LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar

• Protesta e 28-të kombëtare për largimin e kryeministrit Edi Ramës nga pushteti po mbahet sot. • Tubimit të kësaj të shtune i janë bashkuar edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme. • Grumbullimi ka nisur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas protestuesit kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku dhe po mbajnë fjalime. • Prej 28 ditësh qytetarët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese. • Gjatë marshimit qytetarët kanë brohoritur njëzëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.

8 artikuj për këtë temë.

5 MINUTA ME PARE

FOTOLAJM/ Protesta e 28 për largimin e Ramës, eurodeputetja italiane Ilaria Salis i bashkohet protestuesve

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i
Ilaria Salis

TIRANË- Eurodeputetja Ilaria Salis i është bashkuar protestës për largimin e kryeministrit Edi Rama. Prania e saj është mirëpritur nga organizatorët e protestës, të cilët e kanë cilësuar si një shenjë mbështetjeje ndërkombëtare për kauzën e tyre.

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i

Salis njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se fundjavën do ta kalojë mes protestuesve dhe aktivistëve që janë pjesë e kësaj lëvizjeje.

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i

Salis, e cila njihet në arenën ndërkombëtare për angazhimin e saj të palëkundur në mbrojtje të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, ka vendosur të zbresë vetë në shesh për të ndjekur nga afër revoltën popullore./Dosja.al

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i

10 MINUTA ME PARE

"Rama tha se kemi frikë të vijmë"/ I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i

TIRANË- Gjatë tubimit para kryeministrisë, mori fjalën një i ri britanik, i cili ka udhëtuar nga Mbretëria e Bashkuar për të marrë pjesë në protestë. Gjatë fjalës së tij, ai ka kundërshtuar deklaratat e qeverisë se protestat dëmtojnë turizmin, duke i cilësuar ato të pavërteta dhe duke theksuar se prania e tij është një dëshmi e kundërt.

Ai ka folur edhe për mbrojtjen e pasurive natyrore të Shqipërisë dhe projekteve që dëmtojnë interesin publik. Në fund të fjalimit, i riu ka bërë thirrje në gjuhën shqipe për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit.

“Edi Rama tha se turistët janë të trembur të vijnë se ka protesta këtu. Unë erdha nga Mbretëria e Bashkuar për të thënë këtu se ato janë broçkulla. Ky vend është shumë i bukur për ta shitur! Edi Rama jep dorëheqjen! Shqipëri e re!”, u shpreh i riu përpara kryeministrisë./Dosja.al

19 MINUTA ME PARE

"Na quajti dele, po kush janë delet"? E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet! Protesta do mbyllet kur japë dorëheqjen

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i
Nënë Liza

TIRANË- Protestës së 28 për largimin e Ramës i është bashkuar edhe një nga figurat më të njohura të rezistencës qytetare në vendin tonë, Nënë Liza, simboli i banorëve të "5 Majit", të cilët u përplasën me policinë gjatë prishjes së banesave të tyre. Duke folur për mediat, ajo theksoi se ka vendosur të bashkohet për shkak se kërkon që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen një orë e më parë pasi i ka nxjerrë njerëzit nga banesat me dhunë në mes të dimrit.

Nënë Liza kritikoi ashpër qeverinë se ka lënë qytetarët pa mbështetje ekonomike, ndërsa tha se familja e saj ka mbetur pa shtëpi dhe është detyruar të ndryshojë disa herë banesën me qira.

“Kam vendosur të bashkohem sepse ky duhet të ikë një sahat e më parë, por nuk ikën ky me Rama ik, ky e do me dajak, sikurse na ka nxjerrë nga shtëpitë me dajak. Mua më kanë tërhequr zvarrë, 1500 policë më rrethuan shtëpinë,fëmijët m’i futën në burg. Pensionin jo, rrogat jo, i ka nxjerrë njerëzit nga shtëpia në mes të dimrit.

Jam pa lekë dhe pa shtëpi, katër herë kemi ndryshuar shtëpinë me qira. Pensionet i rriti vetëm 2000 leë, është mësuar vetëm të mashtrojë, sepse ka lekë të mbajë gjithë botën e jo më Shqipërinë. Na quajti dele, kush janë delet? Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet. Kemi marrë një shtëpi faqja e zezë, s’ka asgjë brenda. Kjo protestë duhet të mbyllet kur të ikë Edi Rama”, tha ajo./Dosja.al

25 MINUTA ME PARE

"Nuk ka pushime, do jemi në protestë"/ Pankartat pikante: Rama flet për rindërtimin e Ukrainës, po nuk dëgjon shqiptarët në rrugë

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i

TIRANË- Pankartat me mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë kanë spikatur edhe në protestën e 28-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama. Të mbledhur në sheshin Skënderbej dhe më pas duke marshuar drejt kryeministrisë, qytetarët kanë shpalosur dhjetëra pankarta, ku nuk kanë munguar akuzat ndaj qeverisë, ironitë për premtimet politike dhe kritikat ndaj zyrtarëve të lartë.

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i

Disa nga pankartat ishin "Flet për rindërtimin e Ukrainës, po nuk dëgjon shqiptarët në rrugë", "Nuk ka pushime do jemi në protestë", "Shqipëria nuk është në shitje" dhe “Nuk shkohet në Europë me hajdutë”.

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i

Pankartat janë kthyer tashmë në një nga elementët më të spikatur të protestave të përditshme, ku qytetarët zgjedhin të përcjellin mesazhet e tyre politike përmes ironisë dhe sloganeve kundër qeverisë.

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i

36 MINUTA ME PARE

Protesta e 28-të për largimin e Ramës/ Qytetarët njëzëri: Pa rini nuk ka Shqipëri! Poshtë patronazhistët

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i

TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin nga Sheshi 'Skënderbej' drejt Kryeministrisë, të cilët prej 28 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit qytetarët kanë brohoritur njëzëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”. 

Prej 28 ditësh qytetarët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e Ramës nga qeveria.  Gjithashtu tubimit të kësaj të shtune i janë bashkuar edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme.

KËRKESAT E PROTESTUESVE:

Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al

56 MINUTA ME PARE

VIDEOLAJM/ Vogëlushi i bashkohet protestës për largimin e Ramës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do t’ju hanë kokën këta flamingo

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i

TIRANË- Protestës së 28 për largimin e kryeministrit Edi Rama i është bashkuar edhe një vogëlush, i cili ka tërhequr vëmendjen në protestë. Në pankartën e vogëlushit shkruhej: “Jeni tërbuar si qentë Dingo, do t’ju hanë kokën këta flamingo”.

Në prononcimin e tij i mituri tha se nuk duhet asnjëherë të heqin dorë nga protesta.

“Pankartën e kam bërë vetë, jam në klasën e gjashtë. Mesazhi: Mos u dorëhiqni kurrë”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i

TIRANË- Sot po mbahet protesta e 28-të kombëtare për largimin e Edi Ramës nga pushteti. Tubimit të kësaj të shtune i janë bashkuar edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme. Grumbullimi ka nisur në sheshin “Skënderbej”, ndërkohë që pritet që qytetarët të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku dhe do mbajnë fjalime.

Gjatë grumbullimit në shesh një emigrant i ardhur nga Italia denoncoi publikisht humbjen e pronave të tij dhe mbylljen e dyerve nga institucionet e drejtësisë. Ai theksoi se kthimi në atdhe ka qenë një makth për të, pasi pronat e tij janë tjetërsuar dhe asnjë institucion nuk po merr përgjegjësi për të zgjidhur ngjarjen.

“Unë vij në protestë sepse jam emigrant, vij nga Italia dhe më kanë marrë pronat. Shkoj të bëj denoncim, nuk ma marrin as denoncimin. Vetëm përmes kësaj proteste, që të rrëzohet ky pushtet, përndryshe jam i vdekur”, u shpreh qytetari./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Sot protesta e 28-të kombëtare për largimin e Kryeministrit/ Diaspora i bashkohet tubimit: Rama jep dorëheqjen

"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i
Pamje nga protesta

TIRANË- Sot në orën 19:00 do të mbahet protesta e 28-të kombëtare për largimin e Edi Ramës nga pushteti, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë. Tubimit të kësaj të shtune pritet që t'i bashkohen edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme.

Grumbullimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku dhe do mbajnë fjalime. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 28-të radhazi.

KËRKESAT E PROTESTUESVE:

Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al

protesta per largimin e rames

Sondazh

Poll

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar

“Kërkojmë ndryshime kushtetuese” Aktivistja lexon kërkesat e protestës: Të ngrihet qeveri teknike

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen

“Protestojmë kundër një anti-shqiptari ”/ Pensionisti: A mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij?

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në Tiranë, arrestohen dy autorët, në kërkim shoku i tyre

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit