16 Qershor 2026, 08:58
Nga DOSJA
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj do të mbahet ditën e sotme në GJKKO. Kujtojmë që seanca e fundit u zhvillua më datë 10 qershor, por u shty për shkak se mungonte mbrojtja. Ndërsa, kryebashkiaku i Tiranës mungoi për shkak të mbylljes në kafazin e xhamit, të cilën ai e ka cilësuar si të paligjshme dhe diskriminuese.
Gjatë seancës së fundit, treshja gjykuese i tha prokurorit të çështjes Ols Dado t’i çojë në qelinë e paraburgimit mijëra faqe të tjera dokumente Veliajt. Kjo pasi Veliaj ka pretenduar më parë se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet hetimore. Gjithashtu gjykata vijon të refuzoje këresën e tij për transemtimin live të seancës.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
gjkko erjon veliaj seanca
Politike
15 Qershor 2026, 23:17
I.A
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka përforcuar pozitën e saj në Kuvendin e Kosovës pas përditësi...
Politike
15 Qershor 2026, 22:35
D.S
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish duke ndarë një tjetër postim në rrjetet sociale.
Në nj...
Politike
15 Qershor 2026, 22:19
D.S
TIRANË- Hysamedin Ferraj, ish-kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është parë në protestat para Kryeministris...
Politike
15 Qershor 2026, 21:20
E. D
Dritan Zagani
ZVICËR- Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet kryeministri Edi Ra...
Politike
15 Qershor 2026, 20:56
E. D
Ferit Hoxha dhe Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se projekti i planifikuar në zonat e ...
Politike
15 Qershor 2026, 20:12
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i pyetur për thirrjet e qytetarëve "Berisha në burg, Rama...
Politike
15 Qershor 2026, 18:02
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Më 17 shkurt të këtij viti, studioja ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres” i shkroi zyrës s&...
Politike
15 Qershor 2026, 16:35
E. D
Pjerin Ndreu
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas vendimit të deputetes Marjana Koçekut p&eum...
Politike
15 Qershor 2026, 15:51
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale komentin e një qytetareje nga Vlora, e cila shprehet kundër pr...
Politike
15 Qershor 2026, 15:30
D.S
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka konfirmuar zyrtarisht mbështejen e saj ndaj protestës qytetare që po zhvillohet në kryeqyt...