Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky rast tregon se si Pekini ka kryer operacione të gjera ndikimi në një përpjekje për të orientuar politikat e vendeve perëndimore në favor të tij.
SHBA-Agjentët e shërbimeve sekrete të Kinës përdorën për 3 vite një politikan belg të ekstremit të djathtë për të forcuar ndikimin në politikën evropiane. Ky rast tregon se si Pekini ka kryer operacione të gjera ndikimi në një përpjekje për të orientuar politikat e vendeve perëndimore në favor të tij.
Daniel Woo, oficer në agjencinë e spiunazhit të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit të Kinës, e nxiti Frank Creyelman, një ish-senator belg, që të ndikonte në diskutimet në Evropë për çështje që variojnë nga goditja e demokracisë nga ana e autoriteteve kineze në Hong Kong, deri tek persekutimi i ujgurëve në Xinjiang.
Ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz ishte gati të vizitonte Kinën në fundin e vitit 2022, Woo i kërkoi Creyelman të bindte dy anëtarë të krahut të djathtë në Parlamentin Evropian të thoshin publikisht se SHBA dhe Britania e Madhe po e dëmtonin sigurinë energjetike evropiane.
“Symini ynë është të acarojmë marrëdhëniet SHBA-Evropë”- shkroi Woo në një mesazh me tekst për Creyelman. Marrëdhënia midis oficerit të shërbimit sekret kinez dhe bashkëpunëtorit të tij belg është dokumentuar në mesazhet e shkëmbyera që nga viti 2019 deri në fund të 2022-it, të cilat janë marrë nga një agjenci sigurie perëndimore dhe i janë përcjellë disa gazetarëve, në kuadër të një investigimi të përbashkët nga gazetat e mirënjohura Financial Times, Der Spiegel dhe Le Monde.
Creyelman nuk iu përgjigj përpjekjeve për ta kontaktuar atë me mesazhe, telefon dhe e-mail. Nga ana tjetër komunikimet zbulojnë në detaje mënyrën se si shërbimi sekret kinez përpiqet të manipulojë debatet politike në mbarë botën në favor të Pekinit, një shqetësim që po ngrihet gjithnjë e më shumë nga agjencitë perëndimore të sigurisë.
Ndërsa shumica e vendeve të mëdha përfshihen në spiunazh, operacioni MSS në Evropë, nxjerr në pah një nga tiparet përcaktuese të spiunazhit kinez: operacionet e përhapura të ndikimit, që synojnë të diktojnë debatin politik që përfshin Otavën, Londrën dhe Kanberrën. Ndërkohë Uashingtoni ka paralajmëruar vazhdimisht për përpjekjet e fshehta të Pekinit për të ndërhyrë në zgjedhje. “MSS ka shpenzuar dekada në përpjekjet për të diktuar politikat dhe diskursin global mbi Kinën. Rekrutimi dhe manipulimi i akademikëve, politikë-bërësve, liderëve të biznesit, siç e tregon edhe ky rast edhe politikanëve, është pjesë e kësaj fushate”- thotë Alex Joske, konsulent në kompaninë “McGrathNicol” dhe autor i librit “Spiunë dhe gënjeshtra”, një libër enkas mbi MSS.
Sipas zyrtarëve të inteligjencës nga 4 vende perëndimore, Woo operon nga dega e MSS në Zhejiang. Shërbimet sekrete perëndimore e kanë gjurmuar duke vepruar në Poloni dhe Rumani. Në një komunikim të vitit 2021, Woo i tha Creyelman se ai kishte marrë detyrën të “sulmonte Adrian Zenz”, një studiues që ndihmoi të zbulonte se si Kina arrestoi qindra mijëra njerëz të pakicës myslimane ujgure në rajonin largët perëndimor Xinjiang.
Po ashtu Woo i kërkoi Creyelman ta ndihmonte në ndërprerjen e një konference në Tajvan. Të dy diskutuan për të paguar një ndërmjetës me synim ndikimin tek një kardinal katolik për të paralajmëruar kundër politizimit të Covid-19, pasi Kina ishte nën presion për shkak se virusi doli nga Wuhan-i.
Ish-zyrtarë të inteligjencës amerikane që kanë njohuri mbi MSS, dhe që janë informuar mbi komunikimet thanë se mesazhet mbanin shenjat dalluese të një operacioni klasik të ndikimit politik nga kjo asgjenci. “Ato pasqyrojnë fiksimin e MSS-së, sipas të cilit SHBA ishte “dora e zezë” prapa lëvizjes së protestës në Hong Kong, dhe dëshirën për të kërkuar vazhdimisht mundësi për të sabotuar konferencat dhe ngjarjet pro-Tajvanit në vendet e treta, dhe pas misionit të saj për të diskredituar ata që raportojnë mbi abuzimet me të drejtat e njeriut në Xinjiang”- shprehet Dennis Wilder, një ish-analist i lartë i CIA-s në Kinë, tani në Universitetin Georgetown.
Peter Mattis, ish-analist i kundërzbulim në CIA, thekson se ky rast ilustron një veçori të inteligjencës kineze: se si MSS u jep autonomi degëve të saj rajonale. “Pra Pekini dhe MSS ofrojnë drejtim, por oficerët e inteligjencës dhe burimet punojnë së bashku se si të arrijnë objektivat e tyre”- thekson Mattis, sot kreu i think-tank-ut Jamestown Foundation. Nga ana tjetër, një ish-operativ i CIA-s me përvojë në Evropë, tha se agjentët e MSS prireshin të përqendroheshin në rekrutimin e politikanëve të rangut më të ulët në kontinent
“që kanë simpati për kauzën e Kinës apo që përfitojnë nga fuqia e Kinës”.
“Këta politikanë të rangut më të ulët krijojnë qasje tek te zyrtarët e lartë, diskutojnë rregullisht me ta tema të ndjeshme dhe më pas, me apo pa dashje, ndajnë me MSS atë që kanë mbledhur”- thotë ish-oficeri i CIA-s. Dhe në fakt një nga komunikimet midis Woo dhe Creyelman e zbulon qartazi këtë strategji.
Agjenti sekret kinez iu referua përpjekjeve të dikurshme për të rekrutuar Martin Selmayr, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Evropian, i cili dikur ishte ndër zyrtarët më të fuqishëm në Bruksel. S’ka asnjë provë se Kina ishte e suksesshme në këtë përpjekje.
Selmayr, aktualisht kreu i BE-së në Austri, mohoi të kishte dijeni për këtë çështje, duke shtuar se nuk ishte përgjegjësia e tij “të shpjegonte bisedat tepër të dyshimta midis njerëzve
të një natyre dukshëm të dyshimtë”. Ndërkohë mbetet e paqartë se si dhe kur u rekrutua Creyelman.
Marrëdhënia e tij me Woo duket se është zhvilluar në distancë, me përjashtim të një udhëtimi të tij në Sanya, një qytet turistik plazhi në ishullin Hainan, në vitin 2019 për të takuar menaxherin e tij të inteligjencës. Një veteran i lëvizjes nacionaliste flamande të ekstremit të djathtë në Belgjikë që nga viti 1977, Creyelman shërbeu në Senatin federal në vitet 1999- 2007 dhe aktualisht është një anëtar nderi i parlamentit flamand.
Deri të premten e shkuar ai ishte lider i partisë Vlaams Belang në qytetin e tij lokal, Mechelen. Tom Van Grieken, udhëheqësi i Vlaams Belang, tha javën e kaluar se veprimet e Creyelman “janë kundër qëllimit dhe thelbit, madje edhe emrit të partisë sonë” dhe njoftoi se ai do të përjashtohej menjëherë nga partia.
Nigel Inkster, ish-kreu i operacioneve në shërbimin sekret britanik, MI6, dhe një ekspert mbi shërbimet sekrete kineze, tha se MSS e kryen pjesën më të madhe të spiunazhit të saj përmes departamenteve provinciale dhe se Zhejiang kishte prioritet operacionet në Evropë. Një burim tha se divizioni i MSS në Zhejiang, një provincë në Kinën Lindore, kishte rreth 5000 oficerë të inteligjencës dhe zakonisht takohej me të rekrutuarit në Sanya.
“Kina zotëron një aftësi të konsiderueshme grumbullimi të aseteve njerëzore dhe elektronike në Bruksel, qytet që shihet si një mjedis i pasur me objektiva për shkak të përqendrimit të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë Komisionin Evropian dhe NATO-n”- shton Inkster, që tani punon si këshilltar në “Enodo Economics”.
Woo diskutoi disa herë edhe mbi shumat që do t’i paguante Creyelman ose të tjerëve për ndihmën e tyre. Ai i mësoi Creyelman si të përdorte një aplikacion për të transferuar paratë në kriptomonedha. Dhe duket se ky i fundit ka pasur pak sukses në përmbushjen e detyrave të caktuara. Për shembull në qershor 2021, e pranoi se “u përpoq të kundërshtonte” por “pa sukses një rezolutë në parlamentin belg që deklaroi se ujgurët ishin të rrezikuar nga gjenocidi”. Ndërsa në vitin 2019, Woo i kërkoi Creyelman të organizonte botimin e një artikulli kundër protestave pro-demokracisë në Hong Kong.
Creyelman tha se mund të paguante një gazetar të pavarur të paktën 2.000 euro. Gazetari me banim në Bruksel, James Wilson, tha se ai ishte kontaktuar nga Creyelman për “punë në Kinë”, por e “refuzoi me mirësjellje”, duke shtuar se shkrimi i artikujve me pagesë ishte “kundër parimeve të mia”. Arrestimi i spiunit të dyshuar ngre pikëpyetje të mëdha rreth politikës së Britanisë së Madhe ndaj Kinës.
Po ashtu investigimi ka zbuluar se Woo tha se po përdorte Creyelman për të bindur dy anëtarë të parlamentit evropian të Vlaams Belang - Tom Vandendriessche dhe Filip De Man - që të lëshonin deklarata përpara vizitës së kancelarit gjerman Scholz. “Unë kam pasur disa probleme duke punuar në kanale të tjera. Ndaj tani po shpresoj që eurodeputetët tuaj të na sjellin lajme të mira”- thuhej në një nga mesazhet.
Në fakt nuk pati asnjë deklaratë të tillë. Dhe Vandendriessche thotë se ai nuk pati asnjë bisedë me Creyelman mbi këtë çështje. Ndërkohë De Man nuk pranoi të komentojë nëse e kishte diskutuar këtë çështje me Creyelman. Me Woo nuk mundëm të kontaktonim tek 7 numrat e telefonit dhe adresat e e-mailit që ai ka përdorur. Vetë ambasada kineze në Bruksel tha se nuk ishte në dijeni të këtyre ngjarjeve./FINANCIALTIMES
Nga Angelo Panebianco “Corriere della Sera” Në rast se një institucion i krijuar për t'i shërbyer një qëllimi t&eum...
milorad dodik Nga Letizia Tortello “La Stampa” “Populli serb është gjithmonë i kërcënuar. Rusia nuk nd&eu...
Foto ilustruese Nga Michael Mazza “Global Taiwan” A po hyn bota në një epokë të re të çrregullimit global? Sh...
foto ilustruese Nga Federico Rampini “Corriere della Sera” Në historinë e njerëzimit, asgjë nuk është e për...
Foto ilustruese Nga Murat Yeşiltaş “Daily Sabah” Ngjarjet e vitit 2023, i kanë diversifikuar ndjeshëm skenarët e mundshëm ...
foto ilustruese Nga Mariano Giustino “Huffington Post Italia” Samira Sabzianfard, 29 vjeçe, nga Khorramabad e provincës Lorestan, ...
aleksander vucic Nga Andrea Dudik & Misha Savic “Bloomberg” Në fillim të këtij vitit, presidenti serb Aleksandar Vucic b&eu...
Enton Abilekaj Ajo qe po ndodh keto momente me gazetarin e Ora News, Elton Qyno, eshte duke u shnderruar ne nje skandal. Prej 11 oresh, SPAK e ka mbajtur n...
foto ilustruese Nga Max Hastings “Bloomberg” “Gjithçka do të përfundojë deri për Krishtlindje!”, ë...
Mattia Feltri Nga Mattia Feltri “Huffington Post Italia” Çfarë do të ndodhë me ne, nëse pas 11 muajsh Donald Trump...