LIVE UPDATES
Insights

Dritë-hijet e OKB-së:Organizata që s’mund ta tejkalojë rëndësinë vetëm simbolike që ka pasur prej 78 vitesh

19 Dhjetor 2023, 08:23 Nga a.d

Dritë-hijet e OKB-së:Organizata që s’mund ta tejkalojë

Nga Angelo Panebianco “Corriere della Sera”

Në rast se një institucion i krijuar për t'i shërbyer një qëllimi të caktuar vihet në shërbim të një qëllimi të kundërt me atë fillestar, atëherë mund të flasim për një “heterogjenezë të synimeve”. A ka të ngjarë që kjo gjë të ketë ndodhur edhe me Kombet e Bashkuara?

OKB u themelua dikur për të mbështetur një rend ndërkombëtar me karakteristika të caktuara. Sot gjendet në një fazë në të cilën kontestuesit e atij rendi janë më të zëshëm dhe të dukshëm, ata hyjnë në aleanca midis tyre dhe po fitojnë një konsensus në rritje.

Dhe ky nuk duket si një incident. Përkundrazi, fakti që Irani drejton Forumin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut sot është simbol i heterogjenitetit të faktit të kryer.

Në origjinën e Kombeve të Bashkuara, organizatë e themeluar në vitin 1945, ekzistonte projekti i një rendi të ri ndërkombëtar të konceptuar nga presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt. Modeli ishte Lidhja e Kombeve, e krijuar në fund të Luftës së Parë Botërore nën nxitjen e madhe të presidentit tjetër amerikan Woodrow Wilson.

Ideja, e cila buron nga tradita liberale, është se për të ruajtur paqen ne botë, duhet të zëvendësojmë ekuilibrin e vjetër të pushtetit me një sistem sigurie kolektiv. Për një sërë arsyesh, Lidhja e Kombeve dështoi dhe nuk e arriti dot objektivin. Kombet e Bashkuara ishin përpjekja e dytë për të arritur të njëjtin rezultat.

Por nga ana tjetër, OKB ishte në synimin dhe vizionin e SHBA-së një shtyllë e rendit ndërkombëtar, që po krijohej pas mposhtjes së nazizmit. Një rend që duhej të mbështetej mbi 2 shtylla, njëra materiale (fuqia amerikane) dhe tjetra kulturore (tradita liberale-demokratike perëndimore).

Megjithatë në rastin e Kombeve të Bashkuara, u bënë të qarta kufizimet kryesore të këtij projekti sapo bashkëpunimi midis fituesve të konfliktit botëror mori fund dhe kur shpërtheu Lufta e Ftohtë. Një sistem sigurie kolektiv, që iu besua fuqive të mëdha (këto duhet të ishin anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit) mund të funksionojë vetëm me dy kushte.

Së pari të ekzistojnë vlera të përbashkëta midis fuqive të mëdha në fjalë, dhe së dyti të mos ketë ndryshime drastike në shpërndarjen e pushtetit, në mënyrë që cilado prej tyre që është sot një fuqi e madhe të mos jetë më e tillë nesër.

Lufta e Ftohtë e paralizoi sistemin e sigurisë kolektive (ndërhyrja në Kore në vitin 1950 u bë e mundur nga mungesa e përkohshme e përfaqësuesit sovjetik në Këshillin e Sigurimit). Për më tepër, shumë shpejt u bë e qartë se disa nga anëtarët e përhershëm me të drejtën e vetos, përkatësisht Britania e Madhe dhe Franca, nuk ishin më fuqi të mëdha.

Mungesa e vlerave të përbashkëta dhe ndryshimet në shpërndarjen e pushtetit, e bënë të pamundur funksionimin e sistemit të sigurisë kolektive. OKB-ja ishte e prirur ndaj logjikës së konkurrencës bipolare midis dy superfuqive bërthamore.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, në të ashtuquajturën periudhë “unipolare”, kur Shtetet e Bashkuara ishin tani e vetmja fuqi e madhe e mbetur, Kombet e Bashkuara u duk sikur e rifituan aftësinë për të kontribuar në sigurinë kolektive.

Për OKB-në, ajo ishte një lloj Epoke e Artë. Madje disa e imagjinuan atë si embrionin e një qeverie të ardhshme botërore. Në vitet 1990, u shtuan shumë misionet paqeruajtëse nën flamurin e OKB-së. OKB-ja ka shënuar, krahas disa sukseseve, edhe disa dështime të hidhura.

Më e rënda: mos-ndalimi i masakrave në Ruandë në vitin 1994. Tani në shekullin XXI-të OKB-ja ka hyrë në një fazë të re. Duke reflektuar edhe një herë ndryshimet në balancën e fuqisë: një rënie relative të fuqisë amerikane, ngritja e Kinës, rifillimi i armiqësisë së vjetër të Rusisë ndaj Perëndimit, kërkimi i autonomisë nga fuqi të ndryshme rajonale.

Sot Kombet e Bashkuara janë arena më e dukshme ku shfaqet konflikti midis mbështetësve perëndimorë (të cilët janë hedhur në pozita mbrojtëse) të rendit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA, i lindur pas Luftës së Dytë Botërore, dhe fuqive që duan të imponojnë një rend alternativ.

Cilido që thotë se OKB-ja ka dritë-hijet e veta ka të drejtë. Nëpërmjet agjencive të saj të specializuara, ajo ka kryer detyra të rëndësishme dhe të vlefshme në shumë situata. Nismat e saj të shumta zhvillimore kanë pasur dështime por edhe suksese.

Kur kanë qenë të mundura, misionet paqeruajtëse kanë ndihmuar në kufizimin e shpërthimeve të dhunës. Për më tepër, pas procesit të de-kolonizimit, pasi zunë një vend në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, shumë shtete të reja, fillimisht tepër të brishta, gjetën atje mbështetje dhe legjitimitet.

Pra kushdo që mendon se bilanci është vetëm negativ e ka gabim. Por ata që nuk po e shohin transformimin e një institucioni, të lindur nga tradita liberale perëndimore, gabojnë edhe tek diçka tjetër. Në fillim përmenda rastin e Iranit që është në krye të Forumit të të Drejtave të Njeriut. Çfarë do të thotë kjo?

Do të thotë që ideja e të drejtave të njeriut, një ide perëndimore (origjina e saj është ligji i të drejtave natyrore të njeriut që buron nga Krishterimi) është shtrembëruar tërësish. Do të thotë se ata që e vendosin Iranin në atë vend po i keqpërdorin idetë perëndimore, duke i zbrazur nga kuptimi i tyre origjinal dhe për të mbrojtur mënyrat e organizimit të pushtetit dhe praktikat politike, të cilat nga pikëpamja perëndimore, janë haptazi një mohim i të drejtave të njeriut.

I njëjti transformim, në një kahje anti-perëndimore, është qasja e OKB-së ndaj njërit prej shteteve të tij anëtare, Izraelit. Pa u ndalur këtu tek historia e gjatë e marrëdhënieve konfliktuale midis Izraelit dhe OKB-së, mjafton të krahasohet aktivizmi i Sekretarit të Përgjithshëm aktual, António Guterres, në mbrojtje të Gazës me heshtjet dhe inercinë e tij në çështjen ukrainase.

Sigurisht, Kombet e Bashkuara nuk janë dhe as nuk do të jenë ndonjëherë embrioni i ndonjë qeverie botërore. Ato janë sa një tribunë ku shpalosen ide, po aq edhe një arenë përplasjesh. Meqenëse në këtë fazë po dominojnë retorikat anti-perëndimore, perëndimorët duhet të koordinohen më mirë për t'iu kundërvënë atyre.

Për pjesën tjetër, OKB-ja shërben për të matur balancën e fuqisë, për t'i treguar opinionit publik botëror se kush është aleat me kë, dhe që herë pas here mund të fitojë një konsensus më të gjerë midis shumë shteteve të botës. Ajo shërben gjithashtu për të bërë të dukshme ndryshimet në balancën e pushtetit. Në këtë kuptim, ajo kryen një funksion të dobishëm. Megjithatë mos pretendoni se është diçka më shumë sesa kaq.

okb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj