Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar te Akademia e Sigurisë/ Pezullohet Sori-Al deri në përgjigjen e analizave, nën hetim dhe AKU-ja
"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
'Revolucioni i Flamingos'/ DW: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri? 25 Qershor, 21:51 “Nga ky...
Qeveria e shpalli “non-grata”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës: Dal në protestë kundër padrejtë...
“S’e keni kurajon e Koçekut"/ Blushi- socialistëve në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e...
• Numri i studentë që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej me katering nga kompania SORI-AL, ka shkuar në 64. • Mësohet se përveç 60 kursantëve të parë edhe katër të tjerë janë paraqitur në urgjencë me po të njëjtat simptoma. • Lidhur me ketë skandal, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka deklaruar se pas informacionit të marrë nga Akademia e Sigurisë, inspektorët e AKU-së kanë ushtruar kontrolle në subjektin SORI-AL. • Nga verifikimet e kryera në Akademinë e Sigurisë është konstatuar se aktiviteti zhvillohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe me dokumentacion të rregullt. • AKU bën me dije se janë marrë 14 mostra ushqimore nga vaktet e drekës dhe darkës së datës 24 qershor 2026, të cilat u dërguan për analiza mikrobiologjike në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV). • Në vijim të hetimit të gjurmueshmërisë, AKU kreu inspektim edhe në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”, ku përpunoheshin ushqimet dhe si masë paraprake, AKU vendosi ndërprerjen e aktivitetit në adresën e Garnizonit “Skënderbej” deri në daljen e rezultateve të analizave laboratorike. • Gjithashtu Komisariati Nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e Sori-Al, Alma Tafanin, e cila ka deklaruar se ka bërë çdo ditë furnizimin me ushqim për studentët e Akademisë së Sigurisë, siç e parashikon kontrata. • Ajo ka theksuar se çdo vakt ushqimor është gatuar dhe më pas shpërndarë sipas procedurave normale duke respektuar kushtet e higjenës. • Në pyetje po ashtu është marrë edhe kuzhinieri, stafi tjetër që bën ndarjen e ushqimin në porcione për studentët, stafi i shpërndarjes si dhe studentët e helmuar. • Nërkohë, Ministri i Bujqësisë, Andis Salla deklaroi se institucionet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademinë e Sigurisë pas helmimit të 64 kursantëve. • Salla theksoi se rasti i parë i helmimit ishte prej higjenës dhe jo prej ushqimeve dhe këtë e kanë treguar analizat. • Sa i përket rastit të dytë, Salla tha se për të vërtetuar nga vjen shkaku dhe ku është problematika do të vërtetohet nga analizat.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla deklaroi gjatë konferencës me gazetarët se institucionet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademinë e Sigurisë pas helmimit të 64 kursantëve. Salla theksoi se rasti i parë i helmimit ishte prej higjenës dhe jo prej ushqimeve dhe këtë e kanë treguar analizat. Sa i përket rastit të dytë, Salla tha se për të vërtetuar nga vjen shkaku dhe ku është problematika do të vërtetohet nga analizat.
“Kemi marrë të gjitha masat për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademi, por po ndiqet nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese për të vënë para drejtësisë përgjegjësit. Në helmimin e parë s’kemi pasur helmim prej ushqimeve, por prej higjienës dhe këtë e kanë treguar analizat. Do të presim analizat sot për të vërtetuar nga vjen shkaku dhe ku është problematika dhe pasoja që na duhet t’i parandalojmë nëpërmjet AKU, por kemi marrë masat e nevojshme”, tha Salla./Dosja.al

TIRANË- Komisariati Nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e Sori-Al, Alma Tafanin, pas skandalit të ndodhur në Akademinë e Sigurisë, ku 64 studentë u helmuan. Gjatë marrjes në pyetje, Tafani ka deklaruar se ka bërë çdo ditë furnizimin me ushqim për studentët e Akademisë së Sigurisë, siç e parashikon kontrata.
Ajo ka deklaruar se çdo vakt ushqimor është gatuar dhe më pas shpërndarë sipas procedurave normale duke respektuar kushtet e higjenës. Në pyetje gjithashtu është marrë kuzhinieri, stafi tjetër që bën ndarjen e ushqimin në porcione për studentët, stafi i shpërndarjes si dhe studentët e helmuar.
Deri në këtë fazë të hetimit, asnjë person nuk është marrë në hetim sa i takon skandalit të dytë. Hetuesit po mbledhin provat dhe do të jetë Prokuroria më pas që do të vendosë se cilët persona do të vendosen nën hetim në lidhje me helimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë.
Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë. Herën e parë kur ndodhi ky skandal u helmuan rreth 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.
Më pas, AKU fillimisht bllokoi aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Ndërsa disa ditë më vonë zhbllokoi aktivitetin e kompanisë pasi analizat e mostrave për higjenën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, rezultuan brenda normave të lejuara për treguesit e higjenës./Dosja.al

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar zyrtarisht pas helmimit të 64 studentëve te Akdemia Sigurisë një ditë më parë. Sipas njoftimit zyrtar, pas informacionit të marrë nga Akademia e Sigurisë, inspektorët e AKU-së kanë ushtruar kontrolle në subjektin SORI-AL, i cili ofron shërbimin e ushqimit në Akademinë e Sigurisë.
Nga verifikimet e kryera në Akademinë e Sigurisë është konstatuar se aktiviteti zhvillohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe me dokumentacion të rregullt. AKU bën me dije se janë marrë 14 mostra ushqimore nga vaktet e drekës dhe darkës së datës 24 qershor 2026, të cilat u dërguan për analiza mikrobiologjike në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).
Në vijim të hetimit të gjurmueshmërisë, AKU kreu inspektim edhe në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”, ku përpunoheshin ushqimet dhe si masë paraprake, AKU vendosi ndërprerjen e aktivitetit në adresën e Garnizonit “Skënderbej” deri në daljen e rezultateve të analizave laboratorike. Sakaq, AKU do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë rastit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.
Njoftimi i AKU-së:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.
Menjëherë, nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk si dhe në Garnizoni “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.
Nga verifikimet në Akademinë e Sigurisë, Sauk u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me dokumentacion shoqërues të përshtatshëm. U krye kampionimi i 14 mostrave (7 kampione nga vakti i drekës dhe 7 nga vakti i darkës nga kampionet në ruajtje të produkteve të gatshme të përpunuara pranë Garnizonit Skenderbej, Tiranë, dhe të konsumuara me datë 24.06.2026, pranë Akademisë së Sigurisë Sauk) për analizim për treguesit mikrobiologjikë pranë laboratorit të ISUV.
Në vijim të ndjekjes së gjurmuueshmërisë u krye inspektimi në subjektin “Garnizoni Skenderbej, Tiranë”, ku është kryer përpunimi i produkteve. Në këto ambiente u konstatuan kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Gjatë procedurës u krye marrja e 14 mostrave në ruajtje të ushqimeve të gatuara nga vakti i drekës dhe darkës të datës 24.06.2026, si dhe 5 mostra tampon për higjienën ambientale dhe të pajisjeve, të cilat u dërguan për analizim pranë ISUV.
Në adresën Garnizoni Skënderbej, Tiranë, u mor masë me ndërprerje aktiviteti deri në daljen e përgjigjes së analizave. Gjatë këtyre procedurave inspektimi ishin prezentë edhe institucione të tjera si NJVKSH Tiranë (të cilët morën tampone ambientale në ambiente, pajisje dhe punonjës) ISHSH dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, Tiranë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë rastit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore./Dosja.al

TIRANË- Numri i studentë që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej me katering nga kompania SORI-AL, ka shkuar në 64. Mësohet se përveç 60 kursantëve të parë edhe katër të tjerë janë paraqitur në urgjencë me po të njëjtat simptoma.
Përveç kompanisë SORI-AL, që çon ushqimin me katering në Akademi, burimet bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë edhe për institucionin e AKU-së. Sot pritet të merret në pyetje administratorja e kompanisë, Alma Tafani, e cila që pas helmimit të parë të studentëve është duke u hetuar penalisht në gjendje të lirë.
Nga ana tjetër, grupi hetimor është në pritje të përgjigjes së analizave të mostrave të marra të ushqimit nga AKU, për të përcaktuar shkaqet që çuan në helmimin e 64 studentëve.
Po ashtu Policia dhe Prokuroria e Tiranës po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që, dosja e rastit të dytë të helmimit pritet të bashkohet në një të vetëm me rastin e parë të helmimit në Akademinë e Sigurisë, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit maj të këtij viti.
Herën e parë kur ndodhi ky skandal u helmuan rreth 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok. Më pas, AKU fillimisht bllokoi aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.
Ndërsa disa ditë më vonë zhbllokoi aktivitetin e kompanisë pasi analizat e mostrave për higjenën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, rezultuan brenda normave të lejuara për treguesit e higjenës./Dosja.al