"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
Aktualitet
"Nuk ka pushime, do jemi në protestë"/ Pankartat pikante: Rama flet për rindërtimin e Ukrainës, po nuk dëgjon shqiptarët në rrugë
Disa nga pankartat ishin "Flet për rindërtimin e Ukrainës po nuk dëgjon shqiptarët në rrugë", "Nuk ka pushime do jemi në protestë", Shqipëria nuk është në shitje" dhe “Nuk shkohet në Europë me hajdutë”.
27 Qershor 2026, 19:45Nga E. D
TIRANË- Pankartat me mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë kanë spikatur edhe në protestën e 28-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama. Të mbledhur në sheshin Skënderbej dhe më pas duke marshuar drejt kryeministrisë, qytetarët kanë shpalosur dhjetëra pankarta, ku nuk kanë munguar akuzat ndaj qeverisë, ironitë për premtimet politike dhe kritikat ndaj zyrtarëve të lartë.
Disa nga pankartat ishin "Flet për rindërtimin e Ukrainës, po nuk dëgjon shqiptarët në rrugë", "Nuk ka pushime do jemi në protestë", "Shqipëria nuk është në shitje" dhe “Nuk shkohet në Europë me hajdutë”.
Pankartat janë kthyer tashmë në një nga elementët më të spikatur të protestave të përditshme, ku qytetarët zgjedhin të përcjellin mesazhet e tyre politike përmes ironisë dhe sloganeve kundër qeverisë.