LIVE UPDATES
Insights

Si duan ta ri-organizojnë botën Rusia, Irani dhe Kina

Këto konflikte, në dukje të ndara nga njëra-tjetra, lidhen në fakt jo vetëm nga një përkim në kohë, por edhe nga aktorët e përfshirë. Nga Rusia tek Irani, një mori grupesh terroriste dhe aktorësh të këqij, kanë shkaktuar trazira në një pjesë të territorit që shtrihet nga Ukraina në Azerbajxhan dhe deri në Jemen.

18 Dhjetor 2023, 10:58 Nga a.d
Si duan ta ri-organizojnë botën Rusia, Irani dhe Kina
Foto ilustruese

Nga Michael Mazza “Global Taiwan”

A po hyn bota në një epokë të re të çrregullimit global? Shenjat tregojnë se po:ne po shohim njëkohësisht konfliktin më të madh të armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, një luftë në Levant, dhe një luftë të shkurtër dhe të egër në enklavën kaukaziane të Nagorno-Karabakut.

Këto konflikte, në dukje të ndara nga njëra-tjetra, lidhen në fakt jo vetëm nga një përkim në kohë, por edhe nga aktorët e përfshirë. Nga Rusia tek Irani, një mori grupesh terroriste dhe aktorësh të këqij, kanë shkaktuar trazira në një pjesë të territorit që shtrihet nga Ukraina në Azerbajxhan dhe deri në Jemen.

Prapa tyre qëndron Republika Popullore e Kinës. Pekini ka synuar ta shesë veten si një paqe-bërës i pavarur. Por velloja që përdor për t’u maskuar është shumë transparente. E vërteta është ajo është më pak e interesuar për paqen, stabilitetin dhe drejtësinë për viktimat e agresionit, dhe më shumë për nxitjen e një kaosi globale, në të cilën Kina mund të ndjekë më lehtë qëllimet e saj.

Tani për tani, ky çrregullim i shkon shumë për shtat Xi Jinping. Po a është vërtet e ndryshme kjo periudhë nga ajo që i parapriu? Tek e fundit, në kujtesën e afërt historike nuk ka asnjë periudhë, në të cilën mund të thuhet se bota ka qenë vërtet në paqe.

Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara kanë luftuar ose janë përfshirë në ndërhyrje ushtarake në Azinë Lindore, Evropën Juglindore, Lindjen e Mesme, Afrikë, Karaibe dhe Amerikën Latine. Kryengritjet dhe luftërat civile, kanë qenë një dukuri tipike në pjesën më të madhe të botës në zhvillim.

Terrorizmi ka qenë një shqetësim gjithnjë i pranishëm që nga vitet 1970. Gjenocidi në Ruanda ndodhi gjatë asaj që mund të konsiderohet si pika më kulmore e rendit global në vitet 1990, teksa gjenocidi në Darfur e pasoi vetëm një dekadë më vonë. Megjithatë, si periudha e Luftës së Ftohtë, ashtu edhe ajo e pas Luftës së Ftohtë shfaqën një farë rendi global, edhe nëse ai ishte ndonjëherë shumë i përgjakshëm.

Shtetet e Bashkuara u përpoqën ta reformonin rendin global në vazhdën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Ndryshimet synonin në veçanti të dobësonin normat kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të të tjerëve, dhe jo sepse Uashingtoni ishte e etur të ndërhynte në proceset e ashpra të proceseve të jashtme politike.

Por sepse tek momenti unipolar, SHBA pa një rast të artë ku mund t’i dorëzohej më në fund impulseve të saj ungjillore. Ajo ishte një mundësi për të përmbushur fatin që kishte parashikuar dikur Thomas Jefferson për Shtetet e Bashkuara:që të bëhej një “perandori e lirisë”, duke e përhapur demokracinë në skajet më të largëta të botës.

Por natyra themelore e rendit vestfalian - një sistem shtetesh sovrane të barabarta në status, edhe pse jo në fuqi - mbeti kryesisht i pandryshuar, pavarësisht nga përqafimi më i plotë i ndërkombëtarizmit liberal nga Amerika, dhe pavarësisht lëvizjeve në disa rajone, veçanërisht në Evropë, drejt një organizimi mbi-rajonal.

Por tani ky rend dhe veçanërisht strukturat e tij moderne, janë të kërcënuara. Ndonëse të dallueshme midis tyre, pretendimet perandorake të Moskës dhe Pekinit, i referohen që të dyja epokave të mëparshme, në të cilat paraardhësit e tyre rusë dhe kinezë nuk e kishin pranuar ende qasjen vestfaliane ndaj organizimit të rendit ndërkombëtar.

Sulmi kibernetik rus ndaj Estonisë në vitin 2007, pushtimi i Gjeorgjisë në vitin 2008, aneksimi i paligjshëm i Krimesë në 2014, dhe sulmi në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në vitin 2022, e bënë të dukshme atë që retorika putiniane e kishte përqafuar prej kohësh:një botëkuptim, në të cilin fqinjët rusë janë shtete jo-sovrane.

Tani Rusia është në prag të rikthimit tek qasja cariste e zgjerimit të pandërprerë. Nëse kjo do të ndodhë apo jo, do të varet kryesisht nga ajo që ndodh në Ukrainë. Ndërkohë, ka kohë që po punon për të ndërtuar një rend botëror, në të cilin supozohet se është e lidhur me rregulla që nuk i ka shkruar, dhe në të cilin ajo nuk është thjesht një vend mes shumë të barabartëve, si në Azi ashtu edhe në nivel global.

Pekini synon të rivendosë një rend kinezo-centrik, të paktën në rajonin përreth, por ndoshta edhe më gjerë. Politika ekonomike e brendshme dhe ndërkombëtare dhe Nisma e Brezit dhe Rrugës (BRI), është e projektuar që të sigurojë që gjithë rrugët ekonomike të çojnë në Pekin.

Investimet tek fuqia ushtarake dhe përdorimi në rritje i saj, synojnë që me anë të frikësimit dhe forcës, Pekini të garantojë atë nuk e garantojnë dot vetëm interesat e huaja ekonomike:që vetëm Kina të jetë në krye të një hierarkie të re në Azi. Ndërkaq Irani dhe milicitë e tij shiite, përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun, kanë një ide shumë të ndryshme mbi rendin global.

Megjithatë ato ndajnë me Rusinë dhe Kinën kundërshtimin ndaj rendit aktual që drejtohet nga SHBA-ja. Qëllimet e sotme të Teheranit, të kujtojnë në një farë mënyre Evropën para-vestfaliane, në të cilën dallimet sektare nxitën konfliktin ndërshtetëror.

Irani mbetet i përkushtuar ndaj “eksportit” të revolucionit, me anë të të cilit synon të përhapë shiizmin, dhe t’u sigurojë myslimanëve shiitë mjetet ideologjike, ushtarake dhe ekonomike për të mposhtur “imperialistët”. Pra Rusia, Kina, Irani dhe Hamasi janë që të gjithë revizionistë të rendit aktual.

Ata mund të mos bien dakord se si duhet të jetë rendi i ri botëror, apo edhe nëse duhet të ketë një të tillë. Por mbeten të bashkuar në kundërshtimin e rendit aktual. Dhe ata po shënojnë përparim në synimet e tyre. Xi Jinping po përpiqet të përfitojë nga situata, sidomos në Detin e Kinës Jugore.

Vitin e kaluar, ka pasur një presion gati të pandërprerë mbi Filipinet. Pekini po e teston administratën Biden, në një kohë që po përballet me konflikte të tjera, dhe ka sinjalizuar se është e interesuar të stabilizojë marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Thënë ndryshe, ai po teston legjitimitetin e një rendi, në të cilin mosmarrëveshjet ndërkombëtare supozohet të zgjidhen në mënyrë paqësore, por dhe nëse fuqia amerikane (dhe e aleatëve të saj), është e aftë që ta mbajë ende në këmbë këtë rend.

Shënim:Michael Mazza, anëtar i institutit “Global Taiwan”, dhe bashkëpunëtor në think-tankun amerikan “American Enterprise Institute”.

irani rusia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet