27 Qershor 2026, 16:18
Nga E. D
Pançe Toshkovski, Besfort Lamallari
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe homologu i tij në në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan në Peshkopi Marrëveshjen për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe zbatimin e kontrolleve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve.
"One Stop" është marrëveshja më e re, e cila bën të mundur që qytetarët të kenë vetëm një ndalesë në pikat doganore. Brenda këtij muaji do të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshjeje, fillimisht në doganën Qafë Thanë dhe muajin tjetër në doganën Bllatë. Sipas marrëveshjes, në hyrje në Maqedoni kontrollon vetëm pala maqedonase dhe në hyrje në Shqipëri kontrollon vetëm pala shqiptare.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se me këtë sistem i cili përdoret edhe me Kosovën e Serbinë, qytetarët shqiptar e ato të Maqedonisë së Veriut do të lehtësojnë lëvizjen dhe bizneset do ta kenë më të lehtë.
“Është fakt që kur keni marrë detyrën si ministër i brendshëm kemi qenë në kontakt. Personalisht keni kërkuar vetë për të ardhur tek kjo marrëveshje që po nënshkruajmë sot dhe ka shumë krenari ndoshta që jemi në vendlindjen tuaj. Në drejtorinë e Policisë Dibër. Kemi nderim të nënshkruajmë një marrëveshje të rëndësishme. Me qëllim që të lehtësojmë jetën e shtetasve tanë. Kalimi me një ndalesë të cilin po e firmosim sot, Maqedonia e implementon me Kosovën dhe Serbinë dhe ka dhënë rezultate të mëdha në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.
Duke patur parasysh numrin e lartë të qytetarëve që lëviznin nga vendi ynë në tuajin dhe anasjelltas, do të jetë shumë e rëndësishme për përmirësimin e lëvizjes së shtetasve të të dyja vendeve. Gjithashtu do t’i shërbejë edhe shoqërive të biznesit. Dhe mendoj që në të ardhmen me këtë liri lëvizje do të ketë përfitim të lartë si për shtetasit tuaj ashtu edhe për shtetasit tanë. Principi “one stop” me një kontroll ndihmon edhe në shkëmbimin e lehtë të informacionit në pikat kufitare. Në fillim implementimi i marrëveshjes do të nisë me “Qafë Thanën” dhe më pas në doganën e Bllatës.
Dhe kjo marrëveshje shpresoj që muajin e ardhshëm të nisë zbatimin, që të dyja vendet tona të arrijnë qëllimet e mira. Falenderim të madh të gjithë punonjësve të policisë të cilët përditë punojnë për qytetarët tanë në të të dyja shteteve. Falënderoj të gjithë grupin e ekspertëve që u angazhuan për hartimin e kësaj marrëveshje. Dhe një falenderim i madh personal për ju ministër që ishit vetë që u interesuat dhe angazhuat për të arritur këtë marrëveshje që po e nënshkruajmë sot”, deklaroi Toshkovski./Dosja.al
besfort lamallari pançe toshkovski
Aktualitet
27 Qershor 2026, 16:00
E. D
Gjykata e Lartë
TIRANË- Gjykata e Lartë ka shpallur thirrjen për gjyqtarët që dëshirojnë të kandidojnë p&...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 15:47
E.d
Gentjan Berberi
TIRANË- Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi është përjashtuar nga radhët e P...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 14:56
I.A
Termet
BERAT- Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të ...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 14:53
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Ftesat për paraqitje në gjykatë, që institucionet e drejtësisë në Kosovë ua kanë ...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 14:41
I.A
TIRANË- Institucionet në Shqipëri thonë se po mbikëqyrin dhe hetojnë persona që dyshohen për lidhje me Iranin dhe t&eu...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 14:11
I.A
TIRANË- Të mërkurën në mbrëmje, pas një shiu të rrëmbyeshëm që zgjati disa orë, Sidorela Vatnikaj ...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 13:41
I.A
Zjarri
VLORË- Periferia e qytetit të Vlorës është përfshirë nga zjarre, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 13:34
I.A
Protesta
TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 qytetarë në lidhje me protestën e zhvilluar në kryeqytet, duke i...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 12:43
I.A
Foto Ilustruese
PËRMET- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Përmet, ku një 68-vjeçar ka humbur jet...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 12:34
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e dyshimeve për helmimin e student&...