LIVE UPDATES
Insights

Kur vijnë me euro janë vëllezër, kur vijnë me pankarta janë të huaj

Janë po këta njerëz që prej dekadash e mbajnë në këmbë ekonominë me remitanca, që blejnë shtëpi, hapin biznese dhe mbushin aeroportet e plazhet çdo sezon. Kur dërgojnë para, pagëzohen si “motori i zhvillimit”. Kur promovojnë Shqipërinë jashtë, shpallen “ambasadorët tanë më të mirë”.

23 Qershor 2026, 10:28 Nga Lutfi Dervishi

Kur vijnë me euro janë vëllezër, kur vijnë me pankarta

Përpara se të anatemohet prania e një apo dhjetëra shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo diaspora në protestat e Tiranës, vlen të kujtohen disa fakte elementare.

Nga Kosova regjistrohen rreth 4.6 milionë hyrje në vit; nga Maqedonia e Veriut rreth 750 mijë. Bashkë, ata përbëjnë thuajse gjysmën e "mrekullisë" prej 12 milionë turistësh që pushteti e trumbeton me krenari nëpër statistika.

Pastaj vjen radha e diasporës. Janë po këta njerëz që prej dekadash e mbajnë në këmbë ekonominë me remitanca, që blejnë shtëpi, hapin biznese dhe mbushin aeroportet e plazhet çdo sezon. Kur dërgojnë para, pagëzohen si “motori i zhvillimit”. Kur promovojnë Shqipërinë jashtë, shpallen “ambasadorët tanë më të mirë”. Kur thonë fjalë të mira për qeverinë, u shtrohet tapeti i kuq dhe u bëhet vendi gati në studio televizive.

Por mjafton që disa prej tyre të shfaqen në një shesh proteste, që magjia të prishet. Brenda natës, ata shndërrohen në “të ardhur nga jashtë”, “të manipuluar” apo "agjentë" të agjendave të dyshimta.
Dhe nuk po flasim për të panjohur pa asnjë lidhje me këtë tokë.

Kosova na dha Lidhjen e Prizrenit dhe themelet e historisë moderne kombëtare. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut na kujtojnë Kongresin e Manastirit dhe alfabetin me të cilin shkruajmë sot. Ndërsa diaspora ka mbajtur gjallë frymëmarrjen e mijëra familjeve në ditët tona më të vështira.

Prandaj, ky standard i dyfishtë është sa absurd, aq edhe fyes: kur sjellin valuta, investime apo elozhe, janë shqiptarë model; kur guxojnë të sjellin kritika apo të bashkohen në një kauzë qytetare, trajtohen si të huaj pa të drejtë vote. Nëse kanë të drejtën legjitime të kontribuojnë për këtë vend, kanë të njëjtën të drejtë edhe të shqetësohen e të flasin për të. Sheshi dhe debati publik nuk mund të kenë doganë. Apo mos duhet t'u vendosim edhe një tra tjetër në sheshin "Skënderbej"?

Sondazh

Poll
Insights 17 Qershor 2026, 13:18 Ambrozia Meta

Gjuetia e shtrigave e Edi Ramës

Ambrozia Meta Edi Rama ka 17 ditë që ka lidhur kokën me peshqir dhe ka nisur një gjueti shtrigash, me patronazhistët e tij duke su...

Insights 10 Qershor 2026, 07:18 Lutfi Dervishi

10 ditë që tronditën “sistemin”

1. Nisi si protestë lokale në Zvërnec dhe u kthye në një ngjarje kombëtare me jehonë ndërkombëtare.2. Nisi pë...

Insights 8 Qershor 2026, 19:38 Lutfi Dervishi

Pse po rritet protesta?

Lutfi Dervishi Protesta ka hyrë në ditën e saj të tetë, por ka plot njerëz që po i mundon e njëjta pyetje: kush q&e...

Insights 4 Qershor 2026, 07:21 Desada Metaj

Revolta e votuesve pa përfaqësim

Desada Metaj Ajo që nisi si një protestë ambientaliste u kthye shpejt në një valë popullore kundër qeverisë së...

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave