Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sipas njoftimit, hetimet nisën pas denoncimit të dy klientëve, të cilëve iu zbuluan 30 tërheqje pa mandat si dhe hapje e mbyllje të paautorizuara të depozitave në euro dhe dollarë.
TIRANË- Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka caktuar 12 masa sigurimi ndaj punonjësve dhe drejtuesve të një dege bankare, të akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentesh e kompjuterik.
Sipas njoftimit, hetimet nisën pas denoncimit të dy klientëve, të cilëve iu zbuluan 30 tërheqje pa mandat si dhe hapje e mbyllje të paautorizuara të depozitave në euro dhe dollarë.
Për drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e degës u caktua masa “Arrest në burg”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me stafin kanë krijuar një skemë të koordinuar për përvetësimin e parave përmes mandateve false dhe ndërhyrjeve në sistem.
Ndërkohë, për pesë punonjës të tjerë u vendos masa “Arrest në shtëpi”, ndërsa katër shtetas u pezulluan nga detyra për shkak të kryerjes së transaksioneve pa kontrata që lehtësuan vjedhjen.
Njoftimi i Prokurorisë:
"Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u dhanë 12 masa sigurimi, ‘Arrest në burg’, ‘Arrest në shtëpi’ si dhe ‘Pezullimi i shërbimit të një detyre a shërbimit publik’ ndaj 12 shtetasve të akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.
Hetimet mbi procedimin penal nr.7108 të vitit 2025, nisën pas denoncimit të shtetasit I.O., se nga tre llogaritë e tij në UBA Bank janë tërhequr shuma me një vlerë prej 500.000 lekësh nga persona të pa autorizuar. Ndërkohë që një tjetër kallëzim u krye nga vetë banka, e cila denoncoi rastin për tërheqjen e shumave pa autorizim ndaj klientes A.K në të njëjtën degë.
Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u evidentua se nga klientët e bankës, janë kryer 30 tërheqje pa mandat si dhe janë hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita me afat në euro dhe dollarë. Në rastin konkret nga hetimet rezultoi se ndaj personave në hetim, shtetasit E.Q., I.D., E.K., B.M., A.K., G.H., G.B., D.D., O.K., R.S. B.N. dhe Zh.B. ekziston dyshim i arsyeshëm se janë autorë të mundshëm të veprave penale penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.
Shtetasit A.K. dhe G.H., zv.drejtor dhe drejtor i degës, ndaj të cilëve u kërkua masa e siguisë ‘Arrest në burg’, rezultoi se kanë kryer në mënyrë të përsëritur veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar, ata kanë përvetësuar shumat monetare të dy kilentëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false, pa mandat, ndëhyrjes së kundërligjshme në sistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapje/mbyllje depozitash si dhe ndryshim të të dhënave pa autorizim. Kjo skemë vjedhjeje e koordinuar krijon dyshim të arsyeshëm mbi konsumimin e veprës penale për të cilën janë në hetim. Këto veprime ata i kryen në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të bankës, në cilësinë e arkëtarit, supervizorit si dhe të shërbimit ndaj klientit.
Masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ u vendos për shtetasit G.B., D.D., O.K., R.S., B.N., dhe Zh.B., për kryerjen në mënyrë të përsëritur për veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin funksional në sistemin bankar, ata përvetësuan shuma monetare të dy klientëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false apo ndërhyrjes në sistem pa autorizimin e tij.
Kjo skemë përfitimi e realizuar nga punonjësit e bankës sipas funksionit, funksiononte sipas mekanizmit: arkëtar/shërbim klienti nëpërmjet aksesit eskluziv mbi fondet e klientit kryhen ndërhyrje dhe manipuluan sistemin bankar, veprime të cilat verifikohen dhe autorizohen nga niveli drejtues në hierarki, përgjegjës operacional dhe drejtor dege, të cilët kanë detyrimin për verifimin, kontrollin dhe autorizimin final për kryerjen e transaksionit bankar.
Në lidhje me shtetasit e tjerë në hetim, E.Q., I.D., E.K. dhe B.M., u kërkua dhe pranua masa e sigurimit personal ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për veprën penale ‘Falsifikimi kompjuterik’. Nga hetimi rezultoi se këta shtetas kanë kryer veprime dhe transaksione bankare në kushtet kur mungonte kontrata në një ose disa raste duke krijuar premisat për ushtrimin e veprimtarisë së jashtëligjshme të subjekteve të tjerë të sipërcituar të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur pasurinë.", njofton Prokuroria./Dosja.al
Policia e Shtetit TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar rojën e bankës së grabitur një ditë më parë, i c...
KOSOVË- “Asnjë vendim gjyqësor në botë nuk e kthen në jetë Liridonën”... Kjo fjali e thënë ...
Foto ilustruese TIRANË- Regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rënie sërish n&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë bra...
Zverneci ITALI- Deputeti italian i partisë "Alleanza Verdi e Sinistra", Angelo Bonelli, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në S...
Foto ilustruese TIRANË- Sot priten reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Sipas parashikimeve të Instituti...
TIRANË- Ligji i ri për migracionin, i miratuar të hënën, u lejon vendeve të BE-së të krijojnë qendra kthimi ...
TIRANË- Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së qytetarëve kundër investimeve në Zvërnec. ...
foto nga protesta TIRANË- Gazetarja Ola Xama iu bashkua protestës së qytetarëve para kryeministrisë kundër ndërtim...
foto nga protesta TIRANË- Ka përfunduar protesta e tretë e lajmëruar kundër investimeve në Zvërnec, Rrjoll dhe Durr&eum...