LIVE UPDATES
Politike

Rama sulmon protestuesit: Korbat e fshehura nën pupla flamingosh masakrojnë online qytetaren që nuk beson te protesta

Në komentin e saj, vajza nga Vlora vë në dyshim thelbin e protestës dhe shprehet se nuk e kupton mobilizimin e madh për flamingot dhe Nartën, ndërsa sipas saj mungon i njëjti reagim për çështje të tjera sociale, si dhuna në familje apo problemet e shqiptarëve në burgjet e huaja.

15 Qershor 2026, 15:51 Nga E. D
Rama sulmon protestuesit: Korbat e fshehura nën pupla flamingosh
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale komentin e një qytetareje nga Vlora, e cila shprehet kundër protestës dhe nuk beson tek tubimi që po mbahet prej ditësh. Kryeministri i ka dalë në mbrojtje qytetares dhe ka sulmuar protestuesit, duke i quajtur korba të fshehura nën pupla flamingosh që masakrojnë online qytetaren. 

Në komentin e saj, vajza nga Vlora vë në dyshim thelbin e protestës dhe shprehet se nuk e kupton mobilizimin e madh për flamingot dhe Nartën, ndërsa sipas saj mungon i njëjti reagim për çështje të tjera sociale, si dhuna në familje apo problemet e shqiptarëve në burgjet e huaja. Ajo shprehet se Shqipëria ka njohur përmirësime gjatë viteve të fundit në paga, kushte pune dhe funksionimin e institucioneve, duke kundërshtuar thirrjet për dorëheqje të qeverisë.

Postimi i Ramës:

Këtë koment nga kjo faqe, po e postoj si shprehje solidariteti me një vajzë vlonjate që nuk e njoh, të cilën për shkak se nuk beson tek protesta e kanë masakruar online korbat e fshehur nën pupla flamingosh…
RESPEKT
_________
Te them te drejten nuk e kuptoj thelbin e kesaj proteste. Kjo rinia qe u cua per flamingot," te cilet nuk i kane pare ndonjehere me sy, eshte e njejta rini qe nuk leviz gishtin te kerkoj ashpersim te ligjeve per dhunen ne familje, apo per te drejtat e djemve shqiptar neper burgjet e botes, rikujtoj ketu rastin e Ilia Karelit ne burgun Grek kur une dhe 30 veta u ngritem te protestonim por te rinjte na shikonin nga kafja dhe qeshnin, apo te kerkojne nje bisede per probleme te tjera. Por per flamingot reagojne, dhe per Narten te cilen nuk e dine as se ku bie ne harte jane gati te bejne te ashtuquajturin "REVOLUCION". Kerkojne doreheqjen tuaj per ministrat apo kryetaret qe jane ne SPAK, po nje pyetje kam? Kush kerkoj te krijohej SPAKU? Ne kohe te PD dhe kur dilnin me video te filmuar, prape Berisha bente namin duke i mbrojtur, rikujtoj rastin e mbertheckave.

E kam filluar punen ne shtet kur iku Pd me 580 mije leke te vjetra dhe sot e kam 980,patjeter ka njerez qe jane ne veshtiresi ekonomike te medha, por pagat kane ndryshuar, kushtet e punes kane ndryshuar nga viti ne vit, e mbanim gjeneratorin gati per dritat qe na iknin, kishim frike te dilnim ne nje proteste se do vinte gjithe policia e shtetit me uniformat zhul e me kanatjeren qe i dilte nga barku e do rrihnin protestuesit apo me keq akoma do benin 21 Janarin. Droga, prostitucioni dhe vjedhjet ishin lajmi dites, por pa u godit asnjeher nga ligji, patjeter ka dhe tani, por te pakten shikojme ne lajme perdite si goditen nga ligji. Ne mbledhje te BE-se apo kudo neper bote ishim te paperfaqesuar se as e begeniste njeri Berishen apo ministrat e tij.

Per cfare po protestohet sot??? Vertet do ky popull ti rikthehet asaj kohe??? Dhe a eshte vertet populli qe e do kete gje apo jane thjesht njerez qe pretendojne se perfaqesojne popullin? Popull jam dhe une, por nuk mendoj si ata. Popull jam dhe une po nuk e dua doreheqjen tuaj, popull jam dhe une por nuk shaj, nuk shaj femrat qe kane mendim ndryshe nga une, nuk shaj njerezit me liber shpie vetem se nuk me pelqen logjika tyre, dhe po, dua qe Narta te cilen e njoh permendsh se jam vete Vlonjate te kete nje investim super te denje dhe te konkuroj krahe per krahe me Greqine, Italine apo cdo shtet tjeter per turizem. Dua ta shikoj emrin e Nartes dhe te Vlores te permendet kudo.

Si mund te besoj une te ndryshimi kur nje koment i tille do pasoje me 1000 sharje, mallkime dhe fyerje vetem sepse eshte ndryshe? Quhemi sufllaqexhinj, servila, apo me keq akoma Kurva vetem pse nuk mendojme si ta? Si mund te behet ky bullizim online dhe kjo dhune verbale vetem sepse nuk ndan te njejtin mendim? Pse duhet ta rrespektoj mendimin e tyre por per mendimin tim duhet te marr sharje dhe mallkime? Kjo eshte Shqiperia e sigurte? Shqiperia e sigurte fillon me argument, fillon me propozime, fillon me bashkebisedime per me te miren e Shqiperise.

Kur te shikoj qe nje nga kushtet te jete kerkesa per ashpersim te ligjeve per dhunen ne familje, per te kerkuar drejtesi per gjithe cunat Shqiptar qe ndodhen burgjeve te botes dhe nenat e tyre nuk e dine ku ndodhen, kur te shikoj qe kerkohet nje Shqiperi qe mund te komentosh pa frike se do shahesh me liber shpie, duke harruar qe nuk jemi me ne diktature, ateher do besoj ne kete proteste. Deri ne momentin qe te shikoj dicka te tille nuk kam pse protestoj./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve