"Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzion"/ Rama në "Flasim": Protesta, një heroizëm imagjinar në kaosin e realitetit brutal
Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë 21 Qershor, 09...
Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë 21 Qershor, 09...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Berisha: Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës, në protestën shpëtimtare për Shqip&e...
"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030 ...
Shqipëria nuk shkoi në Botëror këtë vit. E megjithatë, prej njëzet ditësh, në Bulevardin e Tiranës po zhvillohet, në fakt, kampionati ynë më i bukur botëror.
Mbrëmja e djeshme në Shqipëri nuk ishte thjesht një protestë më shumë në kronikën e rëndomtë politike të tranzicionit tonë të pafund. Ishte diçka shumë më e thellë, më njerëzore. Ishte një frymëmarrje kolektive e një populli që refuzon të kthehet në thjesht një numër statistikash apo në një “na ishte një herë Shqipëria”.
Shqipëria nuk shkoi në Botëror këtë vit. E megjithatë, prej njëzet ditësh, në Bulevardin e Tiranës po zhvillohet, në fakt, kampionati ynë më i bukur botëror. Pa biletë, pa formacion zyrtar, pa asnjë sponsor që të na thotë si duhet të duket fitorja.
Dje Rama foli gjashtëdhjetë e shtatë minuta në grupin parlamentar dhe pas tre javësh protestash, ai e gjeti më në fund përgjigjen që dukej se po e kërkonte me ngulm: nuk është faji i tij. Është faji i algoritmit. Jo i qeverisjeje së tij, jo i korrupsionit që është bërë si gropë thithëse për paranë publike, jo i aferës së Portit të Durrësit, të Sazanit, të Kakomesë, të Rrjollit, të McGonigalit, jo i drejtësisë që s'mbërrin kurrë, jo i premtimeve që kthehen rutinë boshe çdo katër vjet, jo i cinizimin dhe arrogancës së qeverisjes së tij, por i një kodi matematik, që sipas tij "nuk e do arsyen" dhe na ka kthyer të gjithëve në "proletariatin e algoritmit". Protesta, tha, nuk është më protestë. Është "treg likesh". Madje arriti, brenda të njëjtit fjalim, të përmendë mercenarë nga Irani, diplomatë amerikanë dhe një President të SHBA-së, sikur Bulevardi i Tiranës të ishte qendra e një lufte botërore, dhe jo thjesht njerëz të lodhur që dolën para strehës së qeverisjes së tij.
Këtu fillon ironia, që askush nuk u lodh për ta shpikur, sepse e shpiku ai vetë: njeriu që na flet sot për rrezikun e algoritmit është pikërisht njeriu që e ka përdorur më shumë se çdo politikan tjetër në Shqipëri. Ai e ngriti dixhitalin mbi popullin para se populli ta zbulonte. Ai foli gjuhën e ekraneve para se ta flisnin rrugët. Çdo konferencë shtypi e tij ka qenë skenë; çdo deklaratë, ka qenë e regjisuar deri në detaj. Dhe tani, kur i njëjti instrument i kthehet kundër, e quan "vorbull", "ciklon dixhital", lojë e huaj. Kushdo që ka ndjekur pak retorikën politike e di këtë lëvizje shumë mirë: kur fakti nuk mund të mohohet, fajësohet mjeti që e përcjell faktin.
Vetë e tha dje, ndoshta pa peshuar mirë se çfarë po pranonte: "algoritmi e ka bërë të vërtetë" diçka, edhe pse "letrat e gjykimit" nuk kanë rëndësi për të. Por nëse algoritmi prodhon "të vërteta" sipas dëshirës, kjo nuk është aksident teknologjik, është thjesht rezultat i katërmbëdhjetë viteve stërvitje pikërisht në këtë art. Sot, kur i njëjti mekanizëm fillon t'i kthehet kundër, e quajmë befas kërcënim për demokracinë.
Demokracia nuk po dëmtohet nga njerëz që flasin lirisht në internet dhe që protesojnë në rrugë. Po dëmtohet prej 12 vjetësh që nuk iu dhanë shqiptarëve asnjë rrugë tjetër veçse atë të algoritimit, dëmtohet nga ajo specie që bën pjesë në një kategori më të vogël, por njësoj domethënëse: ata që për vite me radhë jetuan mirë me këtë sistem, që morën postet, ambasadat, hapësirat televizive, dhe sot, kur era ka ndryshuar drejtim, dalin në ekran me të njëjtën siguri që dikur e përdornin për të mbrojtur pushtetin, tani për ta kritikuar. Habia e shqiptarit të zakonshëm, atij që ka qenë në Bulevard çdo mbrëmje pa pritur poste e pa pritur ambasada, është pikërisht kjo: sa lehtë e kthejnë pllakën ata që e kanë njohur mirë kuzhinën e pushtetit, kur shohin që pushteti po lëkundet. Nuk është keqardhje për ta. Është thjesht një vërejtje e ftohtë: kjo protestë nuk u bë për t'u dhënë atyre një rrugë kthimi elegante në anën e duhur të historisë. U bë për ata që ishin gjithë kohën në anën e gabuar të oborrit, pa asnjë privilegj, pa asnjë ftesë, vetëm me këmbët e tyre në asfaltin e Bulevardit.
Por të mos i gjykojmë se ata janë në pozitën e minjve që e lënë të parët anijen që mbytet.
E vërteta është më e thjeshtë sesa çdo analizë sociologjike e fjalimit të djeshëm: njerëzia nuk dolën në rrugë sepse i thirri ndonjë algoritëm. Dolën sepse jetët u janë vështirësuar, sepse drejtësia është bërë fjalë boshe, sepse po vidhen, sepse po dhunohen, sepse i riu shqiptar sheh para vetes vetëm valixhen dhe biletën e aeroportit si zgjidhje. Algoritmi nuk e shpiku zemërimin, thjesht nuk lejoi më ta fshehësh. Dikur mjaftonte një titull lajmi i kontrolluar mirë, një "spin" i mirëfreskuar nga zyra e shtypit, dhe historia mbyllej aty. Tani jo. Tani ka konkurrencë: zëri i drejtpërdrejtë i njeriut që ka dalë në rrugë.
Ka edhe një gjë që Rama, mes gjithë analizës mbi "ekonominë e vëmendjes", e kapërcen, ndoshta qëllimisht: kjo protestë nuk është thjesht dixhitale, është fizike. Janë trupa njerëzish që kanë ecur orë të tëra, prindër me fëmijë në krahë, pleq që mbajnë mend protesta të tjera nga kohë të tjera, e diaspora që la punën në Gjermani, Angli, e kudo në Evropë, jo për të bërë një postim, por për të qenë aty fizikisht, me lodhjen e vërtetë të udhëtimit real. Asnjë algoritëm nuk e bën dikë të fluturojë mbi gjithë Evropën për dy orë qëndrimi para një selie qeverie. Atë e bën vetëm bindja se diçka duhet të ndryshojë, dhe ky ndryshim duhet tani, jo më vonë.
Shqipëria nuk u kualifikua në Botëror këtë vit. Por njëzet ditë radhazi, Bulevardi i ka organizuar vetes kampionatin e tij, pa trajner. Ka organizuar diçka tjetër, shumë më të rëndësishme: një stërvitje të gjatë kujtese e dinjiteti kombëtar. Sepse populli e di shumë mirë dallimin midis një "like" dhe një të drejte. E di dallimin midis një algoritmi dhe ndërgjegjes së vet. Dhe e di, mbi të gjitha, se kjo skuadër e Bulevardit nuk po luan për nder algoritmik. Po luan për nder kombëtar.
Fjala e Ramës në grupin parlamentar të Partisë Socialiste evidentoi sot përpjekjet e fundit të një diktatori të urryer...
Lufti Dervishi Përtej largimit dhe burgut!1.Thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Berisha në ...
Ishte një mëngjes i zakonshëm në zyrën e Kryeministrit. Nga ato mëngjeset ku pushteti nuk mendon si të qeverisë, por si ...
Një vit pasi Kryeministri Edi Rama fitoi një mandat të katërt radhazi, Shqipëria ndodhet në një realitet thellësisht t...
Protesta qytetare e njerëzve të lirë në Shqipëri është një protestë thellësisht politike, kundër nj&eum...
Politika e të gjitha krahëve është duke kërkuar dëshpërimisht "protestuesin zero". Po, pikërisht atë, njësoj...
Foto nga protesta në Korçë Protesta pa kokë , pa emër , pa numër, e organizuar sipas tyre, nga "poli -agjentët" grek&e...
Lutfi Dervishi Po të gjykohet nga ajo që është parë deri tani, një nga veçoritë më interesante të k&eum...
Shqipëria po hyn në një fazë ku konflikti politik po transformohet në konflikt mbi aksesin te prona dhe kapitali. Për afro 15 vj...
Meri Lika Nga pikëvështrimi i profesionit tim, çdo pasuri publike mbart një vlerë të jashtëzakonshme për komunite...