16 Qershor 2026, 10:28
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas videos të postuar në rrjetet sociale nga ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani, ku ai shfaqej në Zvicër. Krahas videos, Zagani shkruante se teksa në Tiranë po zhvillohen protesta dhe qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, Kryeministri ndodhet jashtë vendit, duke ngrënë e pirë me lekët e shqiptarëve.
Në lidhje me këtë, kryeministri ka bërë një postim të gjatë në rrjetin social X. Ai shkruan se ishte i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë. Rama theksoi se gjatë tre dekadave në shërbim publik nuk ka udhëtuar kurrë privatisht me lekët e shtetit. Më tej ai shtoi se gjatë 13 viteve në detyrën e Kryeministrit, ai dhe familja e tij nuk kanë shkuar kurrë me pushime jashtë vendit.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit.. Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time. Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit. Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysëm me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona.
Por ky është një rast i mirë në kohën e duhur, për të vënë një pikë të qartë mbi “i”: Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që “s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”! Sot, dy dekada më vonë, nuk jam më natyrisht ai 40 vjeçari i pamësuar ende me qenërinë e arenës plot baltë të jetës politike, i cili humbte gjumin nga plagët përvëluese të shpifjeve dhe akuzave kriminale. Por e them me krenari, se ajo fjali e lëshuar asokohe nga dhimbja e nga ndjenja e turpit përpara njerëzve të mi dhe të gjithë atyre që më kishin besuar drejtimin e Tiranës, qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj edhe sot, përballë të gjithë atyre që më kanë besuar drejtimin e Shqipërisë.
Dhe mos e harroni asnjëherë: Kush shpif apo akuzon pa prova kundër jush, ose e ka bërë vetë atë për të cilën ju akuzon ose do ta bënte po të ishte në vendin tuaj, prandaj edhe gjelozia apo urrejtja ose të dyja bashkë e bëjnë t’i besojë çdo maskarallëku që nxjerr nga goja. Kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë falë rrjeteve sociale, lëndina ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi./Dosja.al
edi rama zvicer postim
Politike
16 Qershor 2026, 09:49
E.d
Marta Kos dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme Komisioni Europian është njohur në ...
Politike
16 Qershor 2026, 08:58
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj do të mbahet ditën e sotme në&nbs...
Politike
15 Qershor 2026, 23:17
I.A
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka përforcuar pozitën e saj në Kuvendin e Kosovës pas përditësi...
Politike
15 Qershor 2026, 22:35
D.S
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish duke ndarë një tjetër postim në rrjetet sociale.
Në nj...
Politike
15 Qershor 2026, 22:19
D.S
TIRANË- Hysamedin Ferraj, ish-kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është parë në protestat para Kryeministris...
Politike
15 Qershor 2026, 21:20
E. D
Dritan Zagani
ZVICËR- Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet kryeministri Edi Ra...
Politike
15 Qershor 2026, 20:56
E. D
Ferit Hoxha dhe Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se projekti i planifikuar në zonat e ...
Politike
15 Qershor 2026, 20:12
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i pyetur për thirrjet e qytetarëve "Berisha në burg, Rama...
Politike
15 Qershor 2026, 18:02
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Më 17 shkurt të këtij viti, studioja ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres” i shkroi zyrës s&...
Politike
15 Qershor 2026, 16:35
E. D
Pjerin Ndreu
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas vendimit të deputetes Marjana Koçekut p&eum...