LIVE UPDATES
Insights

Jo vetëm Ukraina dhe Gaza: Luftërat do shtohen kudo në botë

Këtë javë, Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër (IISS), publikoi edicionin e fundit të anketës së tij vjetore mbi Konfliktet e Armatosura, dhe nuk parashikon shumë paqe për festat e fundvitit

11 Dhjetor 2023, 10:17 Nga a.d
Jo vetëm Ukraina dhe Gaza: Luftërat do shtohen kudo në botë
foto ilustruese

Nga Max Hastings “Bloomberg

“Gjithçka do të përfundojë deri për Krishtlindje!”, është bërë një nga profecitë më të përqeshura në histori. Dhe të mendosh se ajo u bë nga ekspertët në Londër, Paris, Berlin, Shën Petersburg dhe gjetkë në Evropë, kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore në gushtin e vitit 1914.

Këta optimistë që gabuan, e bazuan parashikimin e tyre në përvojën e kohëve të fundit: Evropa nuk kishte përjetuar konflikte të gjata e të mëdha që nga rënia e Napoleonit një shekull më parë. Megjithatë, siç e dinë të gjithë sot, lufta e tmerrshme që nisi me pushtimin e Serbisë nga Austria zgjati 4 vjet dhe vrau rreth 20 milionë njerëz para armëpushimit të vitit 1918.

Këtë javë, Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër (IISS), publikoi edicionin e fundit të anketës së tij vjetore mbi Konfliktet e Armatosura, dhe nuk parashikon shumë paqe për festat e fundvitit. Përkundrazi, përshkruan një panoramë të zymtë me një dhunë në rritje në shumë rajone, dhe me luftëra kronike që janë rezistente dhe nuk duan t’i lënë vendin paqes.

Sondazhi dokumenton plot 183 konflikte për vitin 2023, numri më i lartë i këtij lloji në 3 dekadat e fundit. Grupet e armatosura jo-shtetërore, po luajnë një rol shumë negativ. Në shumë vende, këto forca mbështeten nga fuqitë e mëdha përçarëse, veçanërisht Rusia dhe Irani.

Ndonëse bota nuk kërcënohet menjëherë nga një luftë e madhe, si ato të viteve 1914-18 dhe 1939-1945, tensionet po rriten në një shkallë shqetësuese, veçanërisht midis SHBA-së dhe Kinës. Unë do të veçoja çështje që mua si historian më duken veçanërisht të rëndësishme dhe të rrezikshme.
Një nga arsyet kryesore pse Evropa hyri në luftë në vitin 1914, është se asnjë nga lojtarët e mëdhenj nuk ishte aq i frikësuar sa duhej të ishte nga konflikti si katastrofa më e madhe që mund të pllakosë njerëzimin. Pas një shekulli në të cilin kontinenti kishte përjetuar vetëm luftëra të kufizuara, nga të cilat përfituesja me e madhe ishte Gjermania, shumë shtetarë e shihnin luftën si një instrument të përdorshëm të politikës, gjë që rezultoi të ishte një gjykim i gabuar me pasoja katastrofike.

Sot, ne shohim presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që bazohet tek i njëjti iluzion. Pushtimi prej tij i një pjese të Gjeorgjisë në vitin 2008, Krimesë në vitin 2014 dhe tani me sulmin në shkallë të plotë ndaj Ukrainës, flet për një pajtim të pamatur me rreziqet e dhunës ndërshtetërore.
Ai është i bindur, dhe kjo bindje po bëhet gjithnjë e më e fortë teksa po dobësohet mbështetja popullore amerikane dhe evropiane për Ukrainën, se ai dhe njerëzit e tij janë më të fortë se ne perëndimorët dekadentë. Sondazhi i IISS arrin në përfundimin se çdo perspektivë për një zgjidhje të luftës duhet të varet nga “marrja e garancive të sigurisë nga Kievi, të cilat sigurojnë integritetin e ardhshëm territorial të Ukrainës kundër agresionit të jashtëm”.

Ndërkohë, ne ende nuk e dimë se deri në çfarë pike presidenti i Kinës Xi Jinping, është i përgatitur që ta shtrijë agresionin e tij në Detin e Kinës Jugore, mbi të gjitha ndaj Tajvanit. Dhe ekziston rreziku që shkatërrimi i Gazës nga Izraeli, pas mizorive të tmerrshme të Hamasit të 7 tetorit, të përshpejtojë një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Intensiteti i konfliktit është rritur nga viti në vit, me 14 për qind vdekje dhe 28 për qind ngjarje të dhunshme, shumë më tepër sesa në studimin e parafundit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq rendit 459 grupe të armatosura, aktivitetet e të cilave provokojnë shqetësime humanitare, me 195 milionë njerëz që jetojnë nën kontrollin e tyre të plotë ose të pjesshëm.
Në kontinentin amerikan, shumica e konflikteve nxiten nga rivalitetet kriminale, veçanërisht të lidhura me tregtinë e drogës.

Sidomos në Meksikë, shkalla e dhunës është shumë e tmerrshme. Më 26 qershor 2022, gangsterë të armatosur sulmuan rëndë një grup prej 10 policësh pranë qytetit të Kolumbisë
në kufirin me SHBA, duke vrarë gjashtë dhe plagosur 2 të tjerë.
Dy muaj më vonë, grupet e krimit të organizuar organizuan sulme të orkestruara ndaj forcave të sigurisë në 5 rajone të ndryshme meksikane. Në zona të rëndësishme të këtij vendi të madh, nuk ekziston fare sundimi i ligjit. Në Euroazi, shumë konflikte janë të nxitura nga mosmarrëveshjet territoriale që vazhdojnë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, dhe
mbi të gjitha nga refuzimi i Moskës për të pranuar pasojat: të drejtën e shteteve fqinje për sovranitet dhe pavarësi.
“Lufta Rusi-Ukrainë, po e riformëson sigurinë dhe rendin ekonomik rajonal dhe global”- thotë IISS. Në Siri, ndërhyrja e Rusisë që nga viti 2015, ka siguruar mbijetesën e tiranit të saj gjakatar Bashar Al-Assad, i cili është ngjitur mbi një pirg me kufoma për të siguruar njohjen nga shumë shtete të shquara arabe.
Ndërkaq, Iraku është ende i përçarë nga ndarja e tij e fortë midis myslimanëve sunitë dhe atyre shiitë. Sondazhi i IISS u përpilua para ngjarjeve të tmerrshme në Izrael dy muaj më parë, dhe asaj që pasoi sulmet e Hamasit. Por ai regjistron tensione në rritje të nxitura nga ekstremistët në të dyja palët atje, përfshirë lëvizjen e armatosur të kolonëve në Bregun Perëndimor.

“Këto cikle të reja dhune në Izrael dhe territoret e pushtuara po nxisin spekulime për një intifadë të re”- theksohet më tej në raport. Ukraina mbetet vendi më i dhunshëm në planet. Por edhe Siria, Brazili, Mianmari, Meksika dhe Iraku janë shumë të përçara.

Në Nigeri, më shumë se 10.000 njerëz kanë vdekur nga dhuna, kryesisht e xhihadistëve, dhe mbi 9.000 të tjerë në Somali. Numri i refugjatëve të zhvendosur nga lufta është i frikshëm: më shumë se 6 milionë në Siri, 5 milionë në Afganistan, 1 milionë në Mianmar.

Sa i përket forcave për të frenuar ose shtypur dhunën, mbi 70.000 trupa mbajnë në kokë kaskat blu të Kombeve të Bashkuara në zonat e konfliktit, kryesisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, veçanërisht në Sudanin e Jugut dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Por ata janë të vendosur prej dekadash në Qipro dhe Libanin Jugor. Vendosjet totale të OKB-së në zonat e nxehta arritën kulmin me 100.000 trupa midis viteve 2014-2017.
Megjithatë, ish-Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-Moon u ankua në vitin 2014 se disa paqeruajtës ishin vendosur “aty ku nuk ka paqe për të ruajtur”. Në Mali, xhihadistët kanë vrarë gjatë një dekade 300 pjesëtarë të personelit të OKB-së. Dhe në mesin e tensioneve të reja gjeopolitike midis fuqive të mëdha, është tkurrur ndikimi i OKB-së.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kina, Rusia dhe SHBA-ja vendosin vazhdimisht veton ndaj qëllimeve të deklaruara të njëra-tjetrës. Ose më së paku bëjnë që njëri ose tjetri të braktisin çdo perspektivë për të siguruar një mandat në një situatë të caktuar, veçanërisht në Ukrainë.

Shtetet autoritare e refuzojnë absolutisht doktrinën se OKB-ja ka të drejtë të ndërhyjë në shtetet ku shkelen të drejtat e njeriut. Mercenarët rusë kanë marrë pjesë në masakrat e civilëve në Mali, ku presioni nga Moska dhe Pekini po nxit tërheqjen e misionit të OKB-së deri në fund të këtij muaji.

Në Afrikë, ka një presion në rritje që misionet paqeruajtëse dhe stabilizuese të plotësohen nga personeli i Bashkimit Afrikan, që nga ana e tij financohet po nga OKB-ja. Nëse ose derisa tensionet e superfuqive të bëhen më pak dominuese në gjeopolitikë - një zhvillim ky që nuk ka gjasa të ndodhë - do të vazhdojë të dobësohet aftësia e OKB-së për të ndërhyrë në mënyrë efektive në konflikte.

Pjesërisht si pasojë e kësaj vështirësie, po bëhen më të gjata betejat e armatosura. Iskander Rehman, një anëtar i Qendrës Henry Kissinger në Universitetin Xhons Hopkins në SHBA, sapo ka botuar një libër, ku ndër të tjera argumenton se SHBA dhe aleatët e saj duhet të ndalojnë së hartuari politika dhe strategji me supozimin se luftërat e ardhshme do të jenë të shkurtra.

Ai shkruan: “Preferencat operacionale kineze dhe amerikane, janë tejet të ngjashme. Që të dyja e vendosin përparësinë tek ai që godet i pari dhe mbi kontrollin e iniciativës së palës kundërshtare”. Ai beson se kjo nuk do të jetë e zbatueshme edhe në të ardhmen; se pesha e madhe ekonomike e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara do të bënte që konflikti mes tyre të zgjatej për shumë muaj, ndoshta vite, madje edhe dekada.
Dhe kjo e bën të nevojshme që Perëndimi të ndërtojë rezerva strategjike armësh dhe municionesh, në një shkallë të pa imagjinuar aktualisht nga planifikuesit. Përvoja e Ukrainës vërteton se Rehman, kërkimi i të cilit është mbështetur nga Zyra e Vlerësimit të Rrjetit me ndikim jashtëzakonisht të madh të Pentagonit, ka të drejtë.

Mendësia aktuale në SHBA-së, duket se e ngatërron planifikimin për të fituar një betejë të thjeshtë, apo një fushatë ushtarake të kufizuar me kërkesat e konfliktit të zgjatur. Autori citon një histori franceze të Luftës Njëqindvjeçare të shekullit XIV midis Britanisë dhe Francës, që ai beson se ofron një model për konfliktin midis superfuqive në shekulli XXI-të. Armëpushimet e përkohshme apo edhe traktatet e paqes midis monarkive rivale, “siguruan vetëm një mundësi për protagonistët të rimerrnin frymë” - pra të riarmatoseshin për raundin tjetër të luftës.

Libri i Rehman-it, me një titull jo aq ndjellës “Planifikimi për zvarritjen e konfliktit”, argumenton se nëse Perëndimi - pra kryesisht SHBA - synon të frenojë luftën, mbi të gjitha në Azi, “duhet të nisë një përpjekje për ndërtimi e një arsenali të madh, duke i inkurajuar aleatët edhe më të atrofizuar industrialisht në Evropë dhe Azi që të bëjnë të njëjtën gjë.”

Unë jam i bindur se Rehman ka të drejtë. Megjithatë, jam mosbesues nëse do të ndodhë ajo që ai kërkon, sepse mungon vullneti politik. Ai paralajmëron edhe mbi rreziqet që mbart mendësia aktuale e aleatëve.
Për me tepër, ai druhet se politika e brendshme e SHBA-së, duke nxitur mosfunksionim
dhe kërcënimin për paralizën e vendimmarrjes në Uashington, do ta dobësojë aftësinë e Amerikës për të vepruar në një mënyrë efektive si udhëheqëse e Perëndimit, një rol të cilin ajo e ka përmbushur në mënyrë kaq mbresëlënëse për 70 vjet me radhë.

Mesazhi, si nga libri i Rehman-it po ashtu edhe nga sondazhi i fundit i IISS, është në thelb i njëjtë, megjithëse i zymtë: Ne duhet të ndalojmë planifikimin e mbrojtjes së Perëndimit, me supozimin se ndonjë nga kërcënimet me të cilat përballemi, do të përfundojë deri në Krishtlindje.

lufta ne ukraine konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll
Insights 4 Dhjetor 2023, 11:11 a.d

A mund të “eliminohet” vërtet Hamasi?

Foto ilustruese Nga Nadim Koteich “The Spectator” Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mbajti javën e kaluar një q&eum...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë