LIVE UPDATES
Insights

A është gati Joe Biden të hyjë në histori për të gjitha arsyet e gabuara?

2 Dhjetor 2023, 08:59 Nga liz peek
A është gati Joe Biden të hyjë në histori për
Joe Biden

Nga Liz Peek “Fox News

Demokratët në SHBA janë në telashe. Figurat më të njohura dhe më me ndikim - por edhe shumica e votuesve - nuk duan që Joe Biden të rikandidojë për një mandat të ri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Por historia na tregon se nëse një presidenti vendos të mos garojë, ai duhet ta bëjë të qartë këtë deri në fund të këtij viti.

Ndërkohë Biden nuk ka dhënë asnjë shenjë se është gati që ta bëjë këtë. Nëse ai braktis garën nga mesi i sezonit elektoral, ai do të nxisë një luftë të egër të brendshme në partinë e tij. Pra do të kemi një Konventë të Partisë Demokratike kaotike për caktimin e kandidatit zyrtar, e cila do t’i hapë rrugën rizgjedhjes si president të Donald Trump.

Si e dimë ne këtë? Sepse presidenca e Lyndon Baines Johnson, që vendosi të mos kandidojë për një mandat të dytë, ofron sugjerime për atë që mund ta presë sot Joe Biden. Ngjashmëritë midis presidencave të Lyndon Baines Johnson dhe Joe Biden janë shumë të mëdha, duke përfshirë çuditërisht edhe ndërhyrjen në luftëra, njeriun e zakonshëm nga Minesota dhe pasardhësit nga familja Kennedy.

Si Johnson po ashtu edhe Biden ishin senatorë demokratë për një kohë të gjatë, dhe që të dy shërbyen si zëvendëspresidentë, përpara se të hynin në Zyrën Ovale si presidentë. Ata i bashkon e njëjta ambicie e madhe për të qenë “një tjetër Roosevelt”; dhe si presidentë, që të dy miratuan ligje shumë të rëndësishme.

Por nga ana tjetër si Johson dikur ashtu edhe Biden sot po përjetojnë përçarjen e madhe të partisë së tyre, teksa trashëgimia e tyre po fundoset nga konfliktet jashtë shtetit. Ashtu si Biden, edhe Johnson e nisi presidencën e tij me vlerësime të larta në sondazhe, për të parë më pas popullaritetin e tij të binte ndjeshëm për shkak të përshkallëzimit të Luftës së Vietnamit.

Shtetet e Bashkuara dërguan qindra mijëra ushtarë për të mbështetur qeverinë e Vietnamit të Jugut, e cila po luftonte kundër komunistëve në veri. Të rinjtë anembanë SHBA-së u zemëruan. Një mobilizim mbarëkombëtar ishte tejet i papëlqyeshëm.

Amerikanët u acaruan nga lufta sidomos vietkongët (vietnamezët e veriut) ndërmorën Ofensivën e Tet-it më 30 janar 1968. Përpjekja për të rrëzuar qeverinë e Saigonit dështoi, por bashkë me të u zhduk edhe iluzioni i përparimit në front që kishte rrëfyer shpesh administrata e Johnson përpara publikut amerikan.

Brenda pak javësh, mbështetja për luftën ra ndjeshëm, nga 50 për qind që besonin se SHBA po shkonte drejt arritjes së qëllimeve të saj, në vetëm 33 për qind. Rreth 49 për qind e amerikanëve ishin të mendimit se vendi znë nuk duhej të kishte ndërhyrë fare në Vietnam.

Rënia e mbështetjes për luftën solli edhe një rënie drastike në sondazhe për presidentin Johnson. Në mars 1968, vetëm 36 e për qind e amerikanëve ishin të kënaqur me punën e presidentit, ndërsa 52 për qind ishin kundër tij.

Sot sipas një sondazhi të fundit të NBC, revolta ndaj mbështetjes së Biden për Izraelin, e ka çuar pozicionin e tij tashmë të dobët në pikën më të ulët në presidencën e tij. 70 për qind e votuesve të moshës 18-34 vjeç nuk e miratojnë qasjen e tij ndaj luftës në Gaza.

Më 12 mars 1968, një senator pak i njohur nga Minesota, Eugene Mçarthy, e mahniti kombin duke fituar 42 për qind të votave në zgjedhjet e para demokrate në Neë Hampshire. Lyndon Baines Johnson mori 48 për qind. Rezultati tronditës e inkurajoi Robert F.Kennedy, vëllain e presidentit të vrarë John F.Kennedy, që të përfshihej në garë, duke ia vështirësuar akoma më shumë rrugën Johnson drejt një mandati të dytë.

Rastësisht, një minesotas tjetër pak i njohur ka lëshuar sfidën e tij në parapraket e sotme brenda demokratëve. Kongresmeni Dean Phillips shpreson të arrijë një sukses të ngjashëm  në Neë Hampshire në janar të vitit që vjen. Për shkak të përplasjeve të brendshme partiake rreth renditjes në paraprake, Joe Biden nuk do të jetë në fletën e votimit në shtetin e Granitit, duke i dhënë Phillips një hapësirë të pazakontë.

Nëse Phillips fiton një pjesë të madhe të garave paraprake, duke sinjalizuar dobësinë e Bidenit, demokratët e tjerë janë pothuajse të sigurt se do të shpallin kandidaturën e tyre.

Disa javë pas befasisë që pa në Neë Hampshire, presidenti Johnson në një fjalim televiziv nga Zyra Ovale tha se po përpiqej të ndalonte bombardimet amerikane në Vietnamin e Verut, me shpresën e nxitjes së bisedimeve të paqes me komunistët. 

Presidenti gjithashtu lëshoi një 'bombë' të një lloji tjetër: kur deklaroi se nuk do të kërkonte nominimin e partisë së tij për president, me justifikimin e “ndarjeve të forta brenda SHBA”.

Në vazhdën e njoftimit tronditës të Lyndon Baines Johnson, 2 kampe brenda demokratëve u përpoqën që të arrinin nominimin e partisë së tyre.

Mçarthy dhe Kennedy garuan me sloganin kundër luftës. Por Kennedy u vra në qershor, ndërsa garës iu bashkua një kandidat kundër luftës, senatori George McGovern i Dakotës së Jugut. Hubert Humphrey, zv/presidenti i Lyndon Baines Johnson, përfaqësonte krahun e establishmentit të partisë.

Ndërkaq, ajo që e ndërlikonte më tej skenën politike për partinë e Lyndon Baines Johnson, ishte shfaqja e një kandidati nga një palë e tretë, guvernatorit të Alabamës, George Ëallace, i cili u bëri thirrje demokratëve në shtetet e jugut dhe punonjësve të pakualifikuar, duke arritur të fitojë në 5 shtete dhe marrë 46 vota të Kolegjit Elektoral.

Sot, Biden dhe kolegët e tij kanë frikë se senatori demokrat Joe Manchin i Virxhinias Perëndimore, që ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për një mandat të ri, mund të luajë një rol të ngjashëm nëse vendos të zhvillojë një fushatë centriste si një palë e tretë në garë.

Por Biden përballet edhe me Robert F. Kennedy Jr., që kandidon si i pavarur, dhe në disa sondazhe siguron deri në 22 për qind të votave, shumica e të cilave vijnë nga kampi i demokratëve. Në gushtin e vitit 1968, demokratët u mblodhën në Çikago për të zgjedhur kandidatin e tyre presidencial.

Mbledhja në Amfiteatrin Ndërkombëtar u dominua nga fryma e përçarjes por edhe e karakterizuar nga protestat kundër përfshirjes në Luftën e Vietnamit. Delegatët u pritën në aeroport nga pjesëtarët e Gardës Kombëtare dhe godina ku u zhvillua konventa ishte shndërruar në një fortesë.

Një ditë para konventës, ajo u dëmtua nga mijëra policë që i sulmuan protestuesit me gaz lotsjellës dhe shkopinj për t'i larguar me forcë nga Lincoln Park. Gjatë ditëve që pasuan, u arrestuan më shumë se 650 protestues, ndërsa mbi 100 të tjerë morën mjekim në spitalet e zonës. Gjatë përleshjeve u plagosën rreth 192 oficerë policie, nga të cilët 49 kërkuan trajtim mjekësor. Brenda sallës, situata ishte gati po aq kaotike. Shumë delegatë mbështetën një të ashtuquajtur “deklaratë për paqen” e cila në fund u hodh poshtë.

Disa delegatë u shkëputën nga partia e tyre për t'iu bashkuar një protestë të re kundër luftës së organizuar nga demonstruesit që qëndronin ende jashtë. Për shkak se McGovern dhe Mçarthy e përçanë votën e atyre që ishin kundër luftës, Partia Demokratike nominoi Humphrey, që humbi 191-301 në votat e Kolegjit Elektoral përballë republikanit Richard Nixon. Historia e Lyndon Johnson na thotë këtë: nëse Biden tërhiqet qe tani që ka nisur sezoni i primareve, këto gara do të nxjerrin në pah përçarje serioze në gjirin e demokratëve, ku progresistët do të përplasen me të moderuarit, dhe mbështetësit pro-palestinezë do të zihen me ata që qëndrojnë në krah të Izraelit.

Më së paku demokratët do të humbasin kohezionin e lakmueshëm që kanë gëzuar prej kohësh. Ndërkohë Konventa e Çikagos, ka të ngjarë të nxisë protesta për mbështetjen e fortë të Biden për Izraelin. Historia mund të mos përsëritet, por sigurisht që ajo rimon.

Shënim:Liz Peek, kolumniste e Fox Neës, ish-drejtuese në kompaninë e njohur konsulente “Wall Street Wertheim & Company”.

joe biden

Sondazh

Poll
Insights 28 Nëntor 2023, 11:37 a.d

Ja si Kina po i nxit sulmet e Hamasit

Lufta Nga Gordon G. Chang “Newsweek” Një nga strategjitë më cinike të Kinës në luftën e saj në shum&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet