LIVE UPDATES
Insights

Nxitja e Edukimit Teknologjik për Përdorimin e Realitetit Virtual dhe Artit Digjital në Promovimin e Trashëgimisë Kulturore nga studentët

Trashëgimia Kulturore në një përkufizim të plotë përfshin tre kategori kryesore: kulturën e prekshme, si monumente, ndërtesa, vende arkeologjike, libra, vepra arti; kulturën e paprekshme, siç janë traditat gojore, zakonet, folkloret, gjuha, mënyra e jetesës; dhe trashëgimia natyrore, siç janë vendet natyrore me aspekte kulturore si p.sh. peisazhet kulturore dhe formacionet fizike, biologjike ose gjeologjike.

3 Dhjetor 2023, 12:50 Nga DOSJA
Nxitja e Edukimit Teknologjik për Përdorimin e Realitetit Virtual dhe
Foto ilustruese

Nga: Enkeleda Memisha dhe Besmir Kanushi 

Për të përmirësuar dhe nxitur përdorimin e realitetit virtual dhe artit digjital për ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore nga studentët, është e rëndësishme të zhvillohen aktivitete të shumta në fushën e edukimit teknologjik. Këto përpjekje mund të adresojnë nevojat e studentëve në përdorimin e teknologjisë në një mënyrë të qëndrueshme dhe efektive.

Trashëgimia Kulturore në një përkufizim të plotë përfshin tre kategori kryesore: kulturën e prekshme, si monumente, ndërtesa, vende arkeologjike, libra, vepra arti; kulturën e paprekshme, siç janë traditat gojore, zakonet, folkloret, gjuha, mënyra e jetesës; dhe trashëgimia natyrore, siç janë vendet natyrore me aspekte kulturore si p.sh. peisazhet kulturore dhe formacionet fizike, biologjike ose gjeologjike.

Të shkosh kundër trendeve globale ose rajonale nuk është e lehtë dhe efektiviteti i përpjekjeve të tilla është i dyshimtë. Ajo që duket urgjente aktualisht është të ruhen dhe promovohen njohuritë në çështjet e Trashëgimisë Kulturore dhe vlerat që ekzistojnë lidhur me të. Kjo duket të jetë një detyrë e frikshme, për shkak të pasurisë së madhe kulturore që ka vendi ynë, çka rezulton nga gjeomorfologjia e saj, historia e lashtë dhe e trazuar dhe civilizimet e mëdha që janë përplasur duke pasqyruar ndikimin e tyre deri në ditët e sotme.

Si pedagogë, shpesh vihemi përballë pyetjeve nga studentët tanë të degës së Teknologjisë së Informacionit dhe Informatikë Biznesit se cilat ishin arsyet që ata duhet të kishin si lëndë të formimit të përgjithshëm edhe Trashëgiminë Kulturore. Për mendimin tonë, kjo lëndë bashkë me Trashëgiminë Natyrore të Shqipërisë, duke qënë baza e sektorit të Turizmit, duhet të përfshihet në të gjitha degët e studimit si lëndë e formimit të përgjithshëm si një domosdosshmëri për brezin e ri që të njohin resurset natyrore dhe historike të vendit të tyre.

 Nga ana tjetër, ecja me hapa galopante e teknologjisë, ajo fushë që ka më shumë nevojë në këtë kohë për proceset e dixhitalizmit, dokumentimit dhe promovimit janë pikërisht asetet historiko-kulturore që ka trashëguar vendi ynë.

Trashëgimia Kulturore është një thesar i pasur që reflekton historinë, vlerat dhe identitetin e një komuniteti. Në këtë kontekst, studentët do te fitojnë një rol të rëndësishëm duke përdorur mjetet e teknologjisë për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie. Kjo do të hedhë dritë mbi disa aspekte kyçe të studimit duke përfshirë përdorimin e teknologjisë për promovim në rrjete sociale, zhvillimin e aplikacioneve dhe shfrytëzimin e realitetit virtual.

Teknologjia e informacionit ka sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën se si kujtohet dhe promovohet Trashëgimia Kulturore në shoqëri. Studentët janë një pjesë e rëndësishme e kësaj përpjekje duke përdorur potencialin dhe aftësitë e tyre në teknologji për të shpërndarë, promovuar dhe ruajtur kete pasuri.

Për të kuptuar më mirë rëndësinë e këtij artikulli, do të analizojmë se si teknologjia e informacionit ka ndikuar në ndryshimin e paradigmës së mënyrës së përjetuar dhe ruajtur Trashëgiminë Kulturore, dhe se si studentët luajnë një rol kyç në këtë tranzicion. Kjo analizë do të na ndihmojë të identifikojmë sfidat, avantazhet dhe perspektivat e përdorimit të teknologjisë së informacionit në këtë kontekst duke krijuar kështu një bazë të qëndrueshme për të kuptuar se si mund të përmirësohet më tej ky proces.

1. Programet Edukative Inkluzive: Krijimi i programeve edukative që janë të përshtatshme për të gjitha grupet e studentëve dhe komuniteteve është kritike. Këto programe duhet të jenë të përshtatshme për nivelet e ndryshme të aftësive dhe të sigurojnë akses të barabartë për të gjithë.

2. Trajnime dhe Workshope Praktike: Organizimi i trajnimeve dhe workshopeve praktike për studentët rreth përdorimit të realitetit virtual dhe artit digjital mund të jenë efektive. Këto trajnime duhet të ofrojnë njohuri teknologjike, por edhe të thellojnë në aspektet kulturore dhe historike të përdorimit të këtyre teknologjive.

3. Ripërdorimi i Pajisjeve dhe Materialeve: Sigurimi i infrastrukturës teknologjike në mënyrë të qëndrueshme është një kriter i rëndësishëm. Nxitja e ripërdorimit dhe rikuperimit të pajisjeve dhe materialeve teknologjike mund të ndihmojë në zvogëlimin e kostove dhe në përmirësimin e aksesit.

4. Programet Kurrikulare të Përshtatshme: Integrimi i teknologjisë në programet kurrikulare universitare është jetike. Krijimi i lëndëve dhe moduleve që trajtojnë përdorimin e realitetit virtual dhe artit digjital në kontekstin e Trashëgimisë Kulturore mund të nxisë interesin dhe aftësitë e studentëve në këtë fushë.

5. Bashkëpunimi me Komunitetet Lokale: Bashkëpunimi i ngushtë me komunitetet lokale është thelbësor. Duke u përfshirë në projektet e tyre dhe duke i inkurajuar ata të bëhen pjesë e procesit të përdorimit të teknologjisë, studentët do të kenë një perceptim më të thellë dhe më të lidhur me Trashëgiminë Kulturore të komunitetit të tyre.

6. Mbështetja Financiare dhe Burime: Sigurimi i burimeve financiare për programe dhe inisiativa të lidhura me përdorimin e teknologjisë në ruajtjen e saj është shumë e rëndësishme. Kjo mund të përfshijë grantet, donacionet ose investime të tjera që mbështesin projektet e këtij lloji.

7. Sensibilizimi dhe Komunikimi: Sensibilizimi i studentëve dhe komuniteteve për rëndësinë dhe avantazhet e përdorimit të realitetit virtual dhe artit digjital në Trashëgiminë Kulturore është kyç. Komunikimi i rregullt dhe transparent për përfitimet e përdorimit të këtyre teknologjive mund të rrisë interesin dhe përfshirjen.

Nevoja immediate e përfshirjes dhe përdorimit të kësaj teknologjie në promovimin e siteve të Trashëgimisë Kulturore.

Përdorimi i realitetit virtual dhe artit digjital nga studentët për promovimin e Trashëgimisë Kulturore paraqet një potencial të jashtëzakonshëm për të thelluar lidhjen e tyre me Historinë dhe të kaluarën. Teknologjitë e fundit ofrojnë një përvojë të pasur dhe impresionuese që mund të ndihmojë në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë për brezat e ardhshëm.

Përdorimi i rrjeteve sociale, aplikacioneve, softuerëve dhe teknologjive të avancuara si realiteti virtual dhe arti digjital ka sjellë një ndryshim në paradigmat e promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Studentët kanë një rol kyç në këtë proces, duke kontribuar në krijimin dhe ndarjen e përmbajtjes, duke përdorur teknologjinë për të përcjellë emocionet dhe rëndësinë e trashëgimisë së tyre.

Sidoqoftë, përdorimi i këtyre teknologjive përballet me sfida dhe dilema, përfshirë çështjet e sigurisë, respektit kulturor, dhe aksesit të barabartë. Edukimi teknologjik është kritik për të zgjidhur këto sfida dhe për të siguruar një përdorim të qëndrueshëm dhe etik të teknologjisë.

Në një botë që vazhdimisht ndryshon dhe zhvillohet është e rëndësishme që studentët të jenë të pajisur me njohuri dhe aftësi për të përdorur teknologjinë në mënyrë krijuese dhe të përgjegjshme. Përdorimi i realitetit virtual dhe artit digjital nuk është vetëm një mjet për të shfaqur Trashëgiminë Kulturore por, është një rrugë për të ndikuar, përfshirë dhe përjetuar thellësinë e kësaj pasurie.

Promovimi i Trashëgimisë Kulturore nëpërmjet Rrjeteve Sociale

Rrjetet sociale kanë bërë një ndryshim thelbësor në mënyrën se si ditët e sotme Trashëgimia Kulturore njihet, shpërndahet dhe promovohet. Studentët kanë zënë vendin e tyre si promovues të pasurisë kulturore duke përdorur rrjetet sociale për të ndarë përmbajtjen e tyre dhe duke krijuar një lidhje të ngushtë mes trashëgimisë dhe audiences.

1. Ndarja e Përmbajtjes në Platforma të Ndryshme: Studentët përdorin platformat e rrjeteve sociale si Instagram, Facebook, dhe Twitter për të ndarë fotografi, video dhe informacion mbi trashëgiminë kulturore. Ky kanal i drejtpërdrejtë i komunikimit I lejon ata të lidhen drejtpërdrejt me audiencën dhe të ndikojnë në ndërgjegjësimin e tyre.

2. Krijimi i Komuniteteve Digjitale: Përmes krijimit të grupeve të veçanta në rrjete sociale, studentët krijojnë komunitete digjitale ku njerëzit mund të ndajnë ide, eksperiencat dhe informacionin e tyre rreth trashëgimisë kulturore. Këto komunitete bëhen hapësira virtuale për diskutime dhe shkëmbim të njohurive.

3. Ndikimi i fushatave të Dedikuara: Studentët organizojnë fushata të dedikuara për të rritur ndërgjegjësimin rreth trashëgimisë kulturore. Përdorimi i hashtag-ve specifike dhe ftesa për pjesëmarrje nga publiku e bëjnë këtë një mjet të fuqishëm për të lidhur njerëzit dhe për të nxjerrë në pah rëndësinë e trashëgimisë.

4. Live Stream dhe Interaktiviteti: Shfrytëzimi i transmetimeve direkte (live stream) në rrjete sociale ofron një mënyrë të re dhe të menjëhershme për të ndarë momente kulturore. Studentët përdorin live stream për të transmetuar evente kulturore, intervista, dhe demonstrata, duke krijuar një përvojë më të ngushtë me publikun.

5. Monitorimi i Përfshirjes dhe Reagimeve: Përdorimi i analizave të rrjeteve sociale u mundëson studentëve të monitorojnë efektivitetin e fushatave të tyre dhe përfshirjen e audiencës. Ky informacion u ofron atyre mundësinë për të përshtatur strategjitë e tyre dhe për të arritur një impakt më të madh.

Problemet dhe sfidat

Edhe pse përdorimi i realitetit virtual dhe artit digjital sjell një shumëllojshmëri të avantazheve në promovimin dhe ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore nga studentët, ka disa sfida dhe probleme që duhen adresuar me kujdes për të garantuar një përdorim të qëndrueshëm dhe efektiv të këtyre teknologjive.

1. Aksesibiliteti dhe Kufizimet Teknologjike: Shumë prej teknologjive të përdorura në këtë kontekst janë ende të kushtueshme dhe kërkojnë pajisje specifike për të përfituar nga to. Kjo mund të krijojë një hendek midis atyre që kanë akses të këtyre resurseve dhe atyre që nuk kanë, duke lënë disa komunitete jashtë...

2. Etika dhe Respekti Kulturor: Përdorimi i teknologjisë për të paraqitur Trashëgiminë Kulturore kërkon një respekt të thellë për vlerat dhe praktikat kulturore te vendit përkatës. Mund të ketë sfida në lidhje me interpretimin e saktë dhe respektin ndaj kontekstit kulturor, sidomos kur përdoren arti digjital dhe teknologjitë.

3. Siguria dhe Privatësia e Të Dhënave: Me zhvillimin e teknologjisë, shqetësimet mbi sigurinë dhe privatësinë e të dhënave janë të mëdha. Ruajtja dhe ndarja e informacionit duhet të shoqërohet me praktika të sigurisë së përmbajtjes dhe të të dhënave.

4. Infrastruktura dhe Përdorimi i Aparatit Teknologjik: Përdorimi i teknologjive të avancuara kërkon një infrastrukturë të përshtatshme teknologjike. Në disa raste, mungesa e infrastrukturës ose përdorimi i pajisjeve të vjetra mund të bëjë të vështirë për studentët të përdorin këto teknologji në mënyrë efektive.

5. Përdorimi i Realitetit Virtual dhe Ndikimi Psikologjik: Disa studime sugjerojnë se përdorimi intensiv i realitetit virtual mund të ketë ndikim psikologjik tek përdoruesit. Është e rëndësishme të kuptohet se përdorimi i këtyre teknologjive mund të ndikojë në emocionet dhe ndjesitë e përdoruesve, sidomos kur trajtohen tema të ndjeshme nga e kaluara historike e vendit.

6. Zbatimi i Përshtatshëm i Standardeve dhe Etikave: Për një përdorim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm, është e rëndësishme të përshtaten standarde të qëndrueshme dhe etika në fushën e realitetit virtual dhe artit digjital. Përdorimi i këtyre teknologjive duhet të përshtatet me rregulloret dhe udhëzimet e komunitetit dhe profesionit.

enkeleda memisha besmir kanushi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet