilometra dhe me forca policore të trefishuara nga mbrëmja e 29 tetorit”-ka bërë me dije Ministria e Brendshme në bashkëpunim me policinë e Marseille-s.
Sa i përket momentit final, pra mbërritjes së autobuzit në stadiumin “Velodrome”, forcat e sigurisë do të jenë të shumta dhe askush nuk duhet të qëndrojë afër perimetrit të shënuar.
Drejtuesit e Lyon nuk e kanë pritur mirë këtë vendim, pasi ata fillimisht kërkuan që ndeshja të mos luhet, por më pas kërkuan një stadium asnjanës, gjë e cila përsëri nuk u pranua, ndërsa në fund, Lyon do të luajë edhe pa praninë e tifozëve.
Vendim ky që ka ngritur shumë pikëpyetje, por tashmë gjithçka është zyrtare dhe Marseille-Lyon do të luhet mbrëmjen e 6 dhjetorit duke nisur nga ora 21:00.
B.T (Dosja.al)
Sport
5 Dhjetor 2023, 18:03
SPANJE - Real Madridi u rikthye në stërvitje, pas fitores së tij të shtunën e kaluar kundër Granadës (2-...
Sport
5 Dhjetor 2023, 17:48
ITALI - Wanda Nara po kalon një nga periudhat më të këqija të jetës së saj. Disa muaj më parë ajo u dia...
Sport
5 Dhjetor 2023, 17:26
SHBA - Leo Messi është zgjedhur sportisti i vitit 2023 nga revista ‘Time’. 36-vjeçari argjentinas, kampion bote në Kata...
Sport
5 Dhjetor 2023, 17:08
SPANJE - "Çështja Dani Alves" vazhdon të grumbullojë episode në një histori, ku futbollisti përballet me drejtësin&e...
Sport
5 Dhjetor 2023, 16:57
SPANJE - Këtë fundjavë, Joao Felix ishte në festë. I huazuar nga Atlético Madrid te Barça, portugezi u argëtua ...
Sport
5 Dhjetor 2023, 16:20
ANGLI - Nëse ai e kishte zbuluar veten gjatë vizitës së tij të parë në veri të Anglisë, Paul Pogba pati një av...
Sport
5 Dhjetor 2023, 15:54
SPANJE - Prej dy ditësh ky është një lajm që ka shqetësuar ndjekësit e Barçës.
Marc-André Te...
Sport
5 Dhjetor 2023, 15:38
TURQI - “Ata nuk vrapuan për herë të parë këtë sezon, ne patëm përshtypjen se ata nuk donin të fitonin&rdqu...
Sport
5 Dhjetor 2023, 15:19
TIRANE - Në këtë fazë të Kupës ka disa duele interesante, ku garojnë vetëm dy nga ekipe të “Abissnet Superi...
Sport
5 Dhjetor 2023, 15:02
ITALI - Jude Bellingham u shpërblye. Mbrëmjen e së hënës në Torino u zhvillua edicioni i 20-të i “Golden Boy”, ...