LIVE UPDATES
Insights

Si u bë Turqia qendra globale e shkëmbimit të pengjeve dhe të burgosurve

Në kabinat e secilit prej avionëve, pilotët po lundronin nëpër retë e dendura drejt një zone të veçantë të aeroportit të kryeqytetit turk, kur zëri i oficerit dha ​​direktiva në një linjë komunikimi të sigurt nga përgjimet. Ai i paralajmëroi se nuk do të kishte leje për t’u ulur derisa ekuipazhet e tyre t’i nënshtroheshin një procedure verifikimi që përfshinte dërgimin e mesazheve me fotot mbi çdo pasagjer që ndodhej në bord.

20 Dhjetor 2023, 09:10 Nga a.d

Si u bë Turqia qendra globale e shkëmbimit të pengjeve dhe

Nga Joe Parkinson, Drew Hinshaw, James Marson & Aruna Viswanatha “Wall Street Journal

Aeroporti Esenboga, Ankara, Turqi - Dy avionë, njëri amerikan dhe tjetri rus, po i afroheshin të njëjtës pistë. Secili kishte në bord një të burgosur, dhe të dy monitoroheshin nga një oficer i inteligjencës turke që ndodhej në kullën e kontrollit.

Në kabinat e secilit prej avionëve, pilotët po lundronin nëpër retë e dendura drejt një zone të veçantë të aeroportit të kryeqytetit turk, kur zëri i oficerit dha ​​direktiva në një linjë komunikimi të sigurt nga përgjimet. Ai i paralajmëroi se nuk do të kishte leje për t’u ulur derisa ekuipazhet e tyre t’i nënshtroheshin një procedure verifikimi që përfshinte dërgimin e mesazheve me fotot mbi çdo pasagjer që ndodhej në bord.

Nuk do të kishte kamera, as vonesa apo ndryshime të itinerarit, dhe as armë. Dy muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, Turqia po futej në botën e fshehtë të ndërmjetësimit të pengjeve, duke orkestruar një shkëmbim shumë të kujdesshëm midis dy fuqive armiqësore.

Brenda pak minutave, në telefonin e oficerit turk mbërritën fotot e pasagjerëve rusë dhe amerikanë, fytyrat e të cilëve përputheshin me ato të përmendura në një listë të përgatitur paraprakisht gjatë ditëve të përgatitjes për këtë shkëmbim. Kontrolli i trafikut ajror sinjalizoi lejen për uljen në tokë, dhe dy avionët u ndalën në distancën e rënë dakord prej

300 metrash, me motorët e tyre ende të ndezur, ndërsa dyert e tyre u hapën përballë njëri-tjetrit.

Nga avioni i parë, i veshur me një bluzë ngjyrë kafe dhe pantallona kaki, dhe me një dosje të verdhë, doli Konstantin Yaroshenko, një pilot rus i dënuar për trafik kokaine në SHBA. Nga tjetri, me shpinën e kërrusur dhe i rraskapitur pas 3 grevave të urisë 6-ditore në koloninë e largët penale IK-12 në Rusi - zbriti ish-marinsi amerikan Trevor Reed.

Shkëmbimi i 27 prillit 2022, i përshkruar në detaje ekskluzive nga zyrtarë turq dhe amerikanë dhe një person tjetër i pranishëm, ishte i pari nga disa shkëmbime pengjesh që kanë ndodhur muajt e fundit në Turqi. Midis tyre, edhe një shkëmbim të burgosurish të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë në shtator të vitit të kaluar, që ishte më i rëndësishmi që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë.

Kohët e fundit, Turqia e ka ndihmuar Katarin të ndërmjetësojë midis Izraelit dhe Hamasit në përpjekjen për të siguruar lirimin e rreth 200 pengje izraelite dhe të huaj, përfshirë 12 amerikanë, të rrëmbyer gjatë inkursioni të militantëve nga Gaza më 7 tetor.

Që nga kulmi i Luftës së Ftohtë, nuk kanë ndodhur kaq shumë shkëmbime të burgosurish midis shteteve armiqësore. Midis atyre që mbahen në Rusi përfshihet gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich dhe ish-marinsi amerikan Paul Whelan, që të dy të akuzuar për spiunazh, pretendim që hidhet poshtë nga ata dhe vetë qeveria e SHBA-së.

“Në lidhje me këtë çështje ne kemi kontakte me partnerët tanë amerikanë në këtë drejtim. Shpresoj se do ta gjejmë një zgjidhje”- tha javën e kaluar presidenti rus Vladimir Putin. Praktika në rritje e marrjes së pengjeve nga vendet rivale, është bërë kaq shumë e përhapur saqë administrata Biden e ka shpallur atë një emergjencë kombëtare.

Por qeveritë që po përdor tani SHBA-ja, për të ndërmjetësuar me këtë botë pirate të rrëmbimeve në këmbim të shpërblimeve monetare, e njohin shumë mirë lojën. Në vitin 2018, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë në Turqi për “arrestimin e padrejtë” të Andrew Brunson, një pastor ungjillor nga Karolina e Veriut, duke e hequr nga lista pas lirimit të tij.

Vitin e kaluar, kur zyrtarët rusë dhe amerikanë të shërbimeve sekrete diskutuan se cili vend mund të pranojë të përdoret si një palë e tretë ku të kryhen shkëmbimet, duke pasur parasysh kufizimet e udhëtimit në shumë vende ndaj zyrtarëve rusë, të dyja palët ranë dakord mbi Turqinë.

“Gjithçka ka të bëjë me besimin. Këtu angazhohet diplomacia e shërbimeve sekrete”- thotë një zyrtar i lartë turk. Nëse dikur ishte Zyrihu, Vjena dhe e ashtuquajtura Ura e Spiunëve që lidhte Berlinin Lindor me Berlinin Perëndimor, që ofronin terrenin për shkëmbimet e spiunëve apo zbatimin e marrëveshjeve mbi pengjet, baza është zhvendosur dukshëm në lindje.

Sepse Rusia ka shtuar Zvicrën dhe Austrinë, dy shtete historikisht neutrale, në “listën e saj të vendeve jomiqësore”, sepse ato iu bashkuan sanksioneve evropiane. Diplomatët zviceranë, që uleshin dikur në rreshtin e parë duke ndërmjetësuar në konfliktet midis superfuqive të shekullit XX-të, ankohen tani se nuk po përfillen më.

Tani Turqia - anëtare e NATO-s, që e furnizon ende Rusinë me mallra të lidhura me ushtrinë, dhe nga ana tjetër i shet Ukrainës dronët ushtarakë të projektuar nga dhëndri i presidentit Recep Tayyip Erdogan - është në qendër të një grupi ndërmjetësuesish në Lindjen e Mesme që po grumbullojnë shumë ndikim diplomatik, duke pritur shkëmbimet e të burgosurve, bisedimet e paqes dhe negociatat në prapaskenë.

Katari, një aleat i SHBA-së, që nga ana tjetër mirëpret zyrën politike të Hamasit, ndihmoi në shkëmbimin në shtator të 5 amerikanëve të burgosur me disa të burgosur iranianë, dhe qasjen e Teheranit tek një fond prej 6 miliardë dollarësh të ardhura nga nafta që ishte ngrirë në kuadër të sanksioneve.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga partnerët më të afërt ushtarakë të Amerikës në Lindjen e Mesme - sot një qendër e tregtimit të naftës ruse - ndodhi vitin e kaluar shkëmbimi i basketbollistes amerikane Brittney Griner me trafikantit rus të armëve Viktor Bout.

Ndërkohë Arabia Saudite - e cila ka punuar me Turqinë për të ndihmuar në lirimin e qytetarëve amerikanë dhe britanikë të marrë si robër lufte teksa luftonin ndaj forcave ruse në Ukrainën Lindore - ka burgosur gjithashtu qytetarë amerikanë me dënime të gjata për kritikat ndaj regjimit të princit të kurorës Mohammed Bin Salman.

Megjithatë Uashingtoni e ka falënderuar Arabinë Saudite për rolin e saj në lehtësimin e shkëmbimeve të të burgosurve me Rusinë. Por ndryshimi i kësaj qasje diplomatike, dëmton një nga shtyllat e planit qendror të politikës së jashtme të administratës Biden, që e sheh SHBA-në në një garë midis demokracive kundër qeverive autoritare.

Në realitet, varësia e Amerikës nga Turqia, Arabia Saudite apo Emiratet e Bashkuara Arabe për të ndihmuar në zgjidhjen e krizave të pengjeve dhe mosmarrëveshjeve të tjera, i kanë zhvendosur në fund të luftës së prioritete të dhënat e këtyre vendeve për zbatimin e të drejtave të njeriut apo lulëzimin e tregtisë së tyre me Rusinë.

Para luftës, Biden e përjashtoi Turqinë nga Samiti për Demokracinë i vitit 2021. Po ashtu ai paralajmëroi se marrëdhënia e saj me SHBA-në do të varej nga liritë që do të garantonte në vend. Vitin e ardhshëm - kur Turqia nisi ndërmjetësimin midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë - Biden e lavdëroi Erdoganin në një samit të liderëve nga të gjithë anëtarët e NATO-s.

“Dua t’iu them që jeni duke bërë një punë të shkëlqyer”- i tha ai. Një rol të fshehtë në diplomacinë e pengjeve nga ana e Turqisë luan edhe Hakan Fidan, shefi veteran i spiunazhit, të cilin Erdogan e quan “rojtari i tij sekret”. Pak i njohur jashtë Lindjes së Mesme, Fidan u bë i njohur si kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës të Turqisë, ose MIT, ku ai hartoi strategjinë rajonale të Turqisë për të mbështetur rebelët sirianë që luftojnë ndaj regjimit të Bashar Al-Asad.

Më pas, ai e ndihmoi Erdoganin të sabotonte një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016.

Në qershor, Erdogan e promovoi atë në postin e Ministrit të Jashtëm, teksa e zëvendësoi me këshilltarin e tij kryesor Ibrahim Kalin. Ish-oficeri i ushtrisë që ka studiuar për politikë dhe shkenca administrative në Universitetin e Merilendit në SHBA, Hakan Fidan u bë shefi më i ri i inteligjencës në Turqi në vitin 2010 në moshën 42 vjeçare.

Ai rrallë ka dhënë intervista. Në qershor, Erdogan e bëri atë Ministër të Jashtëm. Ish-oficerët e CIA-s që kanë punuar me të, thonë se ai kultivoi kontakte të ngushta me Uashingtonin dhe Moskën. Dy muaj pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, SHBA dhe Rusia dërguan kërkesa në zyrën e Fidanit.

A do të ndihmonte ai në lehtësimin e një shkëmbimi të burgosurish në Stamboll? Fjala ishte për lirimin e Reed në këmbim të Yaroshenkos. Turqia nuk kishte organizuar kurrë një shkëmbim të tillë të burgosurish midis fuqive të mëdha, dhe vendit i mungonte një protokoll për këtë çështje.

Fidan ia dorëzoi kërkesën Erdoganit dhe ai pranoi. Krerët e spiunazhit të SHBA-së dhe Rusisë në Ankara u transferuan në selinë qindore MIT, për t’u dakordësuar mbi hapat që do të ndiqeshin për këtë shkëmbim. Brenda disa ditësh, MIT u kishte dërguar të dyve një mesazh që përshkruante detajet: oraret dhe vendndodhjet e sakta ku do të uleshin fluturimet, sa njerëz do të ishin në bord dhe rregullat e veprimit.

Një kusht i rëndësishëm: Për të ruajtur sekretin, asnjëra palë nuk do ta filmonte ose fotografonte shkëmbimin. Reed, 32 vjeç, nga Granbury, Teksas, ishte dërguar dikur në Camp David, ku detyrat e tij përfshinin mbrojtjen e zëvendëspresidentit të atëhershëm Joe Biden. Gjatë një udhëtimi për të takuar të dashurën e tij ruse, ai u burgos dhe u dënua me 9 vjet për sulmin e dyshuar ndaj policisë së Moskës pas një nate me miqtë në një bar.

Reed e mohoi akuzën duke pretenduar se rusët nuk dhanë asnjë provë të besueshme mbi pretendimin. Edhe Departamenti i Shtetit e shpalli “të arrestuar gabimisht”. Në prillin e vitit 2022, Reed ishte në vitin e tretë të burgimit, i mbajtur në IK-12, një burg qindra km në lindje të Moskës.

Ai u shkroi prindërve të tij Joey dhe Paula, ku i përshkruante gjendjen e rënduar fizike dhe psikologjike. Prindërit e Reed nisën një fushatë presioni, duke qëndruar në shi jashtë Shtëpisë së Bardhë me pankarta në duar. Një ditë ata u pritën nga presidenti pasi një gazetar i CNN pyeti Biden për gjendjen e tyre.

Biden i ftoi brenda dhe pas një diskutimi emocional, autorizoi një marrëveshje për të shkëmbyer Reed me Yaroshenkon, pilotin rus të burgosur në SHBA. Disa ditë më vonë, rojet e burgut i dhanë Reed një letër. Ishte një kërkesë e drejtpërdrejtë për Vladimir Putin për falje,  të cilën ai e refuzoi ta nënshkruante.

Ambasadorit i SHBA në Rusi u detyrua t’i telefononte për t’i thënë “Nëse e firmos atë letër, nuk do të pendohesh”. Ai u bind dhe firmosi. Disa muaj më vonë shkoi si vullnetar për të luftuar në Ukrainë kundër rusëve. Ai u plagos në këmbë në rrethinat e qytetit strategjik Bakhmut. U evakuua në Gjermani nga një organizatë joqeveritare dhe tani është rikthyer në SHBA.

Marrë me shkurtime

te burgosur turqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet