LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran"/ Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sërish thirrje për mbështetje masive të protestës së të rinjve dhe qytetarëve, të cilën ai e ka cilësuar si lëvizjen më të rëndësishme qytetare të viteve të fundit, ndërsa akuzoi Edi Ramën se po përpiqet ta godasë dhe diskreditojë atë me të gjitha mjetet. • Gjatë bashkëbisedimit të tij online me qytetarët, ai deklaroi se protesta po kthehet në simbolin e shpresës për shqiptarët dhe se suksesi i saj varet nga mbështetja që do të marrë nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit. • Sipas kryedemokratit Sali Berisha, reagimi i qeverisë ndaj protestës ka treguar frikën e saj nga revolta qytetare. • Ai akuzoi Ramën se po përdor metoda të ngjashme me ato të regjimeve të vjetra për të sulmuar protestuesit. • Berisha ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj Ramës, ku sipas tij, ai ka zhvilluar takime me ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad. • Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për përpjekje për të denigruar figurat e luftës çlirimtare shqiptare, duke përmendur rastin e heroit të UÇK-së, Tahir Sinani.

5 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Berisha: Do krijojmë një agjenci të posaçme që do hetojë fatin e taksave dhe pasurive publike gjatë qeverive të ndryshme

"Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha ka paraqitur një propozim institucional lidhur me hetimin e mënyrës se si janë menaxhuar taksat dhe pasuritë publike ndër vite. Berisha u shpreh në mbështetje të idesë për ngritjen e një strukture të posaçme që do të merrej me auditimin dhe hetimin e përdorimit të fondeve publike nga qeveri të ndryshme, duke theksuar përgjegjësinë që, sipas tij, duhet të mbajnë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën dhe pasurinë shtetërore.

"Absolutisht pa asnjë kundërshtim, me mbështetjen më të plotë. Çdo njeri, çdo zyrtar që ka futur dorën e tij të zezë jo vetëm në taksa, por në çdo pasuri publike, duhet të bëhet përgjegjës para ligjit. Dhe jam plotësisht dakord, krijimi i një agjencie të posaçme e cila do hetojë pikërisht fatin e taksave dhe pasurive publike gjatë qeverive të ndryshme. Pa asnjë hezitim," tha Berisha./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

"Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në momentin e përshtatshëm. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se nuk do të presë domosdoshmërisht të rikthehet në pushtet si kryeministër për të shkuar.

"Tani. Faleminderit Fatmir. Nuk them se do shkoj vetëm kur të fitojmë zgjedhjet si kryeministër, por do shkoj dhe më parë. Natyrisht, në momentin e përshtatshëm. Unë jam në opozitë, mund të shkoj në ndonjë konferencë, në ndonjë aktivitet. Ky është dhe mendimi im," tha Berisha./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka shndërruar Shqipërinë në "parajsën e larjes së parave" në Europë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se niveli i lartë i ndërtimeve dhe çmimet e larta të pasurive të paluajtshme janë, rezultat i qarkullimit të parave që burojnë nga trafiku i drogës dhe aktivitetet kriminale.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi debatin e fundit për "Albanian Files", ish-kryeministri hodhi akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke pretenduar se mbi të rëndojnë vjedhje të mëdha të pasurisë publike dhe bashkëpunim me kartelet ndërkombëtare të drogës, ndërsa kërkoi largimin e tij nga pushteti.

"Faleminderit për pyetjen. Unë ju garantoj ju se ky njeri, si çdo diktator tjetër, është i aftë të marrë çdo vendim për të shpëtuar lëkurën e tij. Mbi Edi Ramën rëndojnë krime monstruoze, vjedhje të qindra dhe miliarda eurove, vjedhje të pasurive publike të pafundme. Rëndon bashkëpunimi me kartelet që transportojnë çdo vit qindra e qindra tonelata kokainë drejt Europës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. Më lejoni t'ju rikujtoj vetëm një moment. Në dosjen e Franc Çopjas, që ishte para këtyre Gjika, Dizdari, Aliaj, ndër të tjera shkruhej se një personazh me mbiemër Roboza në Paraguaj dispononte në vit 350 tonelata drogë, kokainë dhe bashkëpunonte me 41 grupe shqiptare të trafikut të drogës. Njëri prej të cilëve ishte Franc Çopja që kishte siguruar prej tij 28 ton. Që të gjitha këto janë faturë sot, se bashkohen në bashkëpunimin e ngushtë me Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare. Sepse këtu droga shtrohet në beton, betoni shtrohet në para dhe drogë përsëri. Parajsa e larjes së parave është sot Shqipëria në Europë, mbasi ajo e ka treguesin e ndërtimit tre herë më të lartë se sa mesatarja e Bashkimit Europian dhe ka çmimet ndër më të lartat në Europë pikërisht për shkak të narkoeurove," tha Berisha./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha zbulon: Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

"Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike kritikoi vendimin e qeverisë shqiptare për të shpallur të padëshiruar një protestuese nga Kosova, Ikballe Huduti, duke e etiketuar si mbështetëse të Iranit. Para vendimit, Kryeministri Rama postoi në llogarinë e tij në Facebook një foto të Hudutit me ish-presidentin e Iranit, Mahmoud Ahmadinejad.

Berisha tha se me Ahmadinejad është takuar edhe vetë Rama, si dhe Erion Veliaj. Ai komentoi edhe sulmet ndaj Dritan Goxhajt, i cili lexoi në protestë kërkesat kryesore ndaj qeverisë. 

"Shpall non-grata një zonjë sepse kishte një foto me Ahmedinaxhadin. Po më lejoni t’u tregoj një gjë o qytetarë. Kam qenë kryeministër në pushtet kur shërbimet e huaja më informojnë se Edi Rama ka shkuar në Teheran dhe është takuar me Ahmedinaxhadin. Dhe se Erion Veliaj e ka bërë atë rrugë disa herë. Dhe natyrisht nga hetimet e organeve kompetente doli se të paktën në një rast, Rama kishte shkuar në Internacionalen Socialiste të mbledhur në Iran nga Ahmedinaxhadi. Pra, çfarë do të thotë kjo? Shpall një zonjë non-grata sepse siç e shpjegoi ka marrë një medalje si lexuese e Kuranit në një konferencë fetare. Rasti tjetër, është apo nuk ka qenë luftëtar i UÇK. Është i tillë apo i atillë. Arritën në shkallë ekstreme të përbaltin një nga heronjtë më të lavdishëm të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar në fund të shekullit të 20, Tahir Sinanin.

Nxorën, rrëmuan si hiena të policisë sekrete të dikurshme fatura, dokumente pa asnjë interpretim, për të përbaltur luftën, për të përbaltur UÇK-në, për fajin e vetëm se në këtë protestë midis flamujve del edhe flamuri i UÇK, etj. Pra, njeriu që nga një anë përpiqet t’i luftojë me mjetet e tjera duke stampuar në bluzën e vet flamengot apo duke i vendosur në Facebook-un e tij, dhe i them nuk ke të drejtë morale ta bësh këtë, tregon amoralitet me këtë. Ti mund të stamposh në bluzën tënde Lubi Ballukun, dy Lindat, Gys Agasin, Engjëll Agaçin, Arubën. Mund të stamposësh drogën, kokainën, por kurrë flamengot. Herë tjetër i vendos ata në foton kryesore të FB, duke besuar se kështu po bëhet më miqësor me ta. Edi Rama, për ta mbyllur, thirrja ime është jep dorëheqjen menjëherë se ti je armiku më i egër i të rinjve shqiptarë. Je arrogant, je cinik, ti i urren ata dhe kërkon që ata të largohen nga Shqipëria. Ndaj dhe jep menjëherë dorëheqjen sepse po soset durimi i tyre," tha Berisha./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

"Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së në një bashkëbisedim të përjavshëm me qytetarët në rrjetet e tij sociale u shpreh se protesta e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë duhet të fitojë dhe se çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj, të cilën ai e cilëson si një zhvillim me rëndësi historike për vendin. Sipas tij, kjo protestë përfaqëson një lëvizje të gjerë qytetare me pjesëmarrje të madhe nga të rinjtë, qytetarët e Tiranës, qyteteve të tjera dhe diasporës, e cila ka krijuar shpresë dhe entuziazëm në opinionin publik.

Berisha thekson se mbështetja për këtë protestë duhet të jetë sa më e gjerë dhe e vazhdueshme, duke u bërë një detyrim moral për çdo qytetar. Në të njëjtën kohë, ai kritikon qëndrimet e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ndaj kësaj lëvizjeje, duke i konsideruar ato si sulme ndaj pjesëmarrësve dhe ideve që ajo përfaqëson, veçanërisht në hapësirën digjitale dhe publike.



"Përsëri kryefjala e zhvillimeve në Shqipëri ka qenë dhe mbetet protesta madhështore e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë. Protestë e qendrestarëve të pamposhtur, e idealeve më të larta dhe fisnike të të rinjve shqiptare. Nga viti 1990 gjer sot, Shqipëria nuk ka njohur ndonjëherë një protestë rinore, një eksplozion të idealeve, emocioneve, civilitetit të të rinjve shqiptarë, të mbështetur pasivisht dhe nga qytetarët shqiptarë. Qytetarët e Tiranës, por edhe nga diaspora dhe qytetet e tjera shqiptare. Në këtë kuadër, vazhdimësia e protestës, masiviteti i saj i përnatshëm janë bërë burim shprese, kanë ngrohur zemrat e qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe mbarë botën ku janë. Kjo protestë duhet të fitojë dhe ka vetëm një kusht: mbështetjen e fuqishme nga mbarë qytetarët shqiptarë. Thirrja ime është për çdo demokrate e demokrat, për çdo shqiptare e shqiptar, kudo që ndodhen, në Shqipëri, jashtë saj, në diasporë, është të mbështesë protestën e të rinjve shqiptarë si shpresa më e bukur për shqiptarët, Shqipërinë dhe të ardhmen e vendit.

Secili shqiptar duhet të mendojë për një moment se do të jetë historik kontributi i tij në suksesin e kësaj proteste. Por, krahas saj, çdo ditë dhe çdo natë dalin si hije të zeza terri, si demonë të vërtetë, qëndrimet ndaj protestës të Edi Ramës dhe puthadorëve të tij të neveritshëm, të cilët nga mëngjesi gjer në darkë, shfrytëzojnë çdo hapësirë dhe çdo mjet për të ndërmarrë sulmet më të shpëlara, më banale, më primitive ndaj idealeve rinore evropiane dhe mbartësve të tyre, të rinjve shqiptarë. Kësaj fushate të neveritshme i prin vetë direkt kreu i Meduzës, kreu i organizatës kriminale në pushtet, Edi Rama.
Ndiqini me vëmendje përpjekjet e tij. Pasi e kuptoi se beteja zhvillohet jo në universin që kontrollon ai, të medieve dhe portaleve të pafundme të tij, por kjo betejë zhvillohet në universin dixhital. Pasi demonizoi blogeret, influenceret. Pasi shpalli si bajloz të zi algoritmin, Edi Rama u rikthye në genin e tij. Çdo ditë dhe çdo natë kalon nga bota dixhitale në botën e errët të policisë sekrete shqiptare. Merret me njolla, merret me biografi njëlloj si etërit e tij. Sulmon një javë rresht njërin apo tjetrin personazh pse mori fjalën apo pse tha një parullë që nuk duhej ta thoshte," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar

“Kërkojmë ndryshime kushtetuese” Aktivistja lexon kërkesat e protestës: Të ngrihet qeveri teknike

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen

“Protestojmë kundër një anti-shqiptari ”/ Pensionisti: A mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij?

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në Tiranë, arrestohen dy autorët, në kërkim shoku i tyre

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat