LIVE UPDATES
Politike

GJKKO rrëzon sërish 5 kërkesat e Erion Veliajt/ Dado: Nuk shtyhet gjykimi, gjykata i ka vënë në dispozicion aktet

Përmes një deklarate, Veliaj u shpreh se është në dieni për seancën e sotme, por nuk dëshiron të marrë pjesë.

16 Qershor 2026, 12:19 Nga E.d
GJKKO rrëzon sërish 5 kërkesat e Erion Veliajt/ Dado: Nuk
Foto ilustruse

TIRANË- GJKKO  ka rrëzuar ditën e sotme sërish 5 kërkesat e krybashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai nuk mori pjesë as në këtë seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Përmes një deklarate, Veliaj u shpreh se është në dieni për seancën e sotme, por nuk dëshiron të marrë pjesë. Kjo me argumentin se nuk i janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale.

Prokurori Ols Dado ka deklaruar gjatë seancës se nuk ka pse të shtyhet gjykimi,  pasi gjykata i ka vënë në dispozicion aktet. Ai tha se aktet procedurale, që vendosi gjykata i përkasin të pandehurve të tjerë. 

Diskutime nga zhvillimet e seancës në GJKKO:

Avokati Ndreca: Veliaj thotë që nuk më janë vënë në dispozicion aktet. Duhet t’i garantohet njohja me aktet, pastaj të vijojë gjykimi.

Prokurori Ols Dado: Nuk shoh arsye pse mund të shtyhet gjykimi, gjykata i ka vënë në dispozicion aktet.

Avokati i Veliajt: Ashtu si relatuat, z. Veliaj ka pohuar se ende nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet, akte që ju morët vendim për t’ju vënë. Për të qenë të sinqertë, në orën 3 e gjysmë u njoftuam nga sekretaria gjyqësore që janë dorëzuar aktet. Veliajt duhet t’i lihet koha e nevojshme të njihet me to për të pasur mundësinë e një mbrojtjeje efektive.

Prokurori Ols Dado: Aktet procedurale, që vendosi gjykata, i përkasin të pandehurve të tjerë. Bëhet fjalë për episode të veçanta, që i përkasin personave të veçantë. Nuk shoh arsye për të shtyrë seancën.

Gjykata vendos të vijojë seancën. “Vënia në dispozicion e akteve të kërkuara, për nga natyra e tyre, nuk përbën shkak për ndërprerjen dhe shtyrjen e seancës”, u shpreh gjykata.

Gjykata: Me datë 3.6.26 është marrë vendim nga zv/kryetari i gjykatës për kërkesën për heqje dorë nga gjykimi të anëtarit Besmir Stroka nga trupa gjykuese. Zv/kryetari ka vendosur të mos e pranojë këtë kërkesë.

Avokati i Veliajt: Ne kemi kundërshtim për gjyqtaren Flora Hajredinaj. Do të paraqesim kërkesë, sipas ligjit, për këtë qëndrim.

Avokati Dritan Jahaj, për të pandehurit Mirton Lika dhe “Lani sh.p.k.”: Vlerësojmë se kjo gjykatë nuk është kompetente për shqyrtimin e të mbrojturve prej nesh. As Mirton Lika e as “Lani sh.p.k.” nuk janë funksionarë të lartë. Nuk ka as bashkëpunim. Veçimi ynë nuk e pengon procesin, madje ne do cenoheshim po të qëndronim në të njëjtën çështje me të pandehurit e tjerë.

Avokati Ndreca: Prezenca e medias është e drejtë kushtetuese. Është bërë si vendimmarrje institucionale. Fakti që vjen në sallë një punonjëse e gjykatës, dhe kush është dakord ose jo për kamerat, është ndërhyrje te gjykata. Është vendimmarrje që cenon procesin. Vendimmarrja për kamerat i përket vetëm trupës gjyqësore. Këmbëngul që moslejimi i kamerave është goditje e drejtpërdrejtë e të drejtës kushtetuese që kanë mediat për të transmetuar procesin live. Kërkoj lejimin e kamerave në këtë proces. Së dyti, duhet të garantohet prezenca e Veliajt i lirë jashtë kafazit të xhamit. Janë 9 faqe me shkrim që cenojnë prezumimin e pafajësisë, dinjitetin njerëzor, dhe dëmtojnë një mbrojtje efektive. Mosprezenca e tij në këtë nivel mbrojtjeje ndikon drejtpërdrejt në këtë proces, për sa kohë nuk i sigurohen kushtet kushtetuese Veliajt. Ka një komunikim mes Komitetit të Helsinkit dhe gjykatës së posaçme. Helsinki ka vlerësuar t’i drejtohet gjykatës se prezenca në kafazin e xhamit është cenim i dinjitetit njerëzor. Kafazi është kthyer në detyrim, duke mos vlerësuar rrezikshmërinë e zotit Veliaj, i cili nuk paraqet asnjë rrezik. Për rrjedhojë, kërkoj që të garantoni që Veliaj të jetë përkrah avokatit të tij.

Avokati Ndreca: Unë kërkoj lejimin e kamerave për të regjistruar live këtë proces. Fakti që vjen në sallë një punonjëse administrative dhe pyet kush është dakord e kush jo, kjo është ndërhyrje në punët e gjykatës. Vendimmarrjen e merr trupa gjyqësore. Moslejimi i kamerave në sallë është një goditje e të drejtës kushtetuese që kanë mediat për të transmetuar live.

Së dyti, kërkoj që t’i krijohen kushtet zotit Veliaj të marrë pjesë në gjyq jashtë kafazit, në krah të avokatit. Mosprezenca e tij ndikon drejtpërdrejt në proces.

Ka një korrespondencë mes Komitetit të Helsinkit dhe GJKKO-së, ku përmendet cenimi i dinjitetit me mbajtjen e të pandehurve në kafazin e xhamit. Veliaj nuk paraqet asnjë rrezikshmëri për mbarëvajtjen e procesit. Kërkoj që Veliaj të jetë i lirë, krah avokatit, që të realizojë mbrojtjen siç Kushtetuta e garanton.

Së treti, për sa kohë nuk jemi njohur me provat digjitale, na jepni mundësinë për të bërë kërkesa për pavlefshmëri aktesh, pasi të jemi njohur me provat digjitale.

Së katërti, kemi kërkuar nga SPAK që të na vendosë në dispozicion se si është administruar kallëzimi nga Nesti Angoni.

Së pesti, vlerësojmë se seanca një herë në javë nuk garanton mbrojtje efektive, është një afat shumë i ngushtë. Të paktën të jenë dy javë nga një seancë në tjetrën.

Prokuroria: Kërkesat duhet të rrëzohen. Gjykata e ka vendosur që seanca të jetë publike, por jo me transmetim live. Sot kemi prezentë gazetarë, ky është koncepti i seancës publike. Transmetimi live është i paaplikueshëm në çështjet penale edhe në vendet e tjera. Me të drejtë kjo gjykatë është shprehur që seanca të jetë me dyer të hapura, por jo transmetim live. Lidhur me kërkesën që seancat të bëhen një herë në dy javë, ne kemi kërkesë që gjykata ta bëjë çdo ditë seancë, por ne e dimë ngarkesën dhe jemi të vetëdijshëm për pamundësinë. Që seanca të bëhet çdo të martë është e pranueshme.

Gjykata:

Për kërkesën e Veliajt mbi transmetimin e seancës live, kërkesa është e përsëritur. Kërkesa refuzohet.

Për provat digjitale, gjykata është shprehur më herët.

Për nxjerrjen e Veliajt nga ndarja prej xhami, kërkesa nuk duhet të pranohet. Qëndrimi i të pandehurit në kafaz nuk i cenon atij asnjë të drejtë procedurale.

Për caktimin e seancave në distancë më të shkurtër se një javë, kërkesa është e pabazuar.

Për vijimin e gjykimit, referuar kërkesës së avokatit të Ajola Xoxës për më shumë kohë, gjykata shtyn seancën për më 23 qershor, ora 10:00.

Pezullohen afatet e paraburgimit për Veliajn./Dosja.al

erion veliaj gjkko seance

Sondazh

Poll

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë