“Po na mund algoritmi”/ Rama: Protesta është një treg karrierash dhe likes. Kush nuk bashkohet me ta kërcënohet dhe urrehet!
"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030 ...
"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030 ...
Meloni i përgjigjet deklaratave të Trump: Italia nuk lutet kurrë! Për të ardhur keq që nuk sillet kështu me.....
Dita e 20 e revoltës popullore/ Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërhe...
Inaugurohet linja e re Tiranë-Toronto, Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror...
Lideri global, që po sulmohet nga hijet, pasionet, zhurmat e askushëve në rrjetet sociale të nxitura nga algoritma dhe të fuqizuar nga influencierë të promovimit të kremrave.

Fjala e Ramës në grupin parlamentar të Partisë Socialiste evidentoi sot përpjekjet e fundit të një diktatori të urryer që populli kërkon ta flakë. Ai u ngrit kundër popullit të tij duke e portretizuar veten si Odisenë e lidhur që do t’ju qëndrojë zhurmave që vijnë nga sirenat. Lideri global, që po sulmohet nga hijet, pasionet, zhurmat e askushëve në rrjetet sociale të nxitura nga algoritma dhe të fuqizuar nga influencierë të promovimit të kremrave. Ai sulmoi sot rrjetet sociale si të vetmin instrument që shteti i kapur prej tij nuk mund ta kontrollojë dot.
Ai u ngrit sot kundër lirisë së shprehjes së mendimit në rrjetet sociale si një diktator që kontrollon mediat, kontrollon mesazhin, ka krijuar një botë virtuale me mjetet propagandistike për një Shqipëri të suksesit duke mbytur realitetin e errët të emigrimit masiv të të rinjve shqiptarë të pashpresë në botë, të vjedhjeve dhe shpërdorimit masiv të pronave dhe pasurive publike, të një narko-shteti ku interesat e krimit bashkohen me interesat e qeverisë.
Pavarësisht mangësive ulëritëse në formim, aventurier nga prirjet dhe i dashuruar vetëm me formën dhe jo përmbajtjen, Rama u përpoq të ishte në avantgardë të teknologjisë së re. Ai ishte i pari që foli për rëndësinë e rrjeteve sociale duke detyruar me zor dhe matur punën e Qeverisë me ‘liket’ që administrata publike duhet ti bënte punës së qeverisë; u entuziazmua nga inteligjenca artificiale dhe krijoi të parën ministre – Diellën – për të ndihmuar në luftën kundër “korrupsionit”.
Jo vetëm kaq, por Diella qeveritare do të lindte edhe 83 Diella bij e bija, që do të zëvendësonin delet e mazhorancës si përfaqësues të popullit. Ai kërkoi që mendimin e lirë ta kontrollonte, ta instrumentalizonte kur i duhej, të instalonte teknologjinë e “smart city” për të policuar qytetarët dhe mbajtur të shtypur nën regjimin e tij.
Kjo monstër kishte krijuar algoritmin e tij se si të krijonte një diktator të ri për të mbajtur në pushtet regjimin e tij të korruptuar, hajdutërinë e shfrenuar dhe krimin si zot të Shqipërisë.
Zëri i lirë i shqiptarëve të ngritur kundër një regjimi të qelbur nuk mund të amplifikohej me algoritma në qoftë se faktet nuk ishin të vërteta. Algoritmat mund të funksionojnë vetëm për politikanë aventurierë të dashuruar me veten, që më lëvizjet e tyre qesharake dhe pa bosht kërkojnë të bëhen pjesë e politikës botërore.
Ky algoritëm cmendet kur investimet e krimit të organizuar, të kazinove të Sinaloas shpallen si investime të huaja në interes të mirëqënies së popullit. Ky lloj kapitalizmi që po ndërton zoti Rama është një kapitalizëm sharlatan me skema dhe veprime të errëta, kompani guacka dhe përfitues të fshehur.
Prandaj populli është ngritur dhe kërkon largimin tënd dhe shporrjen e këtij regjimi. Ti guxon të marrësh nëpër gojë Fatos Lubonjën, një intelektual me përmasa ndërkombëtare, sepse ndjehesh inferior ndaj dijes dhe guximit të tij, qëndresës që ju ka bërë diktaturave më të egra.
Ti sot po ndjen fundin tënd se në “atë shesh virtual”, që nuk prodhohet nga algoritmi, janë mbledhur rinia Shqiptare, opozita e vendit, njerëzit e ndershëm dhe të vendosur për të qenë të lirë deri në fundin tënd. Është koha e revolucionit, është koha kur algorimi po ha monstrën e tij.
Lufti Dervishi Përtej largimit dhe burgut!1.Thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Berisha në ...
Ishte një mëngjes i zakonshëm në zyrën e Kryeministrit. Nga ato mëngjeset ku pushteti nuk mendon si të qeverisë, por si ...
Një vit pasi Kryeministri Edi Rama fitoi një mandat të katërt radhazi, Shqipëria ndodhet në një realitet thellësisht t...
Protesta qytetare e njerëzve të lirë në Shqipëri është një protestë thellësisht politike, kundër nj&eum...
Politika e të gjitha krahëve është duke kërkuar dëshpërimisht "protestuesin zero". Po, pikërisht atë, njësoj...
Foto nga protesta në Korçë Protesta pa kokë , pa emër , pa numër, e organizuar sipas tyre, nga "poli -agjentët" grek&e...
Lutfi Dervishi Po të gjykohet nga ajo që është parë deri tani, një nga veçoritë më interesante të k&eum...
Shqipëria po hyn në një fazë ku konflikti politik po transformohet në konflikt mbi aksesin te prona dhe kapitali. Për afro 15 vj...
Meri Lika Nga pikëvështrimi i profesionit tim, çdo pasuri publike mbart një vlerë të jashtëzakonshme për komunite...
Ik sot, po munde, se mund të mbrohemi nga të huajt më lehtë sesa ç’mund të mbrohemi nga budallallëku funksional q&e...