LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

• Qytetarët kane finalizuar ditën e  51-të të revoltës së tyre kombëtare. • Ata nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët morën pjesë në tubimin e sotëm. • Shumë prej tyre folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Aktivisti Edison Lika tha se edhe sot deputetët u futën skuthave nga frika e përballjes me protestuesit. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Lika u shpreh se përfaqësuesit e popullit kanë frikë nga nga populli që i ka votuar. • Sipas tij, kjo tregon se ata nuk janë përfaqësuesit e qytetarëve, por të oligarkisë ekonomike dhe krimit të organizuar. • Aktivisti bëri thirre që të gjithë të jenë para Parlamentit me datë 23, për t'u thënë se nuk janë përfaqësuesit e tyre.  • Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj ishte një nga folësit e protestës së ditës së sotme. • Duke folur para qytetarëve ai u shpreh se policia është me qytetarët. • Ai shtoi se deputetët për t'u mbrojtur nga protestuesit, nxjerrin policët për të bërë barrikadë. • Një qytetar deklaroi se protestuesit po kërkojnë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar. • Ai u shpreh se qeveritarët nuk mbajnë përgjegjësi, por mbrojnë vjedhjen, plaçkitjen dhe shpopullimin e vendit. • Një tjetër aktivist tha se protestuesit janë më të fuqishëm nga sa mendojnë. • Duke folur para Kryeministrisë, i riu tha se 77 studentë diplomohen çdo ditë, por detyrohen të ndërtojnë një të ardhme në Angli, Gjermani dhe SHBA, për shkak të qeverisjes. • Një qytetare ka deklaruar se ky është revolucioni i Gjeneratës Z, ndërsa bëri thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Gjatë fjalës së saj, ajo i bëri thirrje edhe Berishës të bëj hap mbrapa dhe të lirojë PD-në. • E reja falenderoj të gjithë ata qytetarë që janë mbledhur në shesh dhe e mbështesin Gjeneratë Z. Qytetarja falenderoi edhe ata që lënë punën dhe vijnë në protestë dhe ata që vijnë nga rrethet. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".

13 artikuj për këtë temë.

7 ORE ME PARE

“Poshtë patronazhistët”/ Mbyllet protesta e 51-të, protestuesit njëzëri: Nesër më shumë!

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur ditën e 51-të të protestës së tyre. Ata nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre.

Të shumtë ishin qytetarët të cilët morën pjesë në tubimin e sotëm. Shumë prej tyre folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pasi përfunduan fjalimet, ata nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa thirrën njëzëri “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”.

“Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto ishin disa nga thirrjet e tyre./Dosja.al

7 ORE ME PARE

FOTOLAJM/ Seanca e fundit e Parlamentit, protestuesit lenë shënimin gjigand në Bulevard

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa kanë thirrur njëzëri: “Rama jepe dorëheqjen”. Ata kanë lënë një shënim gjigant në Bulevard, ku kanë shkruar “23 korrik”, datë në të cilën do të mbahet seanca e fundit plenare para pushimeve. 

Kujtojmë se qytetarët u mblodhën edhe ditën e sotme para Parlamentit teksa zhvillohej një tjetër seancë plenare. Ata shprehën revoltën e tyre përmes thirrjeve “Parlamenti i krimit”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”.  

Një prej personazheve që u përball me revoltën e protestuesve ishte kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Teksa po hynte në këmbë brenda rrethimit të Kuvendit, Dule u bë objekt i thirrjeve të ashpra nga turma. Qytetarët nuk ngurruan t’i drejtoheshin me epitete fyese, duke thirrur në kor, “O hajdut me syze!”/Dosja.al

8 ORE ME PARE

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Rama jepe dorëheqjen”. Ata finalizojnë ditën e 51-të të qëndresës dhe revoltës së tyre. Të shumtë ishin qytetarët të cilët morën pjesë në tubimin e sotëm.

Shumë prej tyre folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe bënë thirrje për ndryshim. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al

8 ORE ME PARE

“Ky është revolucioni i Gjeneratës Z”/ Protestuesja: Rama jepe dorëheqjen, Berisha bëj hap mbrapa dhe liroje PD-në!

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Një qytetare ka deklaruar se ky është revolucioni i Gjeneratës Z, ndërsa bëri thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së saj, ajo i bëri thirrje edhe Berishës të bëj hap mbrapa dhe të lirojë PD-në.

Ajo falenderoj të gjithë ata qytetarë që janë mbledhur në shesh dhe e mbështesin  Gjeneratë Z. Qytetarja falenderoi edhe ata që lënë punën dhe vijnë në protestë dhe ata që vijnë nga rrethet.

“Ky është revolucioni i rinisë, i Gjeneratës Z. Falenderoj të gjithë ata qytetarë që janë mbledhur këtu dhe e mbështesin këtë Gjeneratë Z. Në kërkojmë dorëheqjen e qeverisë, dorëheqje. Falenderojmë ata që lënë punën dhe vijnë në protestë, për ata që vijnë nga rrethet, për ata që janë hequr nga puna dhe vijnë këtu në protestë. 

I drejtohem atyre dy të parlamentit shqiptar, Edi Rama dhe Sali Berisha, po sikur ju të bëni një hap mbrapa, asgjë s’do të ndodhte, ndaj jepeni dorëheqjen që të dy. Ato para që keni mbledhur a do ia vlejnë juve pafajësinë, jo nuk do ja vlejnë. Ndaj ne ju themi, Rama jep dorëheqjen, Berisha bëj hap mbrapa, liroje PD-në. Ka nevojë për brezin e ri. Rroftë Shqipëria, poshtë Komunizmi”, përfundoi ajo./Dosja.al

8 ORE ME PARE

“Kam ardhur të them 'Rama jepe dorëheqjen'”/ Emigranti: Do ta paguani një ditë, as dheu nuk do t’ju tresë!

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Emigranti

TIRANA- Protesta e 51-të e qytetarëve po zhvillohet para Kryeministrisë, ndërsa të shumtë kanë qenë folësit. Këtë herë fjalën e mori një emigrant, i cili ishte larguar nga vendi në vitin 2015. Duke folur para protestuesve ai tha se ka ardhur për të thënë “Rama jepe dorëheqjen”.

Me fëmijën në krah, qytetari tha se do të vijë dita kur pushtetarët do të paguajnë çdo padrejtësi të bërë ndaj popullit. “As dheu nuk do t’ju tresë sepse nuk e pranon racën tuaj”, tha ai në fund.

“Në 2015 ika si azilant djalin e mora 7 muajsh dhe gocën e linda jashtë. Kam ardhur të them “Rama jepe dorëheqjen”. Fëmijëve duhet t’ju mësojmë atdhedashurinë, përveç Taulant Ballës duhet të respektojmë të gjithë Librazhdin.

Kur ika në 2015 kisha në aeroportin e Hamburgut vetëm 2 euro e 30 cent dhe ika për shkak të këtij maskarait. Dua të them se mua më mundi dhe ika dhe këtu mbrapa është ai që na vrau shpresën. Do ta paguani një ditë, as dheu nuk do t’ju tresë sepse nuk e pranon racën tuaj”, tha ai./Dosja.al

8 ORE ME PARE

“Jemi më të fuqishëm sesa e mendoni”/ Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Aktivisti

TIRANA- Një aktivist ka deklaruar ditën e sotme se protestuesit janë më të fuqishëm nga sa mendojnë. Duke folur para Kryeministrisë, i riu tha se 77 studentë diplomohen çdo ditë, por detyrohen të ndërtojnë një të ardhme në Angli, Gjermani dhe SHBA, për shkak të qeverisjes.

I riu shtoi se 43 individë çdo ditë vendosin të hapin biznes në Shqipëri pavarësisht bandave dhe ryshfetit ata mendojnë se do ia dalin. Ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë, duke theksuar se protestuesit nuk janë nazistë, komunistë por shqiptarë.

Aktivisti: 43 individë çdo ditë vendosin të hapin biznes në Shqipëri pavarësisht bandave dhe ryshfetit ata mendojnë se do ia dalin. 77 studentë diplomohen çdo ditë dhe ne i dërgojmë të ndërtojnë të ardhmen e Anglisë, Gjermanisë, SHBA pse mos të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, pse t’i dëbojmë? Kur shohin të ardhmen në sy ata nuk tremben ashtu si ata që vendosin të qëndrojnë këtu sepse studentët janë këtu. Policia është me ne, sepse ata janë njerëzit tanë e duhet të jemi tolerantë. Ne e dashurojmë atdheun dhe e duam njëri-tjetrin.

Jeni shumë herë më të fuqishëm sesa e mendoni sepse nuk ka imagjinatë që nuk mund ta arrini, ëndërroni në mënyrë të shfrenuar, le të punojmë së bashku për t’i realizuar ëndrrat në shesh. U themi njerëzve në rrjetet sociale ejani në protestë, e politikanëve që këtu vendosim ne. Kemi 51 ditë që vijmë këtu për të treguar se jemi Maratonomakët më të fortë që ka parë Shqipëria. Nuk jemi komunistë, nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë./Dosja.al

9 ORE ME PARE

“Mbrojnë vjedhjen, plaçkitjen dhe shpopullimin e vendit”/ Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protestuesi

TIRANA- Një qytetar deklaroi se protestuesit po kërkojnë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se qeveritarët nuk mbajnë përgjegjësi, por mbrojnë vjedhjen, plaçkitjen dhe shpopullimin e vendit.

Ai theksoi se Shqipëria e re nuk është thjesht një iluzion, por ajo që është kërkuar për 35 vite rresht. Protestuesi tha se deputetët duhet të bashkohen dhe t’i vënë mandatet e tyre në pozicion të kësaj proteste, në mënyrë që në Shqipëri të krijohet një rend i ri demokratik.

I riu nënvizoi se protestuesit nuk duan thjesht të heqin një autokrat për të vënë një tjetër, por duna një ndryshim politik thelbësor.

Protestuesi: Sot ne kërkojmë një gjë shumë të thjeshtë, largimin e një qeverie të korruptuar dhe një kryeministri të korruptuar, që kur u ngjit në këtë shkallë, u ngjit me premtimin se kishte një skuadër, por fatkeqësisht skuadra e ka lënë dhe sot është e gjitha nën hetim. Çuditërisht, vetëm ky del i fajësuar nga gjithçka, por dihet që ky është arkitekti dhe njeriu që ka organizuar gjithçka në këtë vend.

Prandaj, për 51 ditë rresht këta njerëz kanë dalë me një vullnet shumë të lirë për një ndryshim themelor në Republikën e Shqipërisë. Çdo shqiptar duhet ta dijë, nga Shkodra deri në Sarandë, se këtu nuk bëhet fjalë për të ndryshuar thjesht dy njerëz. Bëhet fjalë për të ndryshuar një sistem, bëhet fjalë për një Shqipëri të re, një Kushtetutë të re. Na ka bashkuar të gjithëve thirrja: Rama në burg, Berisha në burg.

Ky është misioni ynë dhe ne nuk dorëzohemi deri në arritjen e një Shqipërie të lirë, për të gjithë njerëzit dhe jo një pronë private të një kryeministri të korruptuar dhe një parlamenti pa dinjitet. I keni parë “përfaqësuesit e popullit”? Nuk mbajnë përgjegjësi, mbrojnë vjedhjen, plaçkitjen dhe shpopullimin e vendit. Ju erdhi fundi.

Shqipëria e re nuk është thjesht një iluzion, por ajo që kemi kërkuar për 35 vite rresht. Të zgjedhim ne dhe jo më listat e tyre të kalbura. Ata deputetë që kanë mbetur, të na bashkohen dhe t’i vënë mandatet e tyre në pozicion të kësaj proteste, në mënyrë që në Shqipëri të krijohet një rend i ri demokratik, sepse ky është vullneti i njerëzve. Nuk duam thjesht të heqim një autokrat për të vënë një tjetër. Duam një ndryshim politik thelbësor./Dosja.al

9 ORE ME PARE

“Policia është me ne”/ Ish luftëtari i UÇK-së: Nëse provokohet dhunë, do t’u kthehemi me të njëjtën monedhë

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Meçan Zotaj

TIRANA- Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj ishte një nga folësit e protestës së ditës së sotme. Duke folur para qytetarëve ai u shpreh se policia është me qytetarët. Ai tha se deputetët për t'u mbrojtur nga protestuesit, nxjerrin policët për të bërë barrikadë.

Ai iu drejtua policisë dhe ushtrise duke thënë se atdheu nuk mbrohet nga masa në shesh duke numëruar numrat e saj. Sipas tij, atdheu mbrohet kur kauza është e drejtë.

Kjo duke theksuar se të mbrosh atdheun nga tradhtia që bën kryeministri Edi Rama, nga vjedhja e tokave të qytetarëve dhe dhënia me lehtësira të mëdha investitorëve të huaj, kjo është detyrë mbi detyrat.  Në fund, Zotaj tha se nëse provokohet dhunë, do të kthehet në të njejtën mënyre.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Përshëndetje, qëndrestarë. Sot një grup burrash, grash e vajzash dolën në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar deputetët hajdutë. Dhe ata deputetë që vazhdojnë të mbështesin një qeveri gjenocidiale si qeveria e Edi Ramës. Ata nxjerrin përpara, për të ndalur protestën paqësore, bijë e popullit të veshur me uniformën e policisë për të bërë barrikadë.

I kuptoj djemtë e policisë, që realizojnë detyrën e tyre, por besoni që, nga bisedat nga afër me policë të tillë, të gjithë ishin me ne. Të gjithë janë me ne. Policia është me ne. Jam i bindur se edhe ushtria, në bazë të betimit që kanë bërë për mbrojtjen e atdheut nga çdo e keqe, është me ne.

Por dua t’i them edhe ushtrisë, edhe policisë, dy nga institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes, që atdheu nuk mbrohet nga masa në shesh duke numëruar numrat e masës në shesh. Atdheu mbrohet kur kauza është e drejtë. Dhe të mbrosh atdheun nga tradhtia që bën kryeministri Edi Rama, nga vjedhja e tokave të qytetarëve dhe dhënia me lehtësira të mëdha investitorëve të huaj, kjo është detyrë mbi detyrat. Nuk ka të bëjë me numrin e protestuesve.

I falenderoj policët që erdhën me vrull nga urdhrat që kishin marrë, por gjatë bisedave e kuptuan situatën e vërtetë. Faleminderit, vazhdoni të qëndroni krah popullit, të silleni mirë me popullin, se populli do t’jua dijë vlerën edhe më shumë. Sepse ju jeni bij që garantoni sigurinë tonë, ne ju vlerësojmë dhe jemi me ju gjithmonë, të qëndrojmë bashkë në paqe dhe të rrëzojmë qeverinë kriminale.

Nëse provokohet dhunë ndaj tyre, besoni që, pa dëshirën tonë, do t’u kthehemi në të njëjtën monedhë, ashtu si i jemi kthyer me revoltë tradhtive që ka bërë qeveria këto 13 vite dhe të tjerët para tyre./Dosja.al

9 ORE ME PARE

"Edhe sot u futën skuthave nga frika"/ Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Edison Lika

TIRANA- Aktivisti Edison Lika tha se edhe sot deputetët u futën skuthave nga frika e përballjes me protestuesit. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Lika u shpreh se përfaqësuesit e popullit kanë frikë nga nga populli që i ka votuar. Sipas tij, kjo tregon se ata nuk janë përfaqësuesit e qytetarëve, por të oligarkisë ekonomike dhe krimit të organizuar.

Aktivisti bëri thirre që të gjithë të jenë para Parlamentit me datë 23, për t'u thënë se nuk janë përfaqësuesit e tyre. Lika shtoi se as deputetet Sara Mile, Zegjine Çaushi dhe Albana Vokshi, nuk janë përfaqësuesit e tyre.

Edison Lika: Edhe sot u futën skuthave nga frika. Çfarë përfaqësuesish të popullit janë këta që kanë frikë nga populli që i ka votuar. Kjo tregon se ata nuk janë përfaqësuesit tanë, por të oligarkisë ekonomike dhe krimit të organizuar të Parlamentit shqiptar. Më datë 23 kur është seanca e fundit plenare të mblidhemi para parlamentit. Por në faqen zyrtare të Kuvendit kjo datë është fshirë, nuk ekziston, e di çfarë do të thotë kjo, se ata kanë frikë nga ne. Kush është ky kryetar parlamenti, kush janë këta deputetë që datën 23 nuk e kanë seancë plenare. Por edhe nëse ata nuk e kanë datën 23 seancë, ne do të jemi aty. 

Sigurisht ata fshihen prej nesh, nuk kanë guxim të shohin në sy, e dinë se nuk janë përfaqësuesit tanë, e dinë se nuk janë votuar. Por ata e dinë se çdo ligj është për ta vjedhur këtë vend. Pikërisht për seancën e fundit plenare që është parashikuar të mbahet më datë 23 ne do jemi atje, më shumë se kurrë, më të fortë se kurrë, do të jemi atje për t’u thënë se nuk na përfaqësoni. Nuk na përfaqëson as Sara Mile e krimit të organizuar, nuk na përfaqëson as Zegjineja dhe as Albana Vokshi. Ne përfaqësojmë veten tonë vetë./Dosja.al

10 ORE ME PARE

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Protestuesit kanë nisur nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. 

Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al

10 ORE ME PARE

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë shqiptare

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Qytetari

TIRANA- Një qytetar ka deklaruar se del në protestë për skandalet e qeverisë shqiptare. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se protestuesit nuk janë as korba e as sorra.

I moshuari u bëri thirrje studentëve, pensionistëve dhe qytetarëve të marrin pjesë në protestë. Ai shtoi se të moshuarit kanë nevojë për përkrahje sociale, pasi pensionet nuk mjaftojnë për të përballuar jetesën.

Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë shqiptare. Duhet ta nisim nga Enver Hoxha në vitin 1945 me pronat, që na i mori. Pastaj në vitin 1991 u tha se do kompensoheshin sidomos pronat bregdetare. Mirë i morën, por ta na japin të hanë, se iku kjo, të paktën të na kompensohen. Dokumentet janë atje, të miat në Berat, por ne duam të kompensohemi, se mirë pronat na i morën. 

Kryeministri bridh, Taulanti vendos. Ne kemi marrë fund, ndaj bëj thirrje me studentë, pensionistë e qytetarë që të marrin pjesë në protestë. Në Evopë edhe qentë pinë ujë, kurse këtu nga Kinostudio në Kombinat nuk ke një çezmë për t’u freskuar, s’ke ku hedh cigaren. Ne nuk jemi as korba e as sorra, mos na tegojë as kërriç e të tjera. Ne duam përkrahje sociale, këtu 40 mijë lekë, në Gjermani 400 euro, një pensionist këtu 70 mijë, jashtë 700 euro. As në autobus nuk ka kondicionerë. Kaq kisha, të ikin sa më parë këto qelbësira./Dosja.al

10 ORE ME PARE

Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANA- Protestuesit kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi aata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeminitrit Edi Rama dhe largimin e klasës së vjetër politike.

Kujtojmë që pak orë më parë disa protestues u mblodhen para Kuvendit, ku sulmuan me vezë makinat e qeveritarëve. Protestuesit po thërrasin “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”./Dosja.al

11 ORE ME PARE

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 51-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. 

Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".

Kërkesat e protestuesve:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj