LIVE UPDATES
Insights

Sfidat e mëdha që e presin botën gjatë vitit 2024

18 Dhjetor 2023, 08:37 Nga a.d
Sfidat e mëdha që e presin botën gjatë vitit 2024
Foto ilustruese

Nga Murat Yeşiltaş “Daily Sabah”

Ngjarjet e vitit 2023, i kanë diversifikuar ndjeshëm skenarët e mundshëm gjeopolitikë dhe strategjikë mbi atë që mund të ndodhë në vitin 2024. Mbi 4 miliardë njerëz, do të marrin pjesë në zgjedhje gjatë vitit të ardhshëm, duke veçuar zgjedhjet shumë të rëndësishme

në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Mbretërinë e Bashkuar, Indi, Tajvan dhe Bangladesh.

Çështjet kryesore si Ukraina, Gaza, Tajvanit, programi bërthamor i Iranit, konflikti izraelito-arab në Lindjen e Mesme, pasiguria mbi çmimet e energjisë dhe zhvillimet e paparashikuara për shkak të ndryshimeve klimatike, mund të nxisin ndryshime që do ndikojnë shumë tek politika ndërkombëtare.

Gjatë 24 muajve të fundit, 78 konflikte janë rindezur plotësisht ose konfliktet dikur të ngrira, kanë rihyrë në fazat aktive të konfliktit të nxehtë. Ky është një nga aspektet më të spikatura që përcakton edhe peizazhin e konfliktit brenda sistemit ndërkombëtar.

Një kaos sistematik

Ka ende një pasiguri e madhe në lidhje me ndryshimet sistematike dhe transformimet, ku kryesori ka të bëjë me pozicionin e SHBA-së. Një sfidë serioze ndaj pozitën globale të SHBA-së vazhdon të ekzistojë në fusha të ndryshme. Ndërsa Kina nuk mund ta balancojë aktualisht SHBA-në aspektin ushtarak, në të ardhmen e afërt ajo do të ketë potencialin për ta bërë këtë në sektorë të veçantë.

Kjo perspektivë mund t’i japë Kinës një fuqi balancuese rajonale kundër SHBA-së. Për më tepër, po shohim një sulm të dukshëm ndaj pranisë ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme, sidomos pas ngjarjeve të 7 tetorit, gjë që e rrezikon pozicionin e saj.

Në rrafshin ekonomik, SHBA-ja kryeson si një nga ekonomitë më të mëdha, duke tejkaluar ekonomitë e Evropës dhe Kinës të marra së bashku. Megjithatë, peizazhi ekonomik global vazhdon të dëshmojë sfida të rëndësishme për hegjemoninë ekonomike të SHBA-së, veçanërisht nga fuqitë rajonale si India.

Ndërkohë në aspektin diplomatik, epërsia morale e SHBA-së duket e zvogëluar, veçanërisht gjatë konfliktit të Gazës, duke e dobësuar besueshmërinë e diplomacisë amerikane. Synimi i administratës së Joe Biden për të krijuar një rend ndërkombëtar bazuar tek rregullat ka dështuar, gjë që ka nxitur justifikimin e sjelljeve të padisiplinuara nga ana e aktorëve të tjerë në skenën globale.

Një shqetësim tjetër sistematik, është pushtimi i vazhdueshëm i Ukrainës nga Rusia. Objektivat e pandryshuara gjeopolitike të Rusisë, synojnë ta shndërrojnë Ukrainën në një shtet të privuar nga dalja në Detin e Zi. Me anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe mundësinë e hyrjes së Suedisë, qëllimi i Rusisë është forcuar akoma më shumë.

Por presidenti rus Vladimir Putin, nuk ka gjasa ta përmbushë atë ambicie deri në vitin 2024. Rrjedhimisht, në konfliktin ukrainas kemi një ngërç, me një dallim midis intensitetit të lartë operacional dhe paaftësisë së Moskës për të arritur aspiratat e saj gjeografike.

Ndërsa Perëndimi po i ofron Ukrainës një ndihmë të konsiderueshme ushtarake, ai nuk e ka zhvendosur në ndonjë mënyrë vendimtare situatën në terren kundër Rusisë. Nga ana tjetër, nuk ka një progres diplomatik domethënës, dhe kjo e pengon avancimin e Ukrainës drejt negociatave të paqes, të cilat varen nga tërheqja e plotë e trupave ruse nga territori ukrainas. Plani i paqes i Ukrainës duket i çimentuar, duke parashikuar një vazhdimësi të status quo-së aktuale edhe në vitin 2024, teksa zgjedhjet presidenciale në SHBA mund të ndikojnë në zhvillimet në Ukrainë. Po kështu, zgjedhjet e ardhshme në Rusi nuk kanë gjasa ta sfidojnë presidencën e Putinit, duke konsoliduar më tej pushtetin e tij, në rast se s’do të ketë ndonjë ngjarje të paparashikuar.

Kjo mund të ndikojë tek raportet Rusi-Evropë, sidomos nëse ish-presidenti i SHBA Donald Trump siguron një fitore për herë të dytë, duke e fuqizuar potencialisht qëndrimin autonom të Evropës ndaj Ukrainës.

E ardhmja e pasigurt e Lindjes së Mesme

Përtej Ukrainës, konflikti Izrael-Gaza përfaqëson një front tjetër të rëndësishëm në Lindjen e Mesme. Sulmet e zgjatura në kohë të Izraelit në Gaza, lënë të kuptohet vazhdimin e tyre, duke rrezikuar më shumë viktima në radhët e civilëve dhe një përhapje të mundshme të konfliktit në vendet fqinje.

Ndonëse Izraeli mund të arrijë një fitore ushtarake në terren, ai mund të përballet me humbje strategjike në nivel rajonal. Sepse një konflikti i gjatë, i cënon themelet e hedhura nga normalizimi i raporteve me fqinjët për shkak të Marrëveshjes së Abrahamit.

Strategjitë e Izraelit për forcimin e sigurisë pas luftës aktuale, mund të përfshijnë Sirinë dhe Irakun, gjë që mund të rrisë tensionet me Iranin. Po ashtu, duket shumë e madhe mundësia e formimit në rajon të një blloku politik anti-izraelit, duke e nxitur potencialisht SHBA-në të rishqyrtojë strategjinë e saj të tërheqjes nga Lindja e Mesme, dhe e rritur me gjasë praninë e saj ushtarake.

Një administratë e re e Trump, mund ta ndryshojë këtë dinamikë, duke nxitur një aleancë të re midis SHBA-së, Izraelit dhe Arabisë Saudite. Jemeni, mbetet një tjetër vatër e nxehtë konflikti, ku situata ka të ngjarë të përshkallëzohet. Problemi i pazgjidhur i programit bërthamor të Iranit mund të shkaktojë një garë të armëve bërthamore në Lindjen e Mesme, duke tërhequr potencialisht edhe Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Kostoja e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Gaza, ka një rëndësi të madhe për këta skenarë. Roli i Turqisë në këto dinamika mbetet i ndërthurur, duke synuar një politikë të jashtme dinamike në një mjedis rajonal shumë konkurrues dhe agresiv gjatë vitit 2024.

Imagjinoni skenarin e para 7 tetorit:Arabia Saudite, ishte në procesin e ndërmjetësimit të një marrëveshjeje me Huthit për të ndalur luftën civile në Jemen, duke negociuar një marrëveshje tjetër me Izraelin, dhe duke qenë dëshmitare e krijimit të një themeli strukturor për normalizimin e raporteve midis Izraelit dhe Turqisë. E megjithatë, asnjë nga këto nuk është sot e vlefshme. Në dallim nga pritshmëritë, rajoni mund të përjetojë një ringjallje të proceseve konkurruese dhe agresive.

Shënim:Murat Yeşiltaş, profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Shkencave Sociale në Ankara, Turqi.

bota 2024

Sondazh

Poll
Insights 4 Dhjetor 2023, 11:11 a.d

A mund të “eliminohet” vërtet Hamasi?

Foto ilustruese Nga Nadim Koteich “The Spectator” Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mbajti javën e kaluar një q&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet