LIVE UPDATES
Insights

Pse BE po këmbëngul akoma më shumë tek politikat e saj të dështuara mbi migracionin?

Të ngatërruara në një mënyrë shqetësuese në një mjedis politik të pasigurt, dhe në një krizë të përshkallëzuar të të drejtave të njeriut, konturet e këtyre politikave janë dëshmuar jo vetëm joefektive në frenimin e fluksit të migracionit të parregullt, por kanë kontribuar ndjeshëm edhe në përforcimin e problemeve ekzistuese,.

28 Nëntor 2023, 14:03 Nga a.d

Pse BE po këmbëngul akoma më shumë tek politikat e saj

Nga Hafed El-Ghuell “Arab News

Ashpërsia e debateve rreth politikave të migracionit të Evropës përkundrejt vendeve të Afrikës Veriore - kryesisht Tunizia, si pika kryesore e nisjes nga deti për refugjatët dhe emigrantët që synojnë të kalojnë Mesdheun për në Evropë - ngre disa pyetje të vështira në lidhje me qëndrueshmërinë dhe etikën e strategjive ekzistuese.

Të ngatërruara në një mënyrë shqetësuese në një mjedis politik të pasigurt, dhe në një krizë të përshkallëzuar të të drejtave të njeriut, konturet e këtyre politikave janë dëshmuar jo vetëm joefektive në frenimin e fluksit të migracionit të parregullt, por kanë kontribuar ndjeshëm edhe në përforcimin e problemeve ekzistuese,.

Pra kemi përballë një rast klasik të forcimit të mëtejshëm të politikave të dështuara. Sigurisht, nuk mungojnë historitë alarmante në lidhje me menaxhimin e gabuar të migracionit në Tunizi, duke nënvizuar taktikat që devijojnë ndjeshëm nga parimet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar.

Dëshmitë mbi abuzimet e tmerrshme, dëbimet pa dallim të azilkërkuesve deri tek bashkëpunimi i forcave të sigurisë me rrjetet e kontrabandës, paraqesin një tablo të zymtë të një sistemi që në thelb ka të meta në shumë fronte. Vetëm gjatë verës së këtij viti, thuhet rreth 86 për qind e afrikanëve që banojnë në rajonin e nën-Saharasë të dëbuar ilegalisht, kanë përjetuar dhunë fizike.

Dhe 85 për qind e tyre bëjnë përgjegjës për këtë dhunë forcat e sigurisë. Këto gjetje, nxjerrin

në pah situatën skandaloze. Megjithatë, ndërsa përhapen dëshmitë mbi abuzimet sistematike, korrupsionin dhe marrëveshjeve të fshehta midis shteteve, këto të fundit po dështojnë të reduktojnë fluksin e migracionit ilegal.

Kjo është një dëshmi shumë e qartë e peshës së madhe që ka në të dështimi i politikave parandaluese dhe të jashtme të Bashkimi Evropian. Këtyre u duhen shtuan përpjekjet strategjike të BE-së për të pakësuar fluksin përgjatë vijës bregdetare tuniziane, e cila ka shkaktuar shumë vuajtje njerëzore, pa sinjalizuar ndonjë arritje të rëndësishme në adresimin e shkaqeve themelore që nxitin largimin e njerëzve nga shtëpitë e tyre.

Për më tepër, konteksti socio-ekonomik i Tunizisë, një vend që po përballet ende me moszhvillimin ekonomik, qeverisje të dobët dhe pasigurinë rajonale, e përkeqëson ndjeshëm këtë problem. Përgjigja e qeverisë, pa ndonjë strategji apo politikë koherente, lëkundet midis retorikës ksenofobike, praktikave abuzive dhe veprimeve shumë të ashpra.

A mund të mbrohen në mënyrë të vlefshme këto strategji, të mbështetura nga BE-ja dhe SHBA-ja, kur ato duket se udhëhiqen nga një kulturë mosndëshkimi, si dhe një shpërfillje e plotë për sundimin e ligjit? Katastrofa humanitare që ka kapluar Tunizinë, është kryesisht një plagë e vetë-shkaktuar e lindur nga politika të gabuara.

Situata atje kërkon një rishikim radikal të qëndrimit mbi bashkëpunimin në fushën e migracionit me Tunizinë, me një qasje që t’i japë përparësi mbrojtjes së sigurisë njerëzore, duke nxitur zgjidhje të qëndrueshme mbi reagimet dhe politikat me bazë përjashtimin dhe parandalimin.

Çdo gjë më pak se kjo, do të përbënte vetëm një përforcim të politikave aktuale të dështuara, një qasje që s’mund të tolerohet kur në lojë janë shumë gjëra. Qasjet aktuale ndaj kësaj sfide, janë jo vetëm të paefektshme, por edhe të paqëndrueshme, dhe duke pasur parasysh katastrofën që kanë shkaktuar, janë të pambrojtshme.

Por  vlerësime të tilla duken në plan të dytë për shkak të ndjekjes së vazhdueshme të Brukselit të një axhende problematike, dhe konkretisht të strategjisë për menaxhimin e kufirit të jashtëm të bllokut të hartuar në vitin 2021. Sipas kësaj aksiome, BE-ja ka nxitur me entuziazëm marrëveshjet e bashkëpunimit për migracionin me të paktën 14 vende.

Qasja agresive që financohet nga miliarda euro, dhe që synon forcimin e kontrolleve kufitare, frenimin e aktivitetit të trafikantëve dhe të vërshimit të azilkërkuesve dhe emigrantëve, ka mbetur kryesisht e palëkundur. Zbatimi i kësaj strategjie, u perceptua si një masë parandaluese për të penguar lëvizjen e përgjithshme të emigrantëve - kryesisht nga Ballkani Perëndimor, Lindja e Mesme dhe Afrika - përpara se ata të depërtonin në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Në letër, dukej një kurs veprimi i qëndrueshëm. Në realitet, ai nuk ka sjellë rezultatin e parashikuar. Në vend të ngadalësimit të flukseve migratore, shpenzimet ekstravagante të BE-së për menaxhimin dhe fortifikimin e kufijve, e kanë përshpejtuar pa dashje krizën humanitare.

Akoma më shqetësuese janë zbulimet në një dokument, ku presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përshkruan planet e ardhshme për të krijuar “partneritete të reja operacionale kundër trafikut të emigrantëve” me Tunizinë dhe Egjiptin.

Problematika i këtij plani qëndron tek neglizhenca e tij e hapur ndaj dëshmive të mirë-dokumentuara, të cilat raportojnë abuzime ndaj emigrantëve në të dyja vendet. Një neglizhencë e tillë dashakeqe, shënon një shpërfillje të zakonshme për faktorët reale të migrimit, duke e penguar zhvillimin e një qasjeje ose strategjie të synuar.

Aktualisht nuk ka interes, kapital politik, apo edhe mbështetje të dukshme të shoqërisë civile për të garantuar masa përtej sigurimit dhe parandalimit, duke u fokusuar tek ndryshimet sistematike, të cilat adresojnë shkaqet që nxisin migrimin e parregullt, ndërsa kanalizojnë një rritje dramatike të shërbimeve të mbështetjes emergjente për personat e zhvendosur.

Në vend të kësaj, ajo që po shohim është përjetësimi dhe institucionalizimi i përgjigjeve të dobëta nga Brukseli, të lindura nga inkuadrimi i krizës si një çështje sigurie dhe politike, në vend që ta pranojmë atë si krizë humanitare. Ky kuptim i thjeshtuar i një dukurie komplekse, glorifikon kulturën e refuzimit të pranimit të dështimeve të dukshme si pasojë e financimit të pamjaftueshëm apo mobilizimit të forcave të sigurisë.

Rrethi vicioz i diagnozës së gabuar dhe i keqtrajtimit të sfidave, bën më shumë dëme sesa mirë. Edhe pse ka rolin e saj, qasja tradicionale e kontrolleve kufitare dhe e marrëveshjeve mbi migracionin, duhet të zhvendoset drejt adresimit të shkaqeve rrënjësore që nxitin mijëra të dëshpëruar të rrezikojnë të ndërmarrin udhëtime tejet të rrezikshme për jetën e tyre, të përjetojnë abuzime, neglizhencë dhe ndalim për një kohë të pacaktuar pa shansin për të arritur në Evropë.

Një anim i veçantë drejt politikave që kanë në qendër njeriun, dhe që e adresojnë shkaqet kryesorë të migrimit, si konflikti, varfëria dhe pabarazia, nuk është vetëm e dëshirueshme, por një domosdoshmëri absolute. Derisa Bashkimi Evropian të rregullojë qasjen e tij ndaj kësaj çështje, ai rrezikon që ta thellojë më tej katastrofën humanitare.

Njëkohësisht ajo harxhon shumë burime në këmbim të përfitimeve të parëndësishme. Teksa Evropa po e ndryshon buxhetin e saj, duke e devijuar ndihmën për zhvillimin dhe fondet e menaxhimit të konfliktit drejt ndërtimit të “Fortesës së Evropës”, mbeten shumë pak para për të financuar zgjidhje që synojnë të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe frenuar flukset migratore nga shtetet e origjinës.

Nuk ka gjasa që mjedisi aktual politik, i cili po anon gjithnjë e më shumë nga e djathta, të jetë në përgjithësi kundër emigrantëve, të pranojë ndonjëherë të krijojë rrugë ligjore dhe të sigurta për azilkërkuesit dhe refugjatët. As mesazhet e forta për respektimin e zotimeve për të drejtat e njeriut, nuk do të nxisin një mbështetje të mjaftueshme publike për qasjet alternative ndaj asaj që po shndërrohet me shpejtësi në krizën e ardhshme më të madhe të Evropës, krahas asaj të Ukrainës.

Ndërsa disa mund t’i kuptojnë përpjekjet rrëqethëse të BE-së për të shmangur një krizë hibride, qasjet e saj aktuale janë jo të përshtatshme, dhe në shumë mënyra kundër-produktive. Ajo që nevojitet tani më shumë se kurrë, është një korrigjim serioz i kursit në politikat evropiane mbi migracionin.

Së paku, Brukseli mund t’ia nisë duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie për shpenzimet e menaxhimit të migracionit, pasi paqartësia aktuale mbi financimin dhe mungesa e të dhënave të sakta, e bëjnë të vështirë vlerësimin e kostos dhe efikasitetit të kontrollit të kufijve.

Përtej kësaj, Evropa duhet ta trajtojë cenueshmërinë e dukshme ndaj mënyrës se si vendet e treta vazhdojnë t’i përdorin si armë emigrantët e dëshpëruar, duke i kthyer ata në një mjet për lojëra gjeopolitike. Nëse vazhdon kjo dinamikë, Evropa rrezikon të bëhet financuese dhe përgjegjëse për dështimet e dukshme dhe pasojat tragjike nga këmbëngulja tek politika të tilla të dështuara.

Shënim:Hafed Al-Ghwell, drejtor ekzekutiv i Iniciativës së Afrikës së Veriut në Institutin e Politikës së Jashtme në universitetin Xhon Hopkins, Uashington.

be migracion

Sondazh

Poll
Insights 28 Nëntor 2023, 11:37 a.d

Ja si Kina po i nxit sulmet e Hamasit

Lufta Nga Gordon G. Chang “Newsweek” Një nga strategjitë më cinike të Kinës në luftën e saj në shum&eu...

Insights 25 Nëntor 2023, 12:12 Ben Blushi

A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-së?

Ben Blushi Disa ditë më parë kur Kosova po luante futboll me Izraelin po mendoja se pse Izraeli nuk është antar i NATOs. Izraeli k...

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën