LIVE UPDATES
Insights

176 të ekzekutuar vetëm në nëntor: Regjimi në Iran po shfrytëzon luftën në Gaza për të larë hesapet me opozitarët

Kodi Penal Islamik thekson se ata që akuzohen për “vrasje” apo plagosje të rëndë, i nënshtrohen “qisas”, ligjit të hakmarrjes, pavarësisht qëllimit apo rrethanave në të cilat personi në fjalë është fajtor për krimin. Kësisoj, vendoset nëse duhet vrarë, nëse ka vrarë dikë, gjymtuar nëse ka gjymtuar dikë, apo nëse duhet të ketë një “kompensim material” (ekonomik).

17 Dhjetor 2023, 12:21 Nga a.d
176 të ekzekutuar vetëm në nëntor: Regjimi në Iran po
foto ilustruese

Nga Mariano Giustino “Huffington Post Italia”

Samira Sabzianfard, 29 vjeçe, nga Khorramabad e provincës Lorestan, u arrestua 10 vjet më parë me akuzën e vrasjes. Në atë kohë ishte një “nuse fëmijë”, dhe më pas u shpall fajrore dhe u dënua me vdekje e akuzuar se për vrasjen e bashkëshortit të saj.

Ajo mbahej e mbyllur në burgun Qarchak, në jug të Teheranit, dhe ekzekutimi me varje në litar duhej të ndodhte të mërkurën më 13 dhjetor. Por autoritetet iraniane e shtynë ekzekutimin me një javë. Dy fëmijët e vizituan ne qeli për herë të parë që nga burgimi i saj, për t'i dhënë lamtumirën.

Samira ishte 15 vjeçe kur u detyrua të martohej dhe ka dy fëmijë. Kur u burgos gati 10 vite më parë, më i madhi ishte 7 vjeç dhe më i vogli 6 muajsh. Pas muajsh të tërë pritje, e reja nuk mori dot faljen e prindërve të ish-burrit të saj, akt që do të kishte shmangur dënimin kapital.

Vajza, asokohe 19-vjeçe, nuk donte të toleronte më dhunën e tmerrshme të pësuar çdo ditë nga personi me të cilin ajo u detyrua të martohej që kur ishte ende adoleshente. Ajo e  vrau burrin e saj në vitin 2013, 4 vite pas martesës së detyruar. Tani Samira e ka humbur aftësinë për të folur dhe është e detyruar ta lëvizë me karrocë sepse nuk mundet të ecë.

Kodi Penal Islamik thekson se ata që akuzohen për “vrasje” apo plagosje të rëndë, i nënshtrohen “qisas”, ligjit të hakmarrjes, pavarësisht qëllimit apo rrethanave në të cilat personi në fjalë është fajtor për krimin. Kësisoj, vendoset nëse duhet vrarë, nëse ka vrarë dikë, gjymtuar nëse ka gjymtuar dikë, apo nëse duhet të ketë një “kompensim material” (ekonomik).

Kur një i pandehur shpallet fajtor dhe dënohet, familja e viktimës ka fjalën e fundit mbi dënimin që do t'i jepet. Pra ajo vendos nëse i dënuari do të duhet të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata, pra të paguajë “diyeh” (çmimin e gjakut), apo nëse duhet të falet (“rezajat”). Në rastin e Samirës, gjyshërit e fëmijëve të saj zgjodhën që ajo të ekzekutohet me varje në litar.

Republika Islamike është xhelati më i tmerrshëm i grave në botë, duke varur të paktën 16 gra në vitin 2022 dhe 17 të tjera që nga fillimi i këtij vitit. Po ashtu, Irani është një nga vendet e pakta në botë që dënon me vdekje të miturit. Që nga viti 2010 janë të paktën 68 të mitur që janë ekzekutuar.

Hamidreza Azari ishte një djalë 17-vjeçar iranian që u ekzekutua muajin e kaluar së bashku me Milad Zohrevand, një djalë i ri 22 vjeç. Ironikisht, të dy djemtë u varën në të njëjtën ditë kur Republika Islamike e Iranit drejtoi Forumin Social 2023 nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Pikërisht në ato orë trupat e Azar dhe Zohrevand vareshin nga një vinç në oborrin e burgut  Sabzevarit, në provincën Horasan, ndërsa britma “Allahu Akbear” bëri jehonë në kohën e namazit të parë të sabahut. Të ekzekutuar pa prova, dhe pas një gjyqi farsë.

Të njëjtin fat patën edhe 8 të burgosur të tjerë, 7 prej të cilëve kurdë. Ata u varën herët në mëngjes në burgun Ghezel Hesar në Karaj, në burgun Lakan në Rasht. Midis tyre ishte edhe Geda Ali Sabermotlaq, 62 vjeç, mbështetës i Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit iranian.

Tetë të burgosurit u varën ditën që liderët e Teheranit u mirëpritën në Dubai në samitin e OKB-së për klimën. Më shumë dënime me vdekje u zbatuan të martën, më 12 dhjetor, me të paktën 3 të burgosur kurdë në burgun qendror të Karajit. Ata ishin Amin Zakeri Kakavand, Rahim Amiri nga Harsin dhe Khalil Haji Abadi i Kangavarit (krahina Kermanshah).

Pothuajse si të gjithë të burgosur politikë kurdë, edhe ata janë akuzuar për krime të lidhura me drogën. Ndërkohë, 6 qytetarë që i përkasin sektit Bahá'í janë dënuan me 29 dhe 10 vjet muaj burg nga seksioni 36 i Gjykatës së Apelit të provincës së Teheranit për “propagandë kundër Republikës Islamike”.

Dënimi shënon një valë të re shtypjeje kundër një komuniteti që ka qenë gjithmonë i diskriminuar. Lëvizja fetare Bahá'í-të ështe e mirë-organizuar dhe ka një komunitet të fortë me një ndikim të madh në SHBA dhe Izrael. Në Iran ajo u persekutua edhe nga Shahu, teksa u pengua të ketë qasje në sistemin arsimor.

Feja e tyre nuk njihet zyrtarisht, dhe ata janë të detyruar ta fshehin identitetin e tyre si shiitë jo-ortodoksë. Ndërsa sunnizmi, krishterimi dhe judaizmi janë fe të njohura, edhe pse të kundërshtuara fuqishëm, doktrina e Bahá'í konsiderohet një herezi.

Në mesin e kurdëve, tek më të përndjekuritit, ka nga ata që kryejnë veprimtari klandestine, kolbar. Kolbarët janë kurdë që jetojnë me tregtinë midis 2 kufijve. Ky është burimi i tyre i vetëm sepse Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike i privoi ato nga çdo mjet mbështetjeje. Ata masakrohen çdo ditë.

Pasdaran i ndjek dhe kap në malet në kufi me Irakun. Ata janë në shenjestër të rojeve kufitare ndërsa ngjiten në male së bashku me fëmijët e tyre dhe familjet e tyre të përbëra nga gratë por edhe të moshuarit. Një tmerr i vërtetë, një krim tjetër kundër njerëzimit që kryhet çdo ditë nga Republika Islamike në Iran.

Vetëm në nëntor, regjimi iranian ekzekutoi me varje në litar 176 persona. Gardianët e Revolucionit Islamik, Pasdaran kanë zhdukur 118 qytetarë të pakicave në zona të ndryshme të vendit, gjithmonë vetëm në muajin nëntor. Ndër ta 44 janë kurdë, 7 beluçë, 18 ithtarë të minoritetit fetar Bahá'í; mes tyre 40 gra dhe 7 gilaki, (grup etnik me origjinë nga Deti Kaspik jugor), 2 kurdë dhe 5 të mitur, që  të gjithë kurdë.  

Që nga 1 janari i këtij viti, janë kryer çdo ditë në agim rreth 750 varje në litar gjithsej, dhe thuajse të gjithë ishin të burgosur politikë. Është një shifër e paprecedentë në 8 vitet e fundit. Regjimi iranian po përfiton nga lufta në Gaza për t'i dhënë një zgjidhje përfundimtare shtypjes së minoriteteve dhe çdo kundërshtari.

Nuk është aspak një rastësi që ekzekutimet u shtuan ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Gaza, me të paktën 176 njerëz të ekzekutuar në 60 ditë: ose rreth 3 të varur në ditë. Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se nuk ka asnjë dyshim se koston më të madhe të kësaj lufte paqësore për rrëzimin e Republikës Islamike, po e paguajnë pakicat e ndryshme etnike dhe fetare të vendit: gra dhe burra, nga qendra dhe periferia, të angazhuar në një rezistencë të pabesueshme, e njëjta gjë që u pa që prej shkurtit të vitit 1979, të nesërmen e marrjes së pushtetit nga Khomeini, prej 16 shtatorit 2023 po shfaqet me një vendosmëri të jashtëzakonshme.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll
Insights 4 Dhjetor 2023, 11:11 a.d

A mund të “eliminohet” vërtet Hamasi?

Foto ilustruese Nga Nadim Koteich “The Spectator” Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mbajti javën e kaluar një q&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet