27 Qershor 2026, 16:00
Nga E. D
Gjykata e Lartë
TIRANË- Gjykata e Lartë ka shpallur thirrjen për gjyqtarët që dëshirojnë të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pasi më 12 dhjetor 2026 përfundon mandati pesëvjeçar i tre anëtarëve të këtij institucioni. Konkretisht, vendet që do të plotësohen i përkasin një gjyqtari nga Gjykatat e Shkallës së Parë, një gjyqtari nga Gjykatat e Apelit dhe një gjyqtari nga Gjykata e Lartë.
Sipas njoftimit zyrtar, gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën me shkrim pranë Kryetarit të Gjykatës së Lartë brenda datës 13 korrik 2026. Dosja e aplikimit duhet të përfshijë CV-në e përditësuar, deklaratat e mbështetjes nga gjyqtarë të tjerë, formularin e vetëdeklarimit, platformën e objektivave, si dhe deklaratat për integritetin dhe konfliktin e mundshëm të interesit.
Njoftimi:
Kryetari i Gjykatës së Lartë, shpall sot thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, të gjykatave të apelit dhe të Gjykatës së Lartë.
Kjo pasi në datën 12 dhjetor 2026 përfundojnë mandatin e plotë 5 vjeçar tre anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga të cilët një anëtar i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, një anëtar i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të apelit si dhe një anëtar nga Gjykata e Lartë.
Brenda datës 13 korrik 2026 gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë.
Kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, bashkë me shprehjen e interesit, duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme:
a) jetëshkrimin e përditësuar;
b) deklaratat individuale të gjyqtarëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht, sipas këtij formati: https://gjykata-media.s3.eu-central-
1.amazonaës.com/urdher_Deklarat_individuale_mbeshretjes_KLGJ_af4b5bf782.docx
c) formularin e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, sipas këtij formati: https://gjykata-media.s3.eu-central-
1.amazonaës.com/Formular_vetedeklarimi_per_zbatimin_e_Ligjit_138_2015_Per_garantimin_e_integritetit_te_personave_qe_zgjidhen_emerohen_ose_ushtrojne_funskione_publike_6bcc6ad5a8.pdf
ç) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
d) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991, sipas këtij formati:
https://gjykata-media.s3.eu-central-
1.amazonaës.com/FORMULAR_APLIKIMI_PER_INFORMIM_PER_ZYRTARET_PERPARA_EMERIMIT_NGRITJES_NE_DETYRE_ZGJEDHJES_NE_POSTE_TE_LARTA_PROCESIN_E_VETINGUT_Verifikimi_i_figures_5dfad157f5.pdf
dh) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;
e) informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton dhe vë në dispozicion të të interesuarve një formular tip për dhënien e këtij informacioni, sipas këtij formati: https://klgj.al/media/d2umenli/vendim-nr-277-dat-01-07-2021-p-%C3%AFr-miratimin-e-formularit-n-%C3%AF-zbatim-t-%C3%AF-nenit-10-t-%C3%AF-ligjit-postuar-m-14-07-2021.pdf
ë) listën e personave të lidhur, të përcaktuar në ligjin për “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”./Dosja.al
gjykata e lartë
Aktualitet
27 Qershor 2026, 15:47
E.d
Gentjan Berberi
TIRANË- Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi është përjashtuar nga radhët e P...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 14:56
I.A
Termet
BERAT- Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të ...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 14:53
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Ftesat për paraqitje në gjykatë, që institucionet e drejtësisë në Kosovë ua kanë ...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 14:41
I.A
TIRANË- Institucionet në Shqipëri thonë se po mbikëqyrin dhe hetojnë persona që dyshohen për lidhje me Iranin dhe t&eu...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 14:11
I.A
TIRANË- Të mërkurën në mbrëmje, pas një shiu të rrëmbyeshëm që zgjati disa orë, Sidorela Vatnikaj ...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 13:41
I.A
Zjarri
VLORË- Periferia e qytetit të Vlorës është përfshirë nga zjarre, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 13:34
I.A
Protesta
TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 qytetarë në lidhje me protestën e zhvilluar në kryeqytet, duke i...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 12:43
I.A
Foto Ilustruese
PËRMET- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Përmet, ku një 68-vjeçar ka humbur jet...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 12:34
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e dyshimeve për helmimin e student&...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 11:54
I.A
Banjat Termale
PËRMET- Gjendja e banjove Termale të Bënjës në Përmet të publikuara ditën e djeshme nga mediat, treg...