Kërcet arma në Sarandë/ Plagoset 50-vjeçari me precedent kriminal, policia blindon zonën (EMRI)
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
"Qeveria duhet të injektojë paratë që ka përituar nga rënia e euros"/ Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqip&eu...
Pamjet e filmuara nga qytetarët kanë marrë dhenë dhe kanë bërë xhiron e rrjetit, por mesa duket në sy te policisë nuk kanë rënë.
Protesta e qytetarëve dhe banorëve të Vlorës ditën e sotme në Zvërnec nisi me pamjet më tronditëse që kanë parë qytetarët. Rrëmbimin e një protestuesi, në sy të qytetarëve dhe Policisë.
Teksa në orët e para të paradites, qytetarët në Vlorë, po mblidheshin për protestë, një qytetar është rrëmbyer në mes të ditës në gardhin me tela e gjëmba në Dalan të Zvërnecit. Persona të maskuar, të veshur me të zeza dhe të paidentifikuar, kanë rrembyer protestuesin, duke e tërhequr zvarrë para syvë të policisë.
Pamjet e filmuara nga qytetarët kanë marrë dhenë dhe kanë bërë xhiron e rrjetit, por mesa duket në sy te policisë nuk kanë rënë. Edhe pse policia ishte e pranishme në momentin e rrëmbimit dhe torturës së qytetarit që kishte shkuar për të mbrojtur mjedisin dhe zonën e mbrojtur, asnjë veprim nuk u mor.
Vetë Kryeministri Rama ditën e djeshme nga Tirana u shpreh se shteti nuk po shet tokën e rrethuar në Zvërnec, pasi sipas tij është tokë private. Dakord, është tokë private, por kur bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur, Rama nuk mund të bëjë sikur nuk di gjë.
“Më vjen të them diçka mbi këtë zhurmën e një lajmi të rremë me demek që shteti po fal Zvërnecin. Shteti nuk po fal asgjë. Ajo është një pronë private dembabadem. Dhe investitorët e përfshirë në atë proces janë tetej serioz të cilën atë pronë e kanë marrë nga privatët. Shteti po ka pasuri në anën tjetër të projektit ishullin e Sazanit, ende sot nuk kam mbaruar negociatat pasi KSHI është pjesë e investimeve. Shteti do jetë aty. Toka e ishullit aty e shtetit shqiptarë," tha Rama.
Mesa duket kjo mbështetje që Rama i dha publikisht ditën e djeshme ‘investitorëve’ ka bërë që këta të fundit, t’i kenë aq shpatullat e mbrojtura sa të rrëmbejnë dhe torturojnë protestues në të drejtën e tyre. Kjo pasi e drejta për protestë është një e drejtë që ka lindur me njerëzimim dhe një veprim që çdo shtet perëndimor dhe evropian e inkurajon.
Bashkimi Evropian që Rama e përmend në çdo fjalim të tijin, nuk pranon dhunën kundër qytetarëve dhe as rrëmbimin e tyre para syve të policisë. Policia është i vetmi institucion ku qytetarët e thjeshtë dhe të pambrojtur duhet të gjejnë të drejtën e tyre.
Por kur Policia dhe shteti bën sehir, kur qytetarët rrëmbehen, tërhiqen zvarrë dhe torturohen, kush do të të mbrojë. Kur Policia u del në mbrojtje gangsterave me maska që dhunojnë, qytetarët kush do i mbrojë? A është dakord kryeministri Rama që të prishet zona e mbrojtur në Nartë?
Këto pyetje meritojnë një përgjigje nga shteti që ka marrë votën dhe besimin e qytetarëve të thjeshtë, të cilët nuk mund t’i shkelin me këmbë, vetëm e vetëm sepse disa investitorë duan ta kthejnë zonën e Zvërnecit dhe Nartës në një gangrenë ndërtimësh dhe resortesh turistike./Dosja.al
Vila 31 Artistët dhe krijuesit në Shqipëri, prej vitesh flasin për mungesën e galerive, studiove, rezidencave artistike dhe politi...
Dymbëdhjetë vite më parë, në një 17 Maj të ftohtë dhe nën një shi të rrëmbyeshëm, diçk...
Ministri Hoxha më përpara duhet të jepte dorëheqjen, sesa të largonte Ambasadorin Meidani që u prononcua për një c&eum...
Jetmira Sula Një reflektim nga përvoja në drejtimin e burgut të grave mbi drejtësinë, përgjegjësinë dhe nevoj&...
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzicioni dhe transformimi të thellë gjeopolitik, ku normat e rendit të...
Izmir Akulli Sot duhet të ishte një ditë e zakonshme seance gjyqësore në Gjykatën Administrative. Por jo. Erion Veliaj arriti...
Dionis Teqja, pronari i Megatekut ka bere nje padi kunder nje numri te madh portalesh ne Shqiperi, ku kerkon heqjen e nje lajmi dhe gjobitjen me 500 mije euro...
Klodian Tomorri 60 vjec. Rri gjithe diten duke pire raki. Pastaj xhiron gomat dhe ecen si lac me shpejtesi neper lagje. Hajde te ishte ndonje 20 vjecar se ...
Ermal Mulosmani Pamjet e Ilir Metës në gjyq sot ishin makabre. Një fytyrë e zbehtë me një ngjyrë kufome, jepte të k...
Shqipëria shfaqi një ritëm të paprecedentë në hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashk...