LIVE UPDATES
Insights

Sfidat e mëdha që e presin Kosovën në një botë multipolare

Dhe për ta krijuar “Serbinë e Madhe”, Beogradi iu drejtua forcës. Por nën Milosevic, Serbia dështoi që të krijonte “Serbinë e Madhe” nga mbetjet e ish-Jugosllavisë. Që nga viti 1999, territori që është nën kontrollin e Beogradit ka qenë dukshëm më i vogël nga sa kishte parashikuar qeveria e Milosevic në kohën e rënies së Jugosllavisë.

4 Dhjetor 2023, 08:43 Nga a.d
Sfidat e mëdha që e presin Kosovën në një botë
Kosova

Nga Giorgio Cafiero “National Interest

Në kundër të shpërbërjes së Jugosllavisë në fillimin e viteve 1990, Serbia ndoqi axhendën e saj të “Serbisë së Madhe”, bazuar tek besimi se të gjithë serbët etnikë në rajon duhet t'i përkasin një shteti të vetëm serb. Regjimi i Slobodan Milosevic  nuk donte që komunitetet serbe të jetonin si pakicë në vendet e sapokrijuara me shumicë myslimane.

Dhe për ta krijuar “Serbinë e Madhe”, Beogradi iu drejtua forcës. Por nën Milosevic, Serbia dështoi që të krijonte “Serbinë e Madhe” nga mbetjet e ish-Jugosllavisë. Që nga viti 1999, territori që është nën kontrollin e Beogradit ka qenë dukshëm më i vogël nga sa kishte parashikuar qeveria e Milosevic në kohën e rënies së Jugosllavisë.

Kjo nuk ndodhi sepse fqinjët më të vegjël të Serbisë, arritën të mposhtin forcat serbe. Por sepse  NATO - e udhëhequr nga superfuqia e botës, Shtetet e Bashkuara - ndërhyri ushtarakisht kundër Beogradit në një kohë specifike të historisë, në të cilën Uashingtoni po dominonte një sistem ndërkombëtar unipolar.

Në fundin e viteve 1990, Rusia dhe Kina ishin vende shumë më të dobëta. Atyre u mungonte aftësia për të penguar Shtetet e Bashkuara në zgjerimin e kufijve të NATO-s drejt lindjes në Evropë apo pushtimin e Irakut në vitin 2003. Që nga viti 1999, Serbia nuk ka nisur asnjë fushatë ushtarake për të rimarrë Kosovën.

Kjo për shkak të pranisë së forcës paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO (KFOR), në Kosovë. Duke qenë një vend kandidat për në Bashkimin Evropian që nga viti 2012, dhe pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s që nga viti 2006, Serbia e di shumë mirë se fillimi i një lufte me KFOR-in nuk do të ishte një lëvizje e zgjuar.

Por politikë-bërësit në Kosovë dhe shumë qytetarë të zakonshëm, janë të shqetësuar se realitetet e reja në rendin gjeopolitik ndërkombëtar, mund të krijojnë kushte që mund ta inkurajojnë Beogradin të rifillojë ndjekjen e synimit të tij të vjetër për të krijuar “Serbinë e Madhe”. Në Prishtinë, ka dyshime në rritje për angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore ndaj pavarësisë së Kosovës dhe shumë shqetësime rreth masës në të cilën Uashingtoni e akomodon (ose në varësi të këndvështrimit të dikujt, e qetëson) qeverinë e presidentit Aleksandër Vucic, nën flamurin e promovimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Madje disa zëra në Prishtinë shprehin shqetësime se Shtetet e Bashkuara do të shkojnë përfundimisht deri në revokimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës si pjesë e një strategjie që synon përmirësimin e marrëdhënieve Uashington-Beograd.

Tërheqja e dështuar e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në vitin 2021 nga Afganistani, shqetësoi shumë kosovarë. Vendimi për të tërhequr forcat amerikane nga Afganistani pas një pushtimi 20-vjeçar, që i la partnerët afganë të Uashingtonit në mëshirën e talebanëve, i shtyu disa në Kosovë të pyesin nëse Shtetet e Bashkuara do t’i braktisnin kosovarët në një fat të ngjashëm.

Komentet e Donald Trump për rolin e SHBA-së në mbrojtjen (ose jo) nga Rusia të anëtarëve të NATO-s në Evropën Lindore, të kombinuara me trashëgiminë e Richard Grenell (i dërguari i posaçëm presidencial i administratës Trump për negociatat e paqes së Serbisë dhe Kosovës në vitet 2019- 2021),e kanë lënë Prishtinën të shqetësuar nga mundësia e një presidence të dytë Trump.

Shumë kosovarë po pyesin se deri në ç’masë Uashingtoni, sidomos nëse kthehet Trump në krye të SHBA-së, do ta shohë mbrojtjen e Kosovës si një prioritet për Amerikën. Duke pasur parasysh të gjitha sfidat kryesore me të cilat përballet Uashingtoni në skenën ndërkombëtare, është më pak e qartë nëse mbrojtja e Kosovës nga veprimet e mundshme serbe, të inkurajuara nga Rusia në të ardhmen, do të jetë një angazhim që politikë-bërësit amerikanë do ta marrin seriozisht. Edhe nëse Joe Biden siguron një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, kosovarët do të vazhdojnë të kenë shqetësime të tilla. Dhuna vdekjeprurëse e 24 shtatorit në një manastir ortodoks serb pranë Banjskës, një fshat në veri të Kosovës, risolli në qendër të vëmendjes ndërkombëtare mosmarrëveshjen e vjetër Serbi-Kosovë.

Por gjithçka ndryshoi më 7 tetor, kur Hamasi nisi inkursionin e tij të paprecedentë kundër Izraelit Jugor, duke e zhvendosur vëmendjen e Uashingtonit drejt Lindjes së Mesme dhe larg Evropës Qendrore dhe Jugore.

Nëse vazhdon lufta në Gaza, apo më keq, përhapet në më shumë pjesë të Lindjes së Mesme, Ballkani Perëndimor do të jetë një prioritet më i ulët për politikë-bërësit amerikanë. Përveç kësaj, shumë njerëz në Prishtinë besojnë se një skenar ekstrem, ku Kina anekson Tajvanin me forcë, mund ta lërë Kosovën të pambrojtur ndaj ambicieve të Serbisë.

Thënë thjesht: disa zëra në Kosovë kanë shprehur shqetësimin se nëse ushtria amerikane vendos të hyjë në një konflikt me Kinën për mbrojtjen e Tajvanit, NATO nuk do të ketë në dispozicion shumë burime për ta mbrojtur në mënyrë të besueshme pavarësinë e Kosovës  nga Serbia

Tek e fundit, është i ashtuquajturi “rend liberal i bazuar në rregulla” i drejtuar nga Perëndimi dhe fuqia ushtarake e NATO-s, ato që e kanë frenuar Serbinë të qëndrojë brenda kufijve të saj aktualë. Si një politikan pragmatist, Aleksandar Vucic e kupton se ushtria e Serbisë nuk mund të sfidojë drejtpërdrejt KFOR-in në Kosovë, të aneksojë territorin e dominuar nga serbët në Malin e Zi, vend anëtar i NATO-s, apo të bashkojë me forcë me Serbinë Republikën Srpska (RS) të Bosnje Hercegovinës (BiH), ndërsa Brukseli dhe Sarajeva vëzhgojnë gjithçka të pafuqishme për të bërë diçka.

Beogradi është i vendosur që të shmangë me çdo kusht përsëritjen e ngjarjeve të vitit 1999. Kjo do të thotë se Serbia do të veprojë gjithmonë për ta parandaluar një skenar të tillë. Çdo lëvizje që mund të ndërmarrë Beogradi përkundrejt veriut të Kosovës apo vendeve të tjera fqinje, do të bëhet bazuar në llogaritjet në lidhje me statusin e rendit perëndimor.

Në këtë kontekst, janë të paktën 3 skenarët që duhen marrë parasysh kur analizohet e ardhmja e politikave të Serbisë ndaj fqinjëve të saj më të vegjël ballkanikë.

Së pari, mund të shohim një rënie të rendit global të drejtuar nga Perëndimi, teksa Rusia dhe Kina mbushin boshllëkun në skenën ndërkombëtare në mesin e zbehjes totale të rolit global të Shteteve të Bashkuara. Në rrethana të tilla, mund të imagjinohet lehtësisht që Serbia do të nisë të veprojë me guxim për të rimarrë kontrollin e plotë të Kosovës.

Së dyti, dobësohet por nuk shembet rendi aktual perëndimor, ndërsa Pekini dhe Moska fitojnë një ndikim gjeopolitik më të madh, duke balancuar peshën e një NATO-je që mbetet e paprekur, edhe pse si një aleancë më e dobët. Nëse realizohet ky skenar, Serbia mund të ribashkohet me pjesë territoresh në vendet fqinje si Kosova Veriore dhe Republika Srpska e Bosnje Hercegovinës.

Në skenarin e tretë, as Pekini dhe as Moska nuk arrijnë të ngjiten më tej në skakierën globale dhe në fund mbizotëron rendi perëndimor. Sipas këtij skenari, Serbia nuk do të ishte ndoshta në gjendje të ndryshonte asnjë lloj kufiri. Por ajo mund të përdorë grupet serbe të orientuara nga Beogradi dhe Moska në Kosovë, Bosnje dhe Malin e Zi, që të vazhdojë të mbetet një burim i aftë për të nxitur probleme për NATO-n.

Kjo do të forcojë përfundimisht statusin e Beogradit si një aktor të cilin Perëndimi duhet ta tolerojë. Pavarësisht se cili skenar do të ndodhë vërtet, Kosova do të vazhdojë të ketë frikë nga fqinji i saj revanshist dhe nga marrëdhëniet e Beogradit me serbët në veri të Kosovës. Prishtina do të dëshirojë të bëjë gjithçka që ka në dorë për të siguruar mbështetjen afatgjatë të NATO-së.

Por duke pasur parasysh se prania e KFOR-it nuk e pengoi ngjarjet e rënda të 24 shtatorit pranë Banjskës, të cilat ndodhën 4 muaj pasi forcat serbe të sigurisë dyshohet se hynë në territorin e Kosovës dhe arrestuan 3 policë kosovarë, Kosova dëshiron që të jetë e varur nga aleanca transatlantike, sidomos duke pasur parasysh të gjitha çëshjet e hapura në lidhje me angazhimin afatgjatë të Perëndimit ndaj Kosovës dhe me kapacitetin e NATO-s për të mbrojtur pavarësinë e vendit.

Në këtë kontekst, Prishtina dëshiron që të ndërtojë aftësitë e saj për të mbrojtur veten nga përpjekjet e mundshme serbe për të rimarrë kontrollin e Kosovës në një botë post-Perëndimore. Në përmbledhje, mund të them se ekzistenca e Kosovës dhe pavarësia de facto e saj, ishin produkte të epokës unipolare në historinë botërore që ekzistonte vetëm në vitet 1990 dhe fillim të viteve 2000.

Por ndërsa sistemi botëror po bëhet multipolarë , Prishtina do të përballet me sfida të rëndësishme, që do të kërkojnë  nga vendi i vogël evropian me shumicë myslimane, pa dalje në det, që të rishikojë strategjitë e tij për garantimin e mbijetesës.

Shënim:Giorgio Cafiero, është drejtues i think-tankut “Gulf State Analytics” dhe bashkëpunëtor në “American Security Project”.

kosova sfida

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet