16 Qershor 2026, 11:22
Nga E.d
Erion Veliaj
TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka paraqitur ditën e sotme pesë kërkesa në seancën e cila po zhvillohet në GJKKO. Fillimisht ai kërkoi lejimin e kamerave për të regjistruar live procesin ndaj kryebashkiakut Veliaj. Kjo me argumentin se moslejimi i kamera në sallë përbën një goditje të drejtëpërdrejtë të drejtës kushtetuese që kanë mediat për të transmetuar live.
Së dyti, Ndreca kërkoj që të krijohen kushtet që Veliaj të marrë pjesë në gjyq, jashtë kafazit të xhamtë. Në lidhje me këta, ai tha se Veliaj nuk paraqet asnjë rrezikshmëri mbi mbarëvajtjen e procesit, ndaj duhet të jetë i lirë krah avokatit. Gjithashtu ai kërkoi që SPAK të japë informacion, si është administruar kallëzimi nga Nesti Angoni.
“Unë kërkoj lejimin e kamerave për të regjistruar live këtë proces. Fakti që vjen në sallë një punonjëse administrative dhe pyet kush është dakord e kush jo, kjo është ndërhyrje në punët e gjykatës. Vendimmarrjen e merr trupa gjyqësore. Moslejimi i kamera në sallë është një goditje e drejtëpërdrejtë e të drejtës kushtetuese që kanë mediat për të transmetuar live.
Së dyti, kërkoj që t’i krijohen kushtet zotit Veliaj të marrë pjesë në gjyq, jashtë kafazit, në krah të avokatit. Mosprezenca e tij, ndikon drejtpërdrejt në proces. Ka një korespondencë mes Komitetit të Helsinkit dhe GJKKO, ku përmendet cenimi i dinjiteti me mbajtjen e të pandehurve në kafazin e xhamit.
Veliaj nuk paraqet asnjë rrezikshmëri mbi mbarëvajtjen e procesit. Kërkoj që Veliaj të jetë i lirë krah avokatit, që të realizojë mbrojtjen, si Kushtetuta i garanton. Së treti, për sa kohë nuk jemi njohur me provat digjitale, na jepni mundësinë për të bërë kërkesa për pavlefshmëri aktesh, pasi të jemi njohur me provat digjitale.
Së katërti, kemi kërkuar nga SPAK të na vendosë në dispozicion, si është administruar kallëzimi nga Nesti Angoni. Së pesti, vlerësojmë se seanca 1 herë ne javë nuk garanton mbrojtje efektive, është afat shumë i ngushtë. Të paktën te jenë dy javë nga një seancë në tjetrën.”, tha Ndreca./Dosja.al
plarent ndreca erion veliaj gjkko
Politike
16 Qershor 2026, 11:17
E.d
Ina Zhupa
TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin e Kom...
Politike
16 Qershor 2026, 10:43
E.d
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca në themel për gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj sapo ka nisur në ambientet...
Politike
16 Qershor 2026, 10:28
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas videos të postuar në rrjetet sociale nga ish-oficeri i Antidrogës, Drit...
Politike
16 Qershor 2026, 09:49
E.d
Marta Kos dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme Komisioni Europian është njohur në ...
Politike
16 Qershor 2026, 08:58
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj do të mbahet ditën e sotme në&nbs...
Politike
15 Qershor 2026, 23:17
I.A
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka përforcuar pozitën e saj në Kuvendin e Kosovës pas përditësi...
Politike
15 Qershor 2026, 22:35
D.S
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish duke ndarë një tjetër postim në rrjetet sociale.
Në nj...
Politike
15 Qershor 2026, 22:19
D.S
TIRANË- Hysamedin Ferraj, ish-kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është parë në protestat para Kryeministris...
Politike
15 Qershor 2026, 21:20
E. D
Dritan Zagani
ZVICËR- Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet kryeministri Edi Ra...
Politike
15 Qershor 2026, 20:56
E. D
Ferit Hoxha dhe Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se projekti i planifikuar në zonat e ...