LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia bie në gjurmët e një skeme pastrimi parash me veshje luksoze? Kush fshihet pas Zaboo Garden, Brandville, Daka & Privé

Nëse nis të kërkosh në rrjetet sociale për objektin e veprimtarisë së këtyre dyqaneve, çdo gjë duket e rregullt.

20 Korrik 2026, 16:00 Nga E.d
Policia bie në gjurmët e një skeme pastrimi parash me veshje
Foto ilustruse

TIRANA- Nën petkun e një biznesi estetik dhe të kuruar, me marka të njohura ndërkombëtare, ambiente luksoze dhe klientelë të përzgjedhur, Policia e Tiranës ka ndërhyrë për herë të parë në një segment tregu që deri më tani kishte mbetur pothuajse i paprekur: tregun e veshjeve dhe aksesorëve të luksit.

ZËRI ka mësuar se subjektet e proceduara në Prokurori nga Policia gjatë operacionit "Illegal Trade" që u zhvillua të shtunën, tashmë zyrtarisht nën hetim janë: Zaboo Garden, Brandville, Daka Brand, Prive, Monarch Luxury Boutique, Senso Unico, Beleri Shpk dhe Datja&Co.

Nëse nis të kërkosh në rrjetet sociale për objektin e veprimtarisë së këtyre dyqaneve, çdo gjë duket e rregullt. Por sapo nis të kërkosh zyrtarisht në regjistrin shqiptar të biznesit, (QKB), disa gjëra nuk shkojnë. Shumë pak nga këto biznese rezultojnë të regjistruara me emrat e tyre tregtarë në Shqipëri.

Zyrtarisht, këto biznese po hetohen me indicien që tregtojnë produkte të markave luksoze, të kontrabanduara, pa dokumentacion shoqërues që provon origjinën dhe zhdoganimin.

Por burime i thanë ZËRI-t se verifikimet kanë shkuar më tej. Në sitë nuk është vetëm aktiviteti tregtar, por edhe te mënyra e financimit të disa subjekteve, qarkullimi i parave, pronësia reale dhe lidhjet e mundshme mes kompanive dhe individëve që qëndrojnë pas tyre.

Policia bie në gjurmët e një skeme pastrimi parash me veshje

4 prej tyre, Zaboo Garden, Brandille, Prive dhe Monarch Luxury Boutique dyshohet se kanë një fluks jo normal tregtar dhe hetimi pritet të zbulojë nëse bëhet fjalë për aktivitet normal tregtar apo për një mekanizëm të përdorur për qarkullimin dhe legalizimin e të ardhurave me origjinë të dyshimtë. 

Policia bie në gjurmët e një skeme pastrimi parash me veshje

Si hyjnë mallrat e luksit në Shqipëri?

Burime i thanë ZËRI se policia dyshon se këto 8 subjekte i kalojnë produktet e luksit përmes Aeroportit të Rinasit, përmes “personal shopper”, një term i kthyer në trend vitet e fundit, që bashkon blerësin personal me të gjithë ata që nuk udhëtojnë dot për të marrë produktet e tyre.

Personal shopper-i është personi që sjell mallrat e luksit deri në dyqan. Përmes korruptimit të oficerëve të kontrollit në pikën kufitare, ai arrin të kalojë mallrat e blera jashtë për dyqanet përkatëse. “Rrugë të tilla bëhen çdo javë”-tha një burim policor për ZËRI.

Policia bie në gjurmët e një skeme pastrimi parash me veshje

Këto produkte më pas futen në dyqane për rishitje të paautorizuar nga brandi ndërkombëtar me një vlerë disa herë më të lartë. Por a shiten vërtetë?

“Jo gjithmonë. Në disa raste mjafton që pronarët realë të këtyre dyqaneve të arrijnë të presin fatura që të krijojnë perceptimin se kanë të ardhura solide për justifikimin e pasurive të tjera që kanë”-shtoi burimi.

Policia bie në gjurmët e një skeme pastrimi parash me veshje

Kush janë 8 administratorët e proceduar nga Policia?

Kamela Gjinollari - Daka

Julian Beleri - Beleri

Alfred Datja - Senso Unici Albania

Bledar Datja - Datja & Co

Gjergji Hysi - Prive 2019

Nerida Rama - Monarch Butik

Ajris Leka - Zaboo

Sonja Sadiku,  Eni Zizollari, Daniel Volaj – Brandville.

Nëse dyshimet e ngritura provohen, kjo dosje pritet të shndërrohet në një nga hetimet më domethënëse të viteve të fundit në tregun e mallrave të luksit në Shqipëri. Për herë të parë, nën lupën e organeve ligjzbatuese po kalon një sektor që prej vitesh ka operuar larg vëmendjes publike, pavarësisht qarkullimit të konsiderueshëm financiar që gjeneron./ZËRI

policia zaboo garden brandville


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj