27 Qershor 2026, 17:51
Nga E. D

SHBA- Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë dhe subjekte nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor.
Numri më i madh i sanksioneve lidhet me Serbinë (49), pasuar nga Kosova (29), Bosnje e Hercegovina (26), Maqedonia e Veriut (12), Shqipëria (8) dhe Mali i Zi (7).
Vendimet për sanksione i merr Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja, shkurt OFAC, e cila vepron në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit.
Bëhet fjalë për një listë individësh dhe biznesesh që SHBA-ja i sanksionon - në rastin e Ballkanit Perëndimor, kryesisht për shkak të dyshimeve për lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin ose destabilizimin rajonal.Po ashtu, në mesin e të sanksionuarve në Ballkan ka edhe persona dhe subjekte që lidhen me aktivitete terroriste ose me ndikimin ketë Rusisë.
SHBA-ja vendosi sanksione për Ballkanin Perëndimor midis viteve 2001 dhe 2004, për shkak të krimeve të luftës, destabilizimit të vendeve dhe cenimit të paqes pas përfundimit të luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë gjatë viteve 1991-1999.
Sanksionet u rikthyen në vëmendje një dekadë më vonë, kur nisën të vendoseshin për shkak të korrupsionit, trafikimit të narkotikëve, terrorizmit, si dhe cenimit të paqes dhe stabilitetit.
Që nga viti 2022, në mesin e të sanksionuarve janë edhe persona dhe subjekte që mbajnë lidhje me Rusinë, e cila është izoluar për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Vendimi për zgjatjen e vlefshmërisë së mekanizmit ligjor që u mundëson SHBA-së vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor — “masat e gjendjes së jashtëzakonshme” — u zgjat zyrtarisht më 22 qershor 2026 edhe për një vit.
Kur bëhet fjalë për gjashtë shtetet e Ballkanit, në listë janë 71 subjekte dhe 60 individë, ndërsa subjektet e sanksionuara juridike janë kryesisht të lidhura me individë të sanksionuar.
Sanksionet e targetuara mund të përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe kufizime financiare, deri te kufizimet tregtare dhe ngrirja e pasurisë.
Qëllimi është izolimi i individëve ose subjekteve juridike, në mënyrë që t’u kufizohet qasja në burime politike ose ekonomike.
Lista e subjekteve të sanksionuara nga SHBA në Shqipëri:
Subjektet nga lista nuk hiqen asnjëherë automatikisht vetëm pse kanë pushuar së ekzistuari ose janë likuiduar.
Siç përcakton OFAC-u, që një organizatë të hiqet nga lista e sanksioneve, nevojitet një kërkesë formale ligjore, peticion në të cilën dëshmohet “ndryshimi i rrethanave” ose ndërprerja e veprimtarisë kontestuese.
Për këtë arsye, në listën e të sanksionuarve vazhdojnë të jenë edhe subjektet e shuara, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë.
Në Shqipëri, në listën e OFAC-it ndodhen pesë entitete:
1. AL-HARAMAIN, degë në Shqipëri.
Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.
Lokacioni: Përveç Shqipërisë, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor organizata Al-Haramain është e pranishme edhe në Bosnje e Hercegovinë.
Programi: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.
Veprimtaria: Punë humanitare.
Data e sanksionimit: 2 qershor 2004.
2. GLOBAL RELIEF FOUNDATION, INC.
Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.
Lokacioni: Përveç Shqipërisë, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Global Relief Foundation ka qenë e pranishme edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi.
Programi: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.
*Ajo gjendet gjithashtu në listat e konsoliduara të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Bashkimit Evropian.
Veprimtaria: Organizatë humanitare
Data e sanksionimit: 18 tetor 2002. Ndërsa pasuritë dhe llogaritë e saj u bllokuan në dhjetor të vitit 2001.
Lokacioni: Si një rrjet multinacional që shërbente për shmangien e sanksioneve, HURIYA PRIVATE FZE LLE nuk ka një adresë fikse në Shqipëri, por në bazën e të dhënave të OFAC-it Shqipëria është e shënuar si pika e saj operative.
Adresat e kompanisë janë të shënuara në Emiratet e Bashkuara Arabe si selia kryesore, si dhe në Qipro, Zvicër dhe Katar.
3. Programi: RUSSIA-E014024
Veprimtaria: Ofrimi i shërbimeve për sektorin korporativ.
Kompania është sanksionuar, së bashku me drejtorin e saj ekzekutiv John Desmond Hanafin, shtetas irlandez, për shkak të ndihmës që u ka ofruar shtetasve rusë për shmangien e sanksioneve, sipas hetimeve të OFAC-it.
Kompania është akuzuar për pastrim parash dhe transferim të pasurisë ruse jashtë vendit (kryesisht në Emiratet e Bashkuara Arabe) pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.
Data e sanksionimit: 19 maj 2023.
4. GRUPI I ORGANIZUAR KRIMINAL HYSA
Lokacioni: Grupi kriminal është i vendosur në Shqipëri dhe në Meksikë.
Program: TCO (Transnational Criminal Organisation) / Organizatë kriminale transnacionale.
Veprimtaria: Organizatë kriminale
Anëtarët e familjes Hysa (Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabion) kanë përdorur investime në biznese në Meksikë dhe Evropë për të legalizuar qindra miliona dollarë të fituara nga shitja e narkotikëve, sipas një hetimi të përbashkët ndërkombëtar të agjencive amerikane dhe meksikane.
Përveç kazinove, grupi ka pastruar para përmes një zinxhiri restorantesh luksoze dhe kompanish të regjistruara në Meksikë, Kanada dhe Poloni.
Ai është i lidhur me kartelin meksikan Sinaloa, një sindikatë e organizuar kriminale e transnacionale që është në listën e sanksioneve të OFAC-it.
Data e sanksionimit: 13 nëntor 2025.
5. REVIVAL OF ISLAMIC HERITAGE SOCIETY, degë në Shqipëri
Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.
Lokacioni: Tiranë
*Organizata kishte degë të regjistruara në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Program: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.
Veprimtaria: Punë humanitare.
Në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare të sigurisë, kryen një bastisje në zyrat e RIHS-it në Tiranë, për shkak të dyshimeve për lidhje me rrjete ekstremiste. Zyra u mbyll përgjithmonë. Data e sanksionimit: 13 qershor 2008./REL
shba subjekte juridike shqipëri ballkani perendimor
Aktualitet
27 Qershor 2026, 17:27
E.d
TIRANË- Libri “Albanian Files” (“Dosjet Shqiptare”), ka sjellë në qendër të vëmendjes projektin e Zv&eum...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 16:45
E. D
Pamje nga protesta
TIRANË- Sot në orën 19:00 do të mbahet protesta e 28-të kombëtare për largimin e Edi Ram&eu...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 16:18
E. D
Pançe Toshkovski, Besfort Lamallari
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe homologu i tij në në Maqedonin&eu...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 16:00
E. D
Gjykata e Lartë
TIRANË- Gjykata e Lartë ka shpallur thirrjen për gjyqtarët që dëshirojnë të kandidojnë p&...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 15:47
E.d
Gentjan Berberi
TIRANË- Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi është përjashtuar nga radhët e P...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 14:56
I.A
Termet
BERAT- Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të ...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 14:53
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Ftesat për paraqitje në gjykatë, që institucionet e drejtësisë në Kosovë ua kanë ...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 14:41
I.A
TIRANË- Institucionet në Shqipëri thonë se po mbikëqyrin dhe hetojnë persona që dyshohen për lidhje me Iranin dhe t&eu...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 14:11
I.A
TIRANË- Të mërkurën në mbrëmje, pas një shiu të rrëmbyeshëm që zgjati disa orë, Sidorela Vatnikaj ...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 13:41
I.A
Zjarri
VLORË- Periferia e qytetit të Vlorës është përfshirë nga zjarre, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe...