LIVE UPDATES
Insights

Jepini Kremlinit qoftë edhe 1 centimetër tokë, dhe ai do të gllabërojë gjysmën e Evropës

Sepse zëdhënësit e Kremlinit, i kanë interpretuar si një dobësi, sinjalet e hezitimit të Perëndimit në financimin e aleates së tyre, Ukrainës. Njerëzit e Putinit, po i bëjnë jehonë zërave se Perëndimi po i bën tashmë presion Kievit që të marrë në konsideratë uljen në negociata me Moskën për të zyrtarizuar ndarjen e territorit të saj.

2 Dhjetor 2023, 14:06 Nga a.d

Jepini Kremlinit qoftë edhe 1 centimetër tokë, dhe ai do të

Nga Julia Davis “Center for European Policy Analysis”

Me më shumë se 300.000 ushtarakë rusë të vrarë dhe të plagosur në luftën e Vladimir Putin kundër Ukrainës, shumëkush mund të mendonte se propagandistët  e tij do të shfaqnin njëfarë përulësie kur diskutonin mbi dobinë e luftës si një mjet politik. Por do të gabonin.

Sepse zëdhënësit e Kremlinit, i kanë interpretuar si një dobësi, sinjalet e hezitimit të Perëndimit në financimin e aleates së tyre, Ukrainës. Njerëzit e Putinit, po i bëjnë jehonë zërave se Perëndimi po i bën tashmë presion Kievit që të marrë në konsideratë uljen në negociata me Moskën për të zyrtarizuar ndarjen e territorit të saj.

Madje ata po e lexojnë këtë lëvizje si një dritë jeshile, që Rusia të shkojë shumë më përtej. E përse të mos pushtohen dhe aneksohen më shumë territore, pyesin ata? Dhe nëse këto mund të tingëllojnë si deklaratat tipike të zëdhënësve megalomanë, mos harroni se ato përputhen gjerësisht me kërkesën në dhjetor të vitit 2021 nga Rusia, që SHBA-ja të braktiste anëtarët më të rinj të NATO-s, si shtetet baltike dhe Polonia.

Po ashtu vlen të kujtohet se pushtimi rus i Ukrainës, u diskutua dhe u komplotua hapur për vite tëra në mediat shtetërore ruse, pas së cilës ndodhi vërtet. Gjatë pjesëmarrjes së tij në  emisionin Oën Truth në NTV të premten e kaluar, shkrimtari rus Dmitry Lekuh tha se Polonia është “kandidatja e radhës, që do të bjerë pre e tankeve ruse”.

Ai pohoi se “ndarja e Polonisë midis Rusisë dhe Gjermanisë, është hobi ynë kombëtar”. Lekuh u ankua për faktin se Gjermania “nuk është më e njëjta si dikur”, një referencë për aleancën midis Gjermanisë naziste me Bashkimin Sovjetik në vitin 1939, pra paktin Molotov-Ribbentrop. Ashtu siç ndodh shpesh me propagandistët e Kremlinit, logjika ishte e paqartë:Rusia që kërkon aleatët e saj nazistë gjermanë, vështirë se pajtohet me pretekstin e saj të deklaruar se e ka sulmuar Ukrainën, me qëllim spastrimin e këtij vendi nga nazistët e supozuar.

Duke u shfaqur në televizionin shtetëror, ekspertët dhe ligjvënësit këmbëngulin se Rusia nuk është e interesuar për negociatat e paqes, dhe se ajo s’mund të lejojë vazhdimin e ekzistencës se një Ukraine sovrane. Të bindur se Evropa i ka boshatisur tashmë rezervat që kishte për të ndihmuar Ukrainën, dhe si rrjedhim mbetet e pambrojtur, propagandistët e Kremlinit pohuan se nga harta duhet të zhduken edhe vende të tjera evropiane.

Gjatë emisionit të tij të mëngjesit “Full Contact” këtë të mërkurë, propagandisti kryesor rus Vladimir Solovyov, pyeti:“A duhet të vazhdojë të ekzistojë kombi ukrainas? Përgjigja ime:Në gjendjen e tij aktuale jo! Një komb, ideologjia e të cilit përbën një rrezik për ne, nuk mund të ekzistojë pranë nesh”.

Ai shtoi më pas:“Unë besoj se kemi hyrë në një periudhë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike. Shumë formacione aksidentale, të paafta për të qenë shtete, mund të mos i mbijetojnë kësaj epoke. Me këtë nënkuptoj shtetet baltike dhe gjithë Evropën. Nuk mendoj se kufijtë evropianë në konfigurimin e tyre aktual, do të vazhdojnë të ekzistojnë për më gjatë. Nuk shoh ndonjë arsye pse duhet të ndodhë kjo”.

Por zëdhënësit e Moskës, nuk kufizohen vetëm në ri-vizatimin e hartës evropiane. Një çështje tjetër e referuar, është qenë nevoja për të ndëshkuar mërgimtarët rusë dhe të ashtuquajturit armiq të shtetit nëpërmjet vrasjeve. Dhe ashtu si me qëndrimet e tyre për luftërat e ardhshme, edhe kërkesat e tyre shpesh bëhen realitet.

Më 28 nëntor, shërbimi sekret inteligjencës i Ukrainës raportoi se një numër njerëzish, përfshirë gruan e kreut të SBU Kyrylo Budanov, Marianna Budanova, se ishin shtruar në spital për shkak të dyshimit për një helmim me metale të rënda. Kjo është një skemë e vjetër dhe shumë e njohur për Rusinë.

Që në vitet 1930-1940, pasardhësit e Stalinit të udhëhequr nga spiuni legjendar Pavel Sudoplatov, komplotuan dhe kryen atentate ndaj individëve të ndryshëm, përfshirë Leon Trotsky. Vitet e fundit, vrasësit rusë kanë përdorur agjentë radioaktivë dhe nervorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe brenda vetë Rusisë.

Është një fushatë e përqafuar me entuziazëm. Kjo ide është përhapur në mediat shtetërore

të paktën që nga viti 2022. Një nga ekspertët sugjeroi se SHBA-së i duhen “qindra” arkivole të mbështjellë flamurin kombëtar që të zgjohet nga gjumi. Të ftuarit në emisionin e Solovyov mbështetën ose rrëmbimin e armiqve të Rusisë në Ukrainë, ose vrasjen e tyre në rastin më të parë.

Deputeti i Dumës, Andrey Gurulyov, foli për fatin që i pret armiqtë e Rusisë:“Siç e tha dikur Stalini “Pa njerëz, nuk ka më probleme! Armiqtë e atdheut tonë duhet të asgjësohen!”. Ndërkohë i ftuar në emisionin e Vladimir Solovyov, Yevgeny Satanovsky, president i Institutit të Lindjes së Mesme, deklaroi:”Nëse Evropa është një kopsht, duhen zhdukur parazitët në këtë kopsht!”. Që të sigurohej që kjo metaforë të mos i shpëtonte shikuesve, Solovyov shtoi me shpejtësi: “Unë mendoj se ky është përvjetori i Mercader”- një referencë ndaj Ramon Mercader, agjenti i NKVD sovjetike që përdori një sëpatë për çarjen e akullit për të vrarë Leon Trotsky-n në Mexico City në vitin 1940.

Edhe profesor Alexander Kamkin, anëtar i Akademisë Ruse të Shkencave, i bëri jehonë Satanovsky kur  theksoi:”Parazitët në kopsht mund të asgjësohen kimikisht, ose mund të përdorni një shat të mirë për t’i asgjësuar ata në mënyrë selektive”.

Në maj të këtij viti, drejtuesja e televizionit “Russia Today” Margarita Simonyan bëri hapur thirrje për vrasjen e senatorit republikan amerikan Lindsey Graham, duke evokuar sërish emrin e agjentit Sudoplatov. Pra, nuk është për t’u habitur që fati i Marianna Budanovës shkaktoi disa reagime mohuese të dobëta, të shoqëruara me buzëqeshje dinake dhe ironi.

Në emisionin televiziv “60 Minuta”, i ftuar ishte deputetit famëkeq i Dumës, Andrey Lugovoy - i identifikuar nga një gjykatës britanik si një nga vrasësit e Aleksandër Litvinenkos në vitin 2006 në Londër - për të diskutuar mbi helmimin e Budanovës.

Lugovoy gjatë gjithë kohës i buzëqeshur, deklaroi disa herë së bashke me moderatorët Olga Skabeeva dhe Evgeny Popov, se Rusia do të vazhdonte të përdorte metoda të tilla “të modës së vjetër” si helmimi. Përfundimi është se asnjë nga propagandistët e Putinit nuk po flet kot.

Këto figura artikulojnë idetë e menduara nga regjimi dhe të cilit i shërbejnë. Apeli ndaj moralit apo humanizmit të Kremlinit është i kotë. Rusia e Putinit nuk ndihet aspak e frenuar nga idealet e larta, por vetëm nga aftësitë e saj. Diskutimet që zhvillohen në Perëndim rreth mundësisë së braktisjes së Ukrainës dhe detyrimit të saj për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Rusinë, e inkurajojnë Moskën të zgjerojë ofensivën e saj, me mjete ushtarake ose jo-ushtarake./Dosja.al

kremlini

Sondazh

Poll
Insights 28 Nëntor 2023, 11:37 a.d

Ja si Kina po i nxit sulmet e Hamasit

Lufta Nga Gordon G. Chang “Newsweek” Një nga strategjitë më cinike të Kinës në luftën e saj në shum&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet