All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Insights

"Kosova"/ Çështja që rrezikon të hedhë në erë trashëgiminë politike të Aleksandër Vuçiç

Vucic dhe partia e tij po u kujtojnë serbëve se nuk kanë qenë më mirë ekonomikisht që nga shembja e Jugosllavisë.

17 Dhjetor 2023, 09:28 Nga a.d
"Kosova"/ Çështja që rrezikon të hedhë
aleksander vucic
All - Paragraf - 1

Nga Andrea Dudik & Misha Savic “Bloomberg”

Në fillim të këtij vitit, presidenti serb Aleksandar Vucic bëri shaka me mënyrën se si e sheh  gjendjen e sërbëve të cilët ai po i udhëheq prej gati një dekade: “Njerëzit po lodhen me mua”. Ish-ministri i Informacionit për udhëheqësin e dikurshëm autoritar jugosllav Slobodan Miloshevic, po e drejton partinë e tij në zgjedhjet parlamentare të së dielës duke u thënë votuesve se ky do të jetë akti i tij i fundit. Propozimi i fundit Vucic drejtuar serbëve është që ta lënë atë të tërhiqet, pasi u përpoq t`i jepte fund luftës së fundit ballkanike dhe ta çonte vendi në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sondazhet tregojnë se aleati i dikurshëm 53-vjeçar i Vladimir Putinit, po shkon sërish drejt një fitoreje të lehtë. Vucic mbetet politikani më popullor i në Serbi, dhe Partia e tij Progresiste është shumë përpara. Por ajo që do të jetë me siguri më pak e lehtë, është mënyra se si ai do të arrijë të lërë trashëgiminë që dëshiron si njeriu që e rindërtoi Serbinë.

Sjellja tradicionale e balancuar midis Lindjes dhe Perëndimit që ka ndjekur prej kohësh Serbia, u nxor jashtë loje nga pushtimi rus i Ukrainës në fillim të vitit të kaluar, teksa vendi nuk është ende pranë normalizimit të raporteve me Kosovën, një parakusht i anëtarësimit në BE për të dyja vendet.

Ndërkohë kritikët thonë se një tipar dallues i fuqisë së Vucic ka qenë shtypja e opozitës, e lirisë së medias, dhe akuzat për nepotizëm. Vucic dhe partia e tij po u kujtojnë serbëve se nuk kanë qenë më mirë ekonomikisht që nga shembja e Jugosllavisë.

Kjo ka ndodhur pjesërisht për shkak të marrëveshjeve të biznesit që ai ka nënshkruar me Kinën, Lindjen e Mesme dhe Rusinë, së bashku me vendet e BE-së që kolektivisht kanë qenë burimi më i madh i investimeve dhe subvencione. Aktualisht dy kompanitë më të mëdha eksportuese në Serbi tani janë kineze.

Ndërkohë një kompani tjetër kineze po ndërton një pjesë të linjës hekurudhore midis Beogradit dhe Budapestit, një nga projektet më ambicioze të rajonit. Presidenti Vucic, që u rizgjodh në krye të detyrës vitin e kaluar me një diferencë të madhe me rivalët, krenohet se ka sjellë vite të tëra stabiliteti për ekonominë, dhe se e ka përmirësuar imazhin e një shteti që në vitet 1990 ishte nën sanksionet ndërkombëtare.

Që kur u ngjit në pushtet në vitin 2014, fillimisht si kryeministër, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Serbisë është dyfishuar, i nxitur nga projektet e mëdha të infrastrukturës. Midis 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë anëtarësimin në BE, Serbia tërheq aktualisht 2/3 e të gjitha investimeve të huaja direkte.

Shkalla e papunësisë ka rënë në vetëm 9 për qind, nga 25 për qind që ishte me herët. Njerëzit e kanë ndjerë përmirësimin e ekonomisë në xhepat e tyre, teksa Vucic i ka përdorur vazhdimisht fondet shtetërore për të pasuruar votuesit e tij.

Paga mesatare mujore gati është dyfishuar, duke arritur në rreth 800 dollarë. Vucic premton ta rrisë në 1500 dollarë deri në vitin 2027, vit kur edhe i mbaron mandati aktual presidencial. Milan Staniç, një fermer 56-vjeçar, i përdori subvencionet e qeverisë për të 3-fishuar sipërfaqen e arës së tij me mollë në periferinë veriore të kryeqytetit serb.

“Unë jam brezi i tretë i fermerëve në familjen time, dhe nuk kemi pasur kurrë kaq shumë mbështetje nga shteti”- u shpreh ai pas nënshkrimit të një kontrate për të eksportuar mollët  në Lindjen e Mesme dhe Azi. Megjithatë, kundërshtarët e Vucic thonë se ai po e drejton vendin më shumë si një çiflig të tijin personal, se sa si një anëtar i mundshëm i BE-së.

Ata thonë se projektet në infrastrukturë janë financuar përmes huave të shumta, në një kohë që projekte si një kompleks i madh banim buzë lumit Sava në Beograd ka shkaktuar shumë debate. Nga ana e tij Vucic e hedh poshtë këtë akuzë duke thënë se borxhi publik mbetet nën nivelin 60 për qind të PBB-së, dhe se edhe kundërshtarët e tij e politikë kanë blerë apartamente në kompleksin buzë lumit.

Dhjetëra mijëra protestues e akuzuan presidentin për kultivimin e “kulturës së dhunës” pas 2 ngjarjeve të renda në maj, kur persona të armatosur vranë 19 njerëz në 2 masakra të ndodhura brenda 3 ditësh. Që nga ajo kohë blloku liberal pro-perëndimor, ka mbajtur protesta të përjavshme kundër autoriteteve, të cilat Vucic i ka cilësuar si përpjekje për të shfrytëzuar politikisht ngjarjet tragjike.

Por gradualisht ato janë zbehur. Ndërkohë presidenti serb ka përpara sfidën ndoshta më të vështirë: e ardhmja e raporteve me Kosovën, shteti që shpalli pavarësinë në vitin 2008, por që  Serbia vazhdon ta konsiderojë si zemrën e saj historike.

Ndërsa është kritikuar nga BE dhe SHBA për zvarritjen e qëllimshme të bisedimeve për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, fakti që mbetet i angazhuar në to e vendos Vucic në një pozicion të pasigurt brenda vendit.

Shumica e partive politike nuk duan që Serbia ta njohë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës, prandaj ashtu si me investimet në ekonomi, ai duhet të kërkojë konsensus. Njëri prej tyre është ai me ish-mentorin e tij Vojislav Sheshelj, liderin e Partisë Radikale të ekstremit të djathtë, që u padit për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Radikalët mund të ndihmojnë ekipin e Vucic të qëndrojë në pushtet në Bashkinë e Beogradit, ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale në të njëjtën ditë me ato parlamentare. Në një intervistë dhënë muajin e kaluar, Sheshelj e përmblodhi kështu sfidën që ka përpara Vucic. “Askush nuk do të na detyrojë të pranojmë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës. Çdo qeveri që do ta bënte këtë, do të rrëzohej menjëherë”- tha ai. Ndërkohë, liderët e dy grupeve më të mëdha opozitare të krahut të djathtë thonë se Vucic po tregohet shumë i butë në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja me Prishtinën.

Megjithatë, partia e Vucic është shumë përpara. Sipas sondazheve ajo ka rreth 44 për qind të votave, ndërsa aleatët e tij socialistë, të cilët garojnë veçmas, pritet të marrin rreth 10 për qind të votave, duke iu dhënë atyre një shumicë të fortë.

Ndërkohë presidenti premton të mos e ndryshojë kushtetutën, për të pasur mundësi të garojë sërish edhe pas vitit 2027, megjithëse i ka mbushur institucionet kryesore me aleatë që do të vazhdojnë ta drejtojnë më tej Serbinë. Këto përfshihen kryeministrja Ana Brnabic, Guvernatori i Bankës Qendrore dhe Ministrin i tij i Mbrojtjes, që ka marrë drejtimin e Partisë Progresive.

“Mandati i ri duhet të na sjellë në pikën pa kthim në raport me të kaluarën”- tha Vucic në një intervistë të kohëve fundit për televizionin TV Prva. Dhe kur Serbia të mbërrijë në atë pikë, Vucic gati 2 metra i gjatë, thotë se pasi të përfundojë mandatin e tij të fundit do të stërvitet për t’u bërë trajner basketbolli.

aleksander vucic

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Insights 4 Dhjetor 2023, 11:11 a.d

A mund të “eliminohet” vërtet Hamasi?

Foto ilustruese Nga Nadim Koteich “The Spectator” Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mbajti javën e kaluar një q&eum...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës