Dita e 28-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen
Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet 27 Qershor, 19:06 S...
Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet 27 Qershor, 19:06 S...
Berisha: Do krijojmë një agjenci të posaçme që do hetojë fatin e taksave dhe pasurive publike gjatë qeveriv...
“Kemi një qeveri kriminale”/ Protestuesja: Këtë qeveri askush nuk e do 26 Qershor, 19:57 Dita ...
"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
Xama thekson se projekti i ndërtimit të kopshtit Eden ka kushtuar rreth 4.7 milionë euro nga fondet publike, përmes kontratës së lidhur me kompaninë Fusha shpk. Më tej, Xama vënë dukje se nuk ekziston asnjë gjurmë në sistemin e Thesarit të Shtetit që të tregojë se kush ka financuar projektimin apo dizajnin e instalacionit.
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar lidhur me instalacionin e vendosur në oborrin e Kryeministrisë, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e financimit të projektit dhe transparencën e institucioneve për këtë çështje. Me anë të një postimi në Facebook, Xama thekson se ka prova që instalacioni është menduar si një hapësirë private për Kryeministrin Edi Rama.
Gazetarja shprehet se këto prova gjenden edhe në librin Albanian Files, ku arkitekti Chris Precht, themelues i Precht Studio, tregon se ishte kontaktuar nga vetë Rama për të projektuar një ambient në oborrin e Kryeministrisë.
Në përshkrimin e tij, Precht shkruan se ideja ishte krijimi i një hapësire që të ofronte ndjesinë e një parku, ku Kryeministri dhe stafi i tij të mund të shkëputeshin për pak çaste nga puna, të komunikonin me kolegët apo të reflektonin në një ambient të qetë nën hijen e pemëve.
Xama thekson se projekti i ndërtimit të kopshtit Eden ka kushtuar rreth 4.7 milionë euro nga fondet publike, përmes kontratës së lidhur me kompaninë Fusha shpk. Më tej, Xama vënë dukje se nuk ekziston asnjë gjurmë në sistemin e Thesarit të Shtetit që të tregojë se kush ka financuar projektimin apo dizajnin e instalacionit.
Gazetarja shprehet se ka dërguar dhjetëra kërkesa për informacion pranë Kryeministrisë, por shumica kanë mbetur pa përgjigje. Në postimin e saj, Xama ngre pyetjen se kush e financoi arkitektin Chris Precht për hartimin e projektit, duke argumentuar se mungesa e transparencës ushqen dyshimet mbi burimin e financimit.
Reagimi i Ola Xamës:
Që instalacioni i vendosur në ndërtesën e Kryeministrisë është kopshti privat i Edi Ramës nuk ka asnjë dyshim. Këtë e vërtetojnë dhe shënimet që ka lënë mbi librin “Albanian Files” Chris Precht, themeluesi i Precht Studio.
Pasi u kontaktua në Instagram nga vetë Edi Rama, i cili i propozoi të punojë në Shqipëri, Precht thotë se “ Kur Edi Rama më kërkoi të dizenjoj një vend në formën e një salle mbledhjesh në oborrin e Kryeministrisë” kishte menduar për ndjesinë e “një parku ku ai dhe stafi i tij mund të shkëputen nga puna për disa momente, të gjejnë një hapsirë të qetë poshtë pemëve, të komunikojnë me kolegët dhe miqtë apo të reflektojnë.”
Ajo që dihet është se dëshira e Kryeministrit për të patur Parkun Eden ka kushtuar 4.7 milion euro nga taksat tona për projektin e ndërtimit (kontratë që u lidh me firmën Fusha shpk), por nuk ka asnjë gjurmë në sistemin e thesarit të shtetit se kush ka paguar për projekt-idenë (dizajnin e tij) apo gjurmë në formën e donacionit (dhuratë) nga vetë Precht apo sipërmarrës të tjerë.
Në dhjetra kërkesa për të drejtën e informimit që kam dërguar pranë Kryeministrisë për këtë çështje, shumica nuk ka marrë përgjigje dhe pas ankesave te Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, Kryeministria e ka deleguar përgjigjen pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ky i fundit ka thënë tekstualisht se nuk ka paguar për projektin pasi VKM-ja që i ka dhënë këtë përgjegjësi e ngarkon për implementimin e instalacionit dhe jo projektimin e tij.
Që idetë e Star Arkitektëve kushtojnë, këtë e pranojnë vetë në rrëfimin që kanë lënë në “Dosjet e Shqipërisë”, por ajo që Chris Precht nuk thotë është se kush e pagoi atë për projektin? Nëse dëshirat e kryeministrit financohen nga oborri i biznesmenëve të tij, nëse për t’i vënë në jetë ato nuk respektohet asnjë procedurë e programimit të fondeve (rialokimet për ndërtimin e Parkut Eden u bënë në shkelje të Ligjit për Buxhetin), nëse nuk ka asnjë vlerësim paraprak mbi nevojën publike të veprave që financohen nga taksapaguesit, atëherë unë nuk kam asnjë kundërshtim me ironinë therrëse që arkitekti hollandez Reinier de Graaf bënte në letrën drejtuar Edi Ramës përpara zgjedhjeve të 2025-s: “Shpallu mbret!”
Problemi i kësaj letre nuk është sarkazma e arkitektit, por verbëria e servilëve që punojnë me z.Rama, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë më as talljen dhe e botojnë letrën në librin që Shqipëria do i prezantohet botës (siç iu referua materialit vetë Kryeministri në intervistën për CNN)./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha ka paraqitur një propozim institucional lidhur me hetimin e mënyrës se si j...
Foto Ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka shndërruar Shqipërinë në "p...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike kritikoi vendimin e qeverisë shqiptare për të shpallur të padëshirua...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së në një bashkëbisedim të përjavshëm me qytetarët në rrjetet e tij s...
Takimet BERLIN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë blic në Berlin, siç dhe shkruan në nj...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Ra...
TIRANË- Protestat e përditshme që prej 27 ditësh po zhvillohen kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë hyr&eum...
Foto Ilustruese IRAN- Pas një sulmi ndaj një anijeje tregtare për të cilin SHBA fajëson Iranin, ushtria amerikane ka goditur si ku...