LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë (PAMJET)

• Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish sot në protestën e 16, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. • Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët u grumbulluan si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë. • Me pankarta në duar dhe flamuaj, qytetarët brohorasin njëzëri: Dorëheqje, Edi Rama në burg, Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë. • Protesta janë mbajtur edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë si Vlora, Pogradeci, Durrësi, Shkodra, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama. Tubime madhështorë janë mbajtur edhe në jashtë vendit si Gjermania, SHBA dhe kudo ku ka shqiptarë.

11 artikuj për këtë temë.

25 MINUTA ME PARE

"Rama të japë dorëheqjen dhe të mos provokojë popullin"/ Protestuesi: Të rrethojmë parlamentin dhe kryeministrinë

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e
pamjet

TIRANË- Një protestues ka bërë thirrje publike për rrethimin e Parlamentit dhe Kryeministrisë në mënyrë paqësore, duke theksuar se nuk duhet të ketë përplasje me forcat e policisë. Gjatë fjalës së tij para kryeministrisë, qytetari i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të mos provokojë qytetarët. Ai u shpreh më tej se politikanët kanë dëmtuar sektorë të ndryshëm të vendit, përfshirë energjetikën, arsimin dhe shëndetësinë. 

"Të rrethojmë parlament dhe kryeministrinë në mënyrë paqësore. Pa u përplasur me policinë se janë vëllezërit tanë. Rama të tregohet i zgjuar. Të japë dorëheqjen dhe të mos provokojë popullin shqiptar. Se po e kapi ky popull do e zvarrisi deri te sheshi Skënderbej. Nuk ka zgjidhje tjetër, është fundërrina e komunizmit. Duhet qeveri e pastër. Rama në burg, Berisha në burg. Janë që të dy tradhtarë. Berisha na shiti hidrocentralet, na shiti shkollat, spitalet, i bëri private. Rama na shiti tokat, që na i dhanë me gjak," tha protestuesi./Dosja.al

31 MINUTA ME PARE

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën...

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e
pamjet

TIRANË- Gjatë protestës para Kryeministrisë, një vogëlush ka bërë thirrje të forta kundër figurave kryesore politike në vend. Vogëlushi bën thirrje: Rama në burg, Berisha në burg, Rama në burg. Ai ka përdorur edhe sloganin “Shqipëri e re”, duke iu bashkuar protestuesve që po protestojnë prej ditësh në Kryeqytet për largimin e Ramës. 

"Rama në burg, Berisha në burg, Rama në burg, Berisha në burg. Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën dhe mezi po presim të futet në burg. Tradhtarët duhet të shtypen si... Shqipëri e re, Shqipëri e re," tha vogëlushi./Dosja.al

43 MINUTA ME PARE

"Ambasadorët të na bashkohen"/ Emigranti nga Gjermania thirrje Berishës: Nëse e do Shqipërinë, jep dorëheqjen i pari, pas teje dhe Rama

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e

TIRANË- Një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në gjermani i është bashkuar sot protestës para kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë thirrje që Berisha të japë dorëheqjen i pari për të vijuar me pas me Edi Ramën. Emigranti gjithashtu u ka bërë thirrje dhe ambasadorëve të vendeve të BE që t’i bashkohen protestës.

“Jam nga Bulqiza, prej disa vitesh jetoj në Gjermani. Protestoj për veten. Por dhe për nënën time, 85 vjece që nuk merr pjesë dot në këtë protestë. I them Berishës; të lutem, jep dorëheqje si kryetar i PD. Ik ti i pari që të të ndjekë dhe tjetri. Nëse e do me të vërtetë këtë protestë. Nëse e do që Shqipëria të bëhet mirë ik ti i pari,” tha ai./Dosja.al

54 MINUTA ME PARE

"Brenda Unazës dhe korsi boshe për emergjenca"/ Publikohet rregullorja e marshimit

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e
pamje nga protesta

TIRANË- Një rregullore lidhur me marshimin e qytetarëve që zhvillohet pas protestës para Kryeministrisë lidhur me ndërtimin në Zvërnec është publikuar sot. Në rregullore janë listuar pesë pika, ku theksohet se marshimi do nis në orën 20:30 dhe do të mbahet brenda unazës duke mos u shpërndarë në grupe si dhe duke lënë korsi bosh në raste emergjence. 

Rregullorja e marshimit:

Marshimi nga sot do jetë brenda unazës

Marshimi nuk do të ndahet në grupe

Marshimi nuk duhet të mari drejtime spontane

Orari i fillimit të marshimit është 20:30

Marshim lë gjithmonë një korsi boshe për emergjenca./Dosja.al

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e

1 ORE ME PARE

"Rama tha që Shqipëria nuk është e jona, po e kujt është?”/ Protestuesja e vendosur: Nuk heqim dorë derisa të kemi një Shqipëri të re

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e

TIRANË- Një protestuese ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit ku u shpreh se Shqipëria nuk është vetëm e shqiptarëve. 

Gjatë fjalës së saj në podiumin para Kryeministrisë, ajo u shpreh se, protestuesit do t’i shkojnë deri në fund asaj që  kanë nisur.

Protestuesja shtoi se, turma nuk do ndalet deri në dorëheqjen e qeverisë.

“Do t’i shkojmë deri në fund kësaj që kemi nisur, këtu vendosim ne dhe nuk ndalemi deri në dorëheqjen e qeverisë. Nuk heqim dorë derisa të kemi një Shqipëri të re dhe një qeveri të re popullore. Rama tha që Shqipëria nuk është e Shqiptarëve, po e kujt është?”, tha qytetarja./Dosja.al

 

1 ORE ME PARE

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi nga kryeministria: Do ta shporrim këtë klasë politike, pa dhunë 

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e
Arben Kola

TIRANË- Një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola ka deklaruar se rruga për në aeroport u bllokua nga disa të rinj dhe jo nga organizatorët e kësaj lëvizjeje. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, Kola mohoi çdo përçarje brenda grupimeve që kanë marrë pjesë në marshime. Sipas tij, armiku i vetëm i përbashkët është Edi Rama dhe qeveria e tij.

Kola deklaroi se marshimi është organizuar nga grupe të rinjsh, të cilët i quajti “Gjenerata Z” dhe gjenerata më e bukur e shekullit XXI, ndërsa shtoi se do të jetë në ballë të protestave bashkë me studentët. Ai theksoi se protesta do të vijojë deri në realizimin e qëllimeve të saj, duke shtuar se rinia dhe diaspora janë pjesë e rëndësishme e lëvizjes. 

"Siç e keni parë në rrjetet sociale, shumë mendojnë se jemi përçarë. Nuk jemi përçarë. Ka pasur keqkuptime, ka tentativa, por nuk jemi për t’u akuzuar dhe për t’u armiqësuar me askënd. Armiku i vetëm sot, i përbashkët, është Edi Rama dhe qeveria e tij. Prandaj, që të kuptohemi, marshimi ka qenë i organizuar nga grupe të rinjsh, Gjenerata Z, por unë do të thoja gjenerata më e bukur e shekullit XXI. Duke qenë se marshimi nuk ka pasur të bëjë me grupin nismëtar, as me organizatorët, nga sot do të jem unë në ballë të marshimit bashkë me studentët.

Por studentët do të jenë pararoja e këtij marshimi me një pankartë të gjatë, sepse studentët kanë një betejë të pambaru ar në vitin 2018 dhe tani kemi shumë beteja derisa ky të ikë dhe kjo qeveri të shporret një herë e përgjithmonë. Që të qartësohemi me të gjithë shqiptarët, ne kemi thënë që kjo është protesta model. Kemi thënë që zemra e protestës është rinia dhe mërgata shqiptare. Si mund t’i ndalojmë njerëzit e mërgatës të vijnë me aeroplanë? E kuptoni që aeroporti është nyja kryesore e jetës, që na ka ndryshuar imazhin e Shqipërisë. Nga aty vijnë dhe shkojnë shqiptarët që jetojnë jashtë.

Ndaj të jetë e qartë për të gjithë: asnjëherë nuk do të ketë tentativë për në aeroport, sepse ai është edhe vendi ku turistë nga e gjithë bota na vijnë dhe na bashkohen këtu me ne në protestë. Jeta ime lidhet drejtpërdrejt me turizmin. Nuk kam as dyqane me qira, nuk kam as biznes, as shtëpi, por jetoj në një shtëpi me qira dhe jeta ime është e lidhur me turizmin. Ndaj nuk do të ketë dhunë deri në fund, derisa të shporret kjo klasë politike. E kemi thënë që kjo është revolta më e bukur popullore, revolucion që do ta çojmë deri në fund bashkë me ju. Dhe tani ju e dini që shumë nga kërcënimet që na vijnë, edhe privatisht, janë dora e Edi Ramës përmes dorës së Saliut. Opozitë e shitur, opozitë e shitur. Rama në burg, Berisha në burg," tha Arben Kola./Dosja.al

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e

TIRANË- Protestues janë drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit, ata kanë bërë thirrje kundër qeverisë, ku mes tyre është dëgjuar edhe “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”.

Me pankarta në duar dhe flamuaj, qytetarët brohorasin njëzëri: Dorëheqje, Edi Rama në burg, Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë. Protesta janë mbajtur edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, Vlora, Pogradeci, Durrësi, Shkodra, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama. Tubime madhështorë janë mbajtur edhe në jashtë vendit si Gjermania, SHBA dhe kudo ku ka shqiptarë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Sot protesta e 16 në Tiranë, nis marshimi nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, qytetarët njëzëri: Edi Rama jep dorëheqjen

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e
pamjet

TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish sot në protestën e 16, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët u grumbulluan si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë.

Me pankarta në duar dhe flamuaj, qytetarët brohorasin njëzëri: Dorëheqje, Edi Rama në burg, Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë. Protesta janë mbajtur edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, Vlora, Pogradeci, Durrësi, Shkodra, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama. Tubime madhështorë janë mbajtur edhe në jashtë vendit si Gjermania, SHBA dhe kudo ku ka shqiptarë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Berisha na ka mashtruar"/ Protestuesi: Rama ka afat deri të shtunën që të japë dorëheqjen ose do të përballet me...

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e
qytetari.

TIRANË- Një qytetar ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke kritikuar ashpër klasën politike në vend. Ai foli me tone të ashpra për kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur “tradhtari më i madh në këtë vend” dhe duke e akuzuar për largimin e të rinjve nga Shqipëria. Ai nuk kurseu kritikat as për Kryedemokratin Sali Berisha, duke i kërkuar të largohet nga politika.

 “Rama, je më tradhtari në këtë vend. Na keni larguar djemtë nga vendi. I lëmë kohë Ramës që të japë dorëheqjen deri të shtunën, se do të përballet me revolucionin e të rinjve. I them Sali Berishës që të largohet, se kemi që nga ’91 që na mashtron. Pensioni nuk më del. Paguaj drita e ujë dhe pak më ngelet," u shpreh qytetari./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Jam pacient i dializës”/ Qytetari në shesh: Shteti po bën maskaradë me ilaçet, na rimburson vetëm 6 muaj për gjithë jetën

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e

TIRANË- Një protestues ka deklaruar se, si pacient i dializës, nuk përballon dot çmimin e gjilpërave.

Në protestën e 16-të qytetare ai ka deklaruar se merr një asistencë sociale prej 8000 lekësh të cilat, nuk mjaftojnë për trajtimin e tij.

Ai u shpreh se, shteti po bën maskaradë me ilaçet, na rimburson vetëm 6 muaj për gjithë jetën.

“Edi Rama nuk udhëheq por sundon, ke ka kthyer parlamentin në Harrem. Jam këtu sepse jam pacient i dializës, nuk përballoj dot çmimin e gjilpërave pasi kam kembin 8000 lekë. Ka rimbursuar ilaçin për vetëm 6 muaj për gjithë jetën. Kjo është maskaradë, është të tallesh. Për të vdekur jemi të gjithë, por jo të në vendosin këmbën”, deklaroi ai./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Nis protesta kundër Ramës/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, qytetari thirrje kryeministrit: Jep dorëheqjen, shporru

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e

TIRANË- Në sheshin “Skënderbej” ka nisur grumbullimi iqytetarëve të parë në ditën e 16 të protestës. Edhe sot pritet që me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, pas grumbullimit të nisen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Qytetarët shprehen se kjo qeveri po i trajton qytetarët si kafshë dhe nuk i merr aspak parasysh kërkesat e tyre.

"Edi Rama nuk qeveris, Edi Rama sundon. Nëse Ramës i dhimbset turizmi, Shqipëria dhe populli, të japë dorëheqjen dhe të shporret," tha një qytetar./Dosja.al

protesta kunder rames

Sondazh

Poll

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve