5 Dhjetor 2023, 17:08
Nga DOSJA

SPANJE - "Çështja Dani Alves" vazhdon të grumbullojë episode në një histori, ku futbollisti përballet me drejtësinë për atë që ndodhi dhjetorin e kaluar në klubin e natës “Sutton” në kryeqytetin e Barcelonës.
Këtë të martë, më 5 dhjetor, prokuroria ka paraqitur në Gjykatën e Barcelonës një dokument, ku kërkon 12 vite burg për brazilianin. Avokatja Ester García ka qenë e ngarkuar për t'iu drejtuar gjykatës për të paraqitur këtë dokument, siç detajohet nga agjencia Europa Press. Më parë, Prokuroria ka kërkuar nëntë vite burg për futbollistin për dyshimin se ka kryer dhunë seksuale ndaj një të reje.
Prokuroria publike kërkon edhe dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh për vajzën dhe 10 vite lirim me mbikëqyrje. Dani Alves është në burg që nga fillimi i vitit 2023 për këtë rast, gjë e cila është theksuar edhe nga problemet personale që ka pësuar. Fillimisht me partneren e tij, Joana Sanz, me publikime të ndryshme në rrjetet sociale të modeles dhe më pas me fjalët e ish-partneres së tij, e cila e ka akuzuar se po përpiqet të përfitojë nga fëmijët e tij.
Dani Alves dhe bashkëshortja Joana Sanz
Më 14 nëntor, Gjykata e Barcelonës dekretoi hapjen e gjyqit ndaj futbollistit, i cili ka dhënë disa versione për ngjarjet e ndodhura në klubin e natës të Barcelonës. Fillimisht ai ka rrëfyer se nuk e njihte vajzën, ndërsa më pas deklaroi se e njihte, ndonëse mohoi faktet që e reja u deklaroi agjentëve të policisë.
Gjyqtari ka parë indikacione të qarta të kësaj dhune seksuale, e cila dënohet nga katër deri në 12 vjet në Kodin Penal. Pak javë më parë, Dani Alves ndryshoi mbrojtjen. Tani avokati i tij është Inés Guardiola Sánchez, një doktoreshë e të Drejtës Penale nga Universiteti i Barcelonës, e cila zëvendësoi Cristóbal Martell.
B.T (Dosja.al)
Sport
5 Dhjetor 2023, 16:57
SPANJE - Këtë fundjavë, Joao Felix ishte në festë. I huazuar nga Atlético Madrid te Barça, portugezi u argëtua ...
Sport
5 Dhjetor 2023, 16:20
ANGLI - Nëse ai e kishte zbuluar veten gjatë vizitës së tij të parë në veri të Anglisë, Paul Pogba pati një av...
Sport
5 Dhjetor 2023, 15:54
SPANJE - Prej dy ditësh ky është një lajm që ka shqetësuar ndjekësit e Barçës.
Marc-André Te...
Sport
5 Dhjetor 2023, 15:38
TURQI - “Ata nuk vrapuan për herë të parë këtë sezon, ne patëm përshtypjen se ata nuk donin të fitonin&rdqu...
Sport
5 Dhjetor 2023, 15:19
TIRANE - Në këtë fazë të Kupës ka disa duele interesante, ku garojnë vetëm dy nga ekipe të “Abissnet Superi...
Sport
5 Dhjetor 2023, 15:02
ITALI - Jude Bellingham u shpërblye. Mbrëmjen e së hënës në Torino u zhvillua edicioni i 20-të i “Golden Boy”, ...
Sport
5 Dhjetor 2023, 14:59
ITALI - "Ndihem mirë, nuk është një dëmtim serioz, por nuk duhet të rrezikohet. Unë jam duke punuar së bashku me mjek&...
Sport
5 Dhjetor 2023, 14:53
ITALI - Pasi bëri disa gabime me pasoja të rënda, Gianluigi Donnarumma është gjendur në trazira prej disa ditësh. Portieri ...
Sport
5 Dhjetor 2023, 13:00
ANGLI - “The Sun” raporton këtë të hënë se shtëpia e lojtarit të West Ham, Kurt Zouma, është grabitur...
Sport
5 Dhjetor 2023, 12:30
GJERMANI - I prezantuar në nëntor, topi që do të përdoret në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani, ‘Fussballiebe&rsq...