16 Qershor 2026, 11:17
Nga E.d
Ina Zhupa
TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Senatit francez, të kryesuar nga Jean-François Rapin. Gjatë bisedës, Zhupa ngriti shqetësimin për ndërtimet në zonat e mbrojtura dhe prezantoi kundërshtimin e saj ndaj Ligjit 21/2024, duke i informuar senatorët francezë edhe për nismën e depozituar për shfuqizimin e tij.
Sipas Zhupës, bashkëbiseduesit ndanë eksperiencën franceze në mbrojtjen e bregdetit dhe hapësirave natyrore, ndërsa diskutimet u fokusuan edhe te mundësitë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Francës në këtë fushë.
Statusi i plotë i Ina Zhupës:
Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Senatit francez, të kryesuar nga z.Jean-François Rapin të shoqëruar nga Ambasadorja e Francës në Shqipëri znj. Catherine Suard, ku diskutuam për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Senatorët e nderuar ndanë shqetësimin e tyre për ndërtimet në zonat e mbrojtura në Shqipëri dhe sollën shembuj nga përvoja franceze në mbrojtjen e bregdetit dhe të hapësirave natyrore, përfshirë politikat e konsoliduara për ruajtjen e vijës bregdetare dhe institucionet e krijuara për këtë qëllim gjatë reformave të ndërmarra në Francë.
I informova në detaje mbi rrugëtimin e Ligjit 21/2024, i cili hapi rrugën për lejimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura, si dhe për qëndrimin tonë të palëkundur kundër tij. Gjithashtu, i vura në dijeni për nismën që kam depozituar për shfuqizimin e këtij ligji dhe kërkova mbështetjen e partnerëve dhe institucioneve evropiane për rikthimin e standardeve të mbrojtjes së natyrës, në përputhje me parimet dhe kërkesat e Bashkimit Evropian.
Biseda u shtri edhe mbi potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria për të zhvilluar një turizëm cilësor dhe të qëndrueshëm, në harmoni me natyrën dhe trashëgiminë kulturore. Bashkëpunimi me Francën mund të sjellë modele të suksesshme dhe përvoja të vlefshme për të ndërtuar një zhvillim që respekton mjedisin dhe u shërben brezave të ardhshëm./Dosja.al
ina zhupa jean-françois rapin zonat e mbrojtura
Politike
16 Qershor 2026, 10:43
E.d
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca në themel për gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj sapo ka nisur në ambientet...
Politike
16 Qershor 2026, 10:28
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas videos të postuar në rrjetet sociale nga ish-oficeri i Antidrogës, Drit...
Politike
16 Qershor 2026, 09:49
E.d
Marta Kos dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme Komisioni Europian është njohur në ...
Politike
16 Qershor 2026, 08:58
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj do të mbahet ditën e sotme në&nbs...
Politike
15 Qershor 2026, 23:17
I.A
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka përforcuar pozitën e saj në Kuvendin e Kosovës pas përditësi...
Politike
15 Qershor 2026, 22:35
D.S
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish duke ndarë një tjetër postim në rrjetet sociale.
Në nj...
Politike
15 Qershor 2026, 22:19
D.S
TIRANË- Hysamedin Ferraj, ish-kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është parë në protestat para Kryeministris...
Politike
15 Qershor 2026, 21:20
E. D
Dritan Zagani
ZVICËR- Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet kryeministri Edi Ra...
Politike
15 Qershor 2026, 20:56
E. D
Ferit Hoxha dhe Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se projekti i planifikuar në zonat e ...
Politike
15 Qershor 2026, 20:12
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i pyetur për thirrjet e qytetarëve "Berisha në burg, Rama...