44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Por në përpjekjen për të krijuar hapësira të reja për artin, nuk mund të sakrifikojmë historinë. Nuk mund të prishim apo të transformojmë një nga godinat më simbolike të periudhës së diktaturës, si Vila 31 e Enver Hoxhës, duke e kthyer atë në një “laborator arti”.
Artistët dhe krijuesit në Shqipëri, prej vitesh flasin për mungesën e galerive, studiove, rezidencave artistike dhe politikave serioze kulturore që do t’i jepnin frymëmarrje krijimtarisë shqiptare. Dhe kjo është një nevojë reale, e domosdoshme dhe e vonuar prej kohësh.
Por në përpjekjen për të krijuar hapësira të reja për artin, nuk mund të sakrifikojmë historinë. Nuk mund të prishim apo të transformojmë një nga godinat më simbolike të periudhës së diktaturës, si Vila 31 e Enver Hoxhës, duke e kthyer atë në një “laborator arti”.
Vetëm para pak ditësh, së bashku me disa miq të huaj, vizituam Vilën 31. Ajo që pashë më la një shije të keqe. Mobiljet e zhvendosura nëpër cepa, muret e dëmtuara për vendosjen e instalacioneve dhe hapësirat e transformuara për nevoja artistike më bënë të reflektoj.
Duke qenë vetë pjesë e arteve pamore dhe duke njohur nga afër proçesin e krijimit artistik, e di shumë mirë që instalacionet dhe ndërhyrjet artistike, sado të kujdesshme, lënë gjurmë në ambientin ku realizohen. Arti nuk mund të ndërtohet duke sakrifikuar një nga dëshmitë e pakta historike që na kanë mbetur.
Një godinë si Vila 31 nuk duhet parë thjesht si një hapësirë bosh për t’u shfrytëzuar. Ajo mbart histori. Dhe historia, qoftë e dhimbshme apo jo, duhet ruajtur, dokumentuar dhe kthyer në muze për brezat që vijnë dhe për vizitorët që kërkojnë të kuptojnë të shkuarën tonë.
Është paradoksale që shumë të huaj tregojnë interes të madh për këto objekte historike, ndërsa ne vetë shpesh nuk dimë t’i mbrojmë ato. Në Poloni, Auschwitz është ruajtur me fanatizëm si kujtesë e një prej tragjedive më të mëdha njerëzore dhe sot vizitohet nga miliona njerëz çdo vit. Jo për ta glorifikuar historinë, por për të mos e harruar atë.
Ndaj problemi nuk është arti. Problemi është mungesa e politikave serioze për artin dhe artistët. Kthimi i godinave historike në “laboratorë krijimtarie” nuk i bën nder as artit dhe as trashëgimisë kulturore, kur në vend mungojnë hapësirat reale dhe investimet afatgjata për kulturën.
Vetëm duke e përballur dhe dokumentuar të shkuarën mund të ndërtojmë kujtesë kolektive, të reflektojmë mbi gabimet dhe t’u lëmë brezave që vijnë mundësinë për ta kuptuar historinë ashtu siç ka qenë. Nëse vërtet duam të mbështesim artin, atëherë duhet të ndërtojmë politika të mirëfillta për artistët, rezidenca të reja, studio, galeri dhe qendra kulturore dinjitoze. Artistët shqiptarë përfaqësojnë vendin me dinjitet kudo në botë dhe meritojnë mbështetje të vërtetë, jo zgjidhje që vijnë duke cenuar historinë.
Arti dhe historia nuk duhet të jenë kundër njëra-tjetrës. Përkundrazi, ato duhet të ecin bashkë, për të ndërtuar kujtesën, kulturën dhe identitetin e një kombi.
Dymbëdhjetë vite më parë, në një 17 Maj të ftohtë dhe nën një shi të rrëmbyeshëm, diçk...
Ministri Hoxha më përpara duhet të jepte dorëheqjen, sesa të largonte Ambasadorin Meidani që u prononcua për një c&eum...
Jetmira Sula Një reflektim nga përvoja në drejtimin e burgut të grave mbi drejtësinë, përgjegjësinë dhe nevoj&...
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzicioni dhe transformimi të thellë gjeopolitik, ku normat e rendit të...
Izmir Akulli Sot duhet të ishte një ditë e zakonshme seance gjyqësore në Gjykatën Administrative. Por jo. Erion Veliaj arriti...
Dionis Teqja, pronari i Megatekut ka bere nje padi kunder nje numri te madh portalesh ne Shqiperi, ku kerkon heqjen e nje lajmi dhe gjobitjen me 500 mije euro...
Klodian Tomorri 60 vjec. Rri gjithe diten duke pire raki. Pastaj xhiron gomat dhe ecen si lac me shpejtesi neper lagje. Hajde te ishte ndonje 20 vjecar se ...
Ermal Mulosmani Pamjet e Ilir Metës në gjyq sot ishin makabre. Një fytyrë e zbehtë me një ngjyrë kufome, jepte të k...
Shqipëria shfaqi një ritëm të paprecedentë në hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashk...
Vasif Huseynov Në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, Azerbajxhani beson se qëndrimi politike duhet të shoqërohet me re...