LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë revoltën e tyre, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!

• Mijëra qytetarë janë, mbledhur ditën e sotme në Tiranë, në ditën e 27-të e protestës. • Ata kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skëndërbej”, ku më pas do të nisin marshimin e tyre drejt Kryeministrisë. • Para godinës qeveritare ata do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Me pankarta në dura dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Revolta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi është zhvendosur në çdo vend ku ka shqiptarë. • Mijëra emigrantë kanë protestuar në Mynih, Milano, Firence, Francë, Belgjikë, Londër, Norvegji, Zvicër dhe Austri. 

8 artikuj për këtë temë.

9 MINUTA ME PARE

“Zero gjelbërim”/ Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë
Pamje

TIRANË- Një student ka numëruar arsyet pse kryeministri Rama duhet të largohet nga pushteti. Gjatë fjalës së tij në podium, ai tha se vendi ka zero gjelbërim dhe ka shkatërruar zonat urbane me pallate.

Ai tha se kryeministri e ke kthyer Shqipërinë në një Republikë bananesh, në një narkoshtet. Studenti theksoi se rritja e pensionit është më e vogël se indeksimi, ndërsa shtoi se vendi po shpopullohet.

“Ne kërkojmë dorëheqje për shkatërrimin e zonave urbane me pallate. Zero gjelbërim. Për shqiptarët pa kushte, për talljet me sloganet që e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Kërkojmë dorëheqje sepse e ke kthyer Shqipërinë në një Republikë bananesh, në një narkoshtet. Kërkojmë dorëheqje për gjyshërit tanë, se rritja e pensionit është më e vogël se indeksimi. Për shpopullimin e Shqipërisë, që paturpërsisht të bezdis ty o megalider. Nga lindja deri në Perëndim, aq shumë arsye janë që të japësh dorëheqjen. Ik o ditëzi, mos e nxi më histori”, tha ai./Dosja.al

19 MINUTA ME PARE

“Kush nuk ka qenë një herë në spital dhe nuk është kthyer i poshtëruar?”/ Protestuesja: Bashkitë drejtohen nga militantë

Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë
Pamje

TIRANË- Një qytetare e cila ka folur ditën e sotme në protestë shtroi pyetjen: “Kush nuk ka qenë një herë në spital dhe nuk është kthyer i poshtëruar?”. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo tha se bashkitë drejtohen nga militantë dhe injorantët po e udhëheqin Shqipërinë.

Protestuesja tha se qytetarët nuk do të dorëzohen, ndërsa shtoi se janë kundër të gjithë atyre që janë ulur në ato karrige, kundër një sistemi që dëboi shqiptarët. “Ku jeton, mor zoti Kryeministër?”, tha ajo në fund.

“Sot e mora vesh se dy arat ngjitur me stallën mund të vijë një rus apo një iranian t’i blejë, sepse unë nuk i blej dot. Kush nuk ka qenë një herë në spital dhe nuk është kthyer i poshtëruar? Kush nuk ka qenë në doganë dhe nuk është neglizhuar, apo nuk i është nënshtruar administratës? Bashkitë drejtohen nga militantë. Injorantët po e udhëheqin Shqipërinë.

Unë dua të mos dorëzohemi! Jemi këtu kundër të gjithë atyre që janë ulur në ato karrige, kundër një sistemi që na dëboi zemrat, për ato nëna që puthin telefonin sepse nuk i kanë fëmijët këtu. Ku jeton, mor zoti Kryeministër? Çohuni, shqiptarë!”, u shpreh protestuesja./Dosja.al

34 MINUTA ME PARE

“E mbushe partinë me kriminelë”/ Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë
Pamje

TIRANË- Një qyetar ka folur për vështirësit e jetës së tij, ndërsa ka kritikuar edhe qeverinë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se një nga krijuesit e PS ka një pension 100 euro sot.

“Kam nisur punë në moshën 7 vjeçare jetoj në Mamurras. 7 vjeç më bëheshin duart gjak që të ndihmoja familjen. Në shkollë haja dajak sepse shkoja pa bërë detyrat. Kam shkuar në student me këpucë të grisura. Mora 44 provime shtetërore vetë. Mllefi im o zoti Rama, më vjen, ajo që stë bëjnë hallall është që një i afërmi im është një nga krijuesit e PS dhe ka një pension 100 euro sot. Qan kur flet me mua dhe më thotë: Na falni se kemi gabuar sepse na kanë hyrë në parti kriminale që Ramë e di shumë mirë. Këtë nuk ta bëj hallall, siç nuk të bëj hallall 36 vite punë të nënës sime”, tha ai./Dosja.al

36 MINUTA ME PARE

Dita e 27-të e protestës/ Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë paqësore, deri në realizmin e tyre

Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë

TIRANË- Përfaqësuesit e protestës kanë artikuluar edhe një herë platformën e tyre të kërkesave, duke i cilësuar ato si të panegociueshme.

Në fokus të qëndresës qytetare mbetet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit dhe qeverisë, akt që protestuesit e shohin si hapi i parë për normalizimin e jetës politike në vend.

Përtej kërkesave politike, protestuesit kanë kërkuar ndërhyrje urgjente legjislative për ndalimin e asaj që ata e konsiderojnë si dëmtim të interesit publik.

"Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë: Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.  Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Paralelisht kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës. Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të pa negociueshme. Ne mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë paqësore, deri në realizmin e tyre.", u shpreh protestuesja./Dosja.al

41 MINUTA ME PARE

“Kemi një qeveri kriminale”/ Protestuesja: Këtë qeveri askush nuk e do

Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë
Pamje

TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, ku dhe po zhvillojnë fjalimet e tyre. Gjatë fjalës së saj para godinës qeveritare, ajo tha se vendi ka një qeveri kriminale dhe një qeveri që askush nuk e do.

Protestuesja bëri thirrje që qytetarët të bashkohen dhe ta rrëzojnë këtë qeveri.

“Kemi një qeveri kriminale, një qeveri që askush nuk e do. Të bashkohemi për të rrëzuar këtë qeveri kriminale”, u shpreh një protestuese./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë
pamje nga protesta

TIRANË-  Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi "Skëndërbej" drejt sheshit para Kryeministrisë.

Me pankarta në duar me thirrje kundër qeverisë, qytetarët kanë startuar protestën e 27-të rradhazi. "Rama, jepe dorëheqjen", brohorasin në kor qytetarët./Dosja.al

 

1 ORE ME PARE

Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës e Azem Sylës: Kam qenë në UÇK, ja provat dhe misionet që kam kryer

Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë

TIRANË- Në një intervistë ekskluzive për “MaShqip me Flamur Vezaj”, ish-ushtaraku Dritan Goxhaj iu përgjigj për herë të parë akuzave të kryeministrit Edi Rama, ministrave të qeverisë, Taulant Ballës, si edhe deklaratave të ish-komandantit të UÇK-së Azem Syla, të cilët kanë vënë në dyshim rolin e tij gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë bisedës, Goxhaj foli për protestat në Tiranë, akuzat se është “proiranian”, hetimin e nisur ndaj tij nga Policia e Shtetit, si edhe për periudhën e tij në UÇK, duke renditur emra, zona ku ka shërbyer dhe detyra konkrete që, sipas tij, provojnë pjesëmarrjen e tij në luftë.

Në fillim të intervistës për “MaShqip me Flamur Vezaj”, Goxhaj sqaroi se nuk ka qenë organizator i protestës, por se organizatorët vendosën që pikërisht ai të lexonte deklaratën politike dhe kërkesat e protestuesve.

“Unë nuk kam qenë organizator. Ata vendosën që unë të lexoja kërkesat. Protesta nuk u bë politike nga organizatorët, por nga vetë qytetarët që dolën në shesh. Ishin protestuesit ata që i dhanë drejtimin politik kësaj lëvizjeje”, deklaroi ai.


Sipas Goxhajt, sulmet personale të kryeministrit Edi Rama nuk kanë lidhje me protestën, por me faktin se ai ka shprehur publikisht mendime që bien ndesh me ato të kreut të qeverisë. “Rama më sulmon sepse i thashë një të vërtetë. Nuk është hera e parë që sulmon njerëz që nuk mendojnë si ai. Këtë e ka bërë prej vitesh. Ai nuk merret me argumentet, por me personin. Ai është një rrugaç dhe është votuar si i tillë”, u shpreh Goxhaj.

Edhe gazetari Flamur Vezaj kritikoi gjuhën e përdorur nga kryeministri ndaj shqiptarëve në një intervistë për një media ndërkombëtare. “Është e turpshme që një kryeministër t’i drejtohet popullit të vet me fjalët ‘Fuck you’. Një gjuhë e tillë është e papranueshme për një kryeministër dhe nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë”, tha Vezaj gjatë intervistës.

Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua akuzave se Goxhaj nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Po, kam qenë ushtar i UÇK-së nga janari i vitit 1999 deri në qershor 1999. Më pas kam shërbyer edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Kjo është e dokumentuar dhe nuk mund ta ndryshojë askush me deklarata politike”, deklaroi ai.

Goxhaj renditi me detaje zonat ku ka shërbyer gjatë luftës. “Kam hyrë në zonën e Pashtrikut. Kam qenë në Elshan, Kolsh, Morinë, Has, Kukës, Burrel dhe në gjithë zonën operative ku më ngarkonte Shtabi i Përgjithshëm. Kam pasur detyra të ndryshme dhe kam qenë në varësi të Bislim Zyrapit dhe Fatmir Limajt.”

Ai tha se një nga detyrat më të rëndësishme ishte bashkëpunimi me një ekip amerikan të inteligjencës ushtarake. “Jam caktuar nga vetë Shtabi i Përgjithshëm që të shoqëroja një ekip amerikan të inteligjencës ushtarake që ndiqte zhvillimet e luftës. Vendimi u mor në ambientet e Shërbimit Informativ Shqiptar. Amerikanët kërkuan një oficer ushtarak shqiptar dhe mua më ngarkuan këtë detyrë.”

Goxhaj tregoi gjithashtu se gjatë luftës kishte arrestuar një person të njohur si Sramati. “E kam arrestuar në Burrel për një ngjarje të ndodhur aty dhe e kam dorëzuar në Policinë Ushtarake të UÇK-së në Tiranë. Më vonë ai u lirua dhe u soll përsëri në Kukës.”

Në intervistën për “MaShqip me Flamur Vezaj”, Goxhaj iu përgjigj drejtpërdrejt edhe deklaratës së Azem Sylës, i cili ka mohuar bashkëpunimin me të gjatë luftës. “Më erdhi keq që Azem Syla e mohoi këtë. Kam bashkëpunuar me të gjatë luftës, nga afër dhe në shumë detyra. Nuk e di nëse është ndikuar nga njerëz të tjerë apo nëse ka mbetur ndonjë inat nga periudha e pasluftës.”

Ai shtoi se familja e tij nuk ka luftuar për individë apo për karrierë politike. “Familja ime nuk ka luftuar për Hashim Thaçin, Azem Sylën apo ndonjë individ tjetër. Ne kemi luftuar për flamurin, për kombin dhe për lirinë e Kosovës. Po të më jepej mundësia, do ta bëja përsëri. Kam statusin e veteranit ne UCK”

Një tjetër çështje që u diskutua ishte dokumenti i publikuar nga Taulant Balla për një pagesë që Goxhaj kishte marrë pas luftës. “Kjo nuk është pagesë gjatë luftës. UÇK-ja nuk ka paguar ushtarë. Ne kemi qenë vullnetarë. Kjo ka qenë një ndihmë financiare e dhënë në fund të luftës për ata që kishin ardhur nga Shqipëria, që të rifillonin jetën dhe të ndihmonin familjet e tyre.”

Goxhaj hodhi poshtë edhe akuzat se është “proiranian” apo se ka mbështetur organizata të huaja. “Nuk kam punuar kurrë për Iranin, Libanin apo ndonjë shtet tjetër. Nuk kam studiuar atje dhe nuk kam marrë para prej tyre. Analizat e mia janë ushtarake dhe gjeopolitike.”

Sipas tij, shumë prej deklaratave të tij janë shkëputur nga konteksti. “Unë kam cituar rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kur them se Gaza është territor i pushtuar, këtë nuk e them unë, por e thotë OKB-ja. Kur flas për gjenocid, i referohem raporteve dhe rezolutave ndërkombëtare. Kjo nuk do të thotë se jam në anën e Iranit apo të Hamasit.”

Goxhaj tha se reagimet e tij burojnë nga bindja morale dhe përvoja personale e shqiptarëve. “Ne si shqiptarë e dimë çfarë është lufta, çfarë është spastrimi etnik dhe çfarë është vuajtja. Nuk mund të hesht përballë viktimave, pavarësisht kush janë ato.”

Në intervistë u diskutua edhe hetimi i nisur nga Policia e Shtetit për një deklaratë të bërë muaj më parë në televizion. “Pas gjashtë muajsh policia u kujtua të më marrë në pyetje për një debat televiziv. Kjo ndodhi vetëm pasi filluan sulmet politike ndaj meje.”

Goxhaj tha se nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij. “Unë vazhdoj të mendoj se ai që tradhton atdheun dhe kombin mban përgjegjësi morale për këtë. Nuk kam frikë nga hetimet politike.” Në fund të intervistës për “MaShqip me Flamur Vezaj”, Goxhaj u ndal edhe te Gjykata Speciale, duke kërkuar lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Ky proces është kthyer në një anomali politike. Unë nuk udhëtoj jashtë Shqipërisë sepse ekziston rreziku të arrestohem për llogari të Gjykatës Speciale. Luftëtarët e UÇK-së nuk duhet të trajtohen në këtë mënyrë.”

Ai konfirmoi gjithashtu se ka shërbyer edhe në UÇPMB pas luftës në Kosovë dhe se, pas kthimit në Shqipëri, ishte akuzuar për dezertim, akuza që sipas tij u hoqën pas ndërhyrjes së Azem Sylës dhe Sabit Brokajt, por që më pas u rikthyen përsëri në vitin 2001.

Në mbyllje, Goxhaj deklaroi se do të vazhdojë të mbështesë protestat qytetare. “Frika është thyer. Kjo është fitorja më e madhe. Shqipëria ka nevojë për qytetarë që ngrihen dhe jo për njerëz që heshtin. Unë do të vazhdoj të jem në krah të protestuesve.”/MaShqip

1 ORE ME PARE

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta qytetare ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin në shesh

Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë
pamje nga protesta

TIRANË-  Revolta qytetare kundër politikave qeveritare ka hyrë sot në ditën e saj të 27-të. Ashtu si në ditët e kaluara, qytetarë nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar me tubimin e tyre të përditshëm.

Ndërkohë, kërkesa kryesore e protestuesve mbetet e pandryshuar, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila, sipas organizatorëve, do të garantonte një proces jopartiak dhe do t’i kthente besimin institucioneve të vendit./Dosja.al

Sondazh

Poll

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar

“Kërkojmë ndryshime kushtetuese” Aktivistja lexon kërkesat e protestës: Të ngrihet qeveri teknike

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen

“Protestojmë kundër një anti-shqiptari ”/ Pensionisti: A mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij?

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në Tiranë, arrestohen dy autorët, në kërkim shoku i tyre

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë