LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare

• Kuvendi u mblodh ditën e sotme në orën 12:00 në një seancë plenare të ngjeshur për të shqyrtuar raporte të rëndësishme të institucioneve të pavarura. • Pas dy seancave plenare të bojkotuara, Partia Demokratike vendosi të rikthehet në Kuvend.  • Ky rikthim u zhvillua në një klimë të tensionuar, teksa jashtë godinës po zhvillohej një protestë qytetare kundër klasës politike. • Gjatë seancës, Sali Berisha u përplas ashpër me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, të cilin e akuzoi si vasal të qeverisë dhe pengues të integrimit. • Paralelisht, Gazment Bardhi denoncoi bllokimin e qëllimshëm të katër nismave ligjore të opozitës nga ana e mazhorancës, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të parlamentarizmit. • Debatet vijuan me akuza të ndërsjella mbi agjendën parlamentare dhe trajtimin e diferencuar të projektligjeve të opozitës në krahasim me ato të qeverisë. • Seanca plenare u shoqërua nga debate të ashpra dhe tensione të larta mes mazhorancës dhe opozitës, të cilat degjeneruan edhe në përplasje personale mes deputetëve. • Fokus kryesor i diskutimeve ishte reforma territoriale dhe ajo zgjedhore, ku Sali Berisha akuzoi qeverinë për ndryshime të njëanshme të hartës administrative dhe kërkoi domosdoshmërisht ekspertizën ndërkombëtare. • Nga ana tjetër, përfaqësuesit e mazhorancës, si Taulant Balla, mbrojtën qëndrimet e tyre dhe paralajmëruan një ligj të ri për investimet strategjike. • Situata u tensionua kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren, pasi kundërshtuan të dëgjonin raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani. •  Deputetët demokratë nuk ranë dakord që ai të mbante fjalën, duke sjellë tensione në sallën e Kuvendit. • Seanca u ndërpre nga Peleshi, ndërsa pas rinisjes së saj Bardhi tha se opozita nuk synonte të bllokonte punimet e Kuvendit. • Sipas tij ajo kërkonte që fillimisht të shqyrtoheshin raportimet e institucioneve të tjera, si KLGJ, KLP, Prokurori i Përgjithshëm dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë. • Bardhi akuzoi mazhorancën se po provokonte opozitën dhe po përpiqej të pengonte zhvillimin normal të seancës. • Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi e kundërshtoi këtë kërkesë, duke thënë se ishte opozita ajo që po mbante peng Kuvendin dhe po shkelte rregulloren. • Në përfundim, Peleshi hodhi në votim propozimin e bërë nga Taulant Balla për shtyrjen e pikave të mbetura të rendit të ditës. • Propozimi u miratua me 76 vota, duke bërë që seanca plenare të shtyhet dhe të vijojë të enjten.

19 artikuj për këtë temë.

9 ORE ME PARE

“Kuvendin po e mbani ju peng, duke zënë foltoren”/ Mbyllet seanca plenare, kryetari Peleshi: Rendi i ditës nuk ndryshon siç doni ju

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh
Niko Peleshi

TIRANA- Seanca plenare në Kuvend është mbyllur, pas dy ndërprerjeve dhe bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u shpreh se rendi i ditës nuk ndryshon siç dëshiron opozita. Sipas tij, nuk mund të bllokohet Kuvendi sepse opozitës nuk i pëlqen një drejtues institucioni. 

Në lidhje me këtë, Peleshi shtoi se opozita po mban peng foltoren duke penguar raportimin e Avokatit të Popullit. Si pasojë e këtij incidenti, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, nuk arriti të paraqesë raportin e institucionit që drejton.

“Është e vërtetë që rendin e ditës e bën kryetari, por nuk mund të vendosim pas shtatë orësh ta ndryshojmë nën presionin e zënies së foltores. Ky precedent nuk i vlen askujt. Si mund të bllokosh kuvendin kur nuk të pëlqen një drejtues institucioni. Nuk e vendosim ne nëse ai është i ligjshëm apo jo, e vendos gjykata dhe ju shumë mirë keni bërë që e keni çuar atje.

Nuk ka asnjë vendim pezullimi, do të shqyrtohet në shtator dhe derisa të ketë një vendim, këto janë vetëm mendime personale të një grupi të caktuar. Rendi i ditës nuk ndryshohet gjatë ditës. Unë e marr si të bazuar në rregullore mbylljen e seancës dhe shtyrjen e pikave të mbetura në seancën e radhës. E hedh për votim. Kuvendin po e mbani ju peng, duke zënë foltoren dhe duke penguar raportimin e Avokatit të Popullit. 76 pro, 25 kundër, miratohet propozimi i shtyrjes, shihemi të enjten. Mbyllet seanca”, u shpreh Peleshi./Dosja.al

9 ORE ME PARE

Pas ndërprerjes së punimeve dy herë, rinis seanca plenare në Kuvend

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh
Pamje

TIRANA- Seanca plenare në Kuvend ka rinisur, pasi u ndërpre për dy herë. Më herët deputetët e opozitës, bllokuan foltoren, pasi refuzuan që të dëgjojnë raportimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani. Kjo pasi sipas tyre, ai është zgjedhur në mënyrë ilegjitime. 

Në lidhje me këtë, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i kërkoi opozitës që të mos pengonte zbatimin e Kushtetutës. Ai kërkoi disa herë që të lirohet foltorja, por kur kjo nuk u arrit Peleshi ka kaluar në 5 minuta pushim./Dosja.al

11 ORE ME PARE

Opozita nuk lëshon foltoren/ Ndërpritet sërish seanca plenare

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh
Pamje

TIRANA- Tensionet në Kuvend janë rikthyer, ndërsa opozita nuk e lëshuar foltoren duke bërë që seanca të ndërpritet sërish. Opozita u shpreh e vendosur të mos e lejonte Avokatin e Popullit të raportonte, që më pas të kalonin te diskutimet. Kjo duke argumentuar se ai është zgjedhur në mënyrë ilegjitime.

“Të kalojmë në diskutime. Ai është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, është ilegjitim”, u shprehën ata.

Kjo solli ndërhyrjen e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi i cili i kërkoi opozitës që të mos bllokojë zbatimin e Kushtetutës. Por opozita qëndroi në këmbë, ndërsa tensionet e vazhdueshme e çuan seancën në ndërprerjen e dytë në pak minuta./Dosja.al

11 ORE ME PARE

Rikthehet Kuvendi/ Peleshi opozitës: Mos u bëni pengesë e bllokimit të zbatimit të Kushtetutës

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh
Pamje

TIRANA- Seanca plenare ka nisur sërish në Kuvend, por është shoqëruar me tensione. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ka bërë thirrje opozitës që të mos bëhet pengesë për zbatimin e Kushtetutës. Por, opozita vijon të bllokojë foltoren për të mos lënë Avokatin e Popullit të raportojë.

Në lidhje me këtë, Peleshi tha se kjo është një nga ato institucione që Kushtetuta e detyron të raportojë. Sipas tij seanca plenare është për të përpalsur mendimet jo kokat dhe se diskutimet janë për raportin, jo në ajër. “Unë nuk jam edukatore” tha ai në fund.

“Është nga ato institucione që Kushtetuta na detyron të raportojë. Mos u bëni pengesë e bllokimit të zbatimit të Kushtetutës. Imponohuni me ligj jo me forcë. Mos e njihni jashtë salle, këtu zbatoni rregulloren. Këtu jemi për të përpalsur mendimet jo kokat, diskutimet janë për raportin, jo në ajër. Nuk ka shans të na impononi rendin e ditës, sa të jem unë këtu. Unë nuk jam edukatore, tha Peleshi./Dosja.al

 

 

 

11 ORE ME PARE

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh
Foto

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar zhvillimin normal të seancës plenare, pasi u vendosën pranë foltores së Kuvendit duke penguar vijimin e diskutimeve.

Shkak për përplasjen u bë kundërshtimi i opozitës për të dëgjuar raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Deputetët demokratë nuk ranë dakord që ai të mbante fjalën, duke sjellë tensione në sallën e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u ka kërkuar disa herë deputetëve të lirojnë foltoren dhe të lejojnë vijimin e seancës, por pas refuzimit të tyre vendosi të ndërpresë punimet për 5 minuta. Seanca pritet të vijojë pas përfundimit të pushimit të shkurtër./Dosja.al

12 ORE ME PARE

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh
Zegjine Çaushi

TIRANË- Seanca e sotme plenare u karakterizua nga një debat i ndezur mes deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, dhe liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Shkak i përplasjes u bënë akuzat e Berishës lidhur me blerjen e një apartamenti nga ligjvënësja socialiste në një zonë elitare të Tiranës.

Nga foltorja e Kuvendit, Çaushi i kërkoi Berishës të mos përhapë dezinformim, duke sqaruar se bëhet fjalë për një porosi që nuk ka nisur ende të ndërtohet.

“Sali ti duhet të jesh i fundit që të vish e të flasësh për atë protestë. Me gjej një vend në botë Sali ku protestohet kundër qeverisë dhe kundër opozitës dhe lideri të saj. Një vend më gjej. Ajo foltore nuk është podium politik për zakonin tënd, Ajo foltore nuk është për ty, për të dezinformuar. Më shiko në sy Sali. Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time. Unë kam lidhur një kontratë për një apartament që nuk ka nisur Sali ndryshe nga ato që thotë ti dhe mediat e tua, për sipërfaqen dhe çmimin. Ky është ajo që di të bësh ti, të dezinformosh.”, tha ajo./Dosja.al

12 ORE ME PARE

Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për reformën territoriale, do shkurtojë edhe 20 bashki të tjera

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ky i fundit po tenton të ndryshojë hartën territoriale të vendit në mënyrë të njëanshme.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha theksoi se ekzistonte një marrëveshje e mëparshme për zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Territoriale dhe kërkesën e pashmangshme për ekspertizë nga Këshilli i Evropës.

Sipas Berishës, plani i qeverisë është shkurtimi i të paktën 20 bashkive të tjera në mbarë vendin. Ai gjithashtu, akuzoi kryeministrin se ka urdhëruar bllokimin e kësaj ujdie për të vepruar sipas agjendës së tij politike.

"E vërteta është krejt tjetër.
Zoti Boçi, i cili do të flasë, ka bërë përpjekjet më maksimale direkt me Maznikun apo pengun, por edhe me përfaqësues të tjerë, të cilët janë të angazhuar të mbështesin këtë proces.
E vërteta është se pati një ujdi midis tyre për të zgjatur afatin e komisionit, sikundër kushti për të marrë ekspertizën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe të Këshillit të Evropës është për ne i panegociueshëm dhe është rënë dakord që në fillim.
Pra, ishte Edi Rama, i cili urdhëroi pengun e tij të veprojë krejtësisht në mënyrë të njëanshme.
Projekti i diskutuar nga ju shkurton edhe të paktën 20 bashki të tjera, të shpërndara në të gjithë vendin, e them edhe njëherë nga Kruja, Fushë Arrëzi, Mirdita gjer në Konispol, Delvinë, Finiq, etj.
Dhe meqenëse dikush citoi këtu Delvinën dhe kryetarin e saj, u them unë ju se Dhurim Alimani ishte një nga qeveritarët vendorë më të mirë që kishte Shqipëria.
Ndaj dhe ata që përdorin emra duhet të maten mirë kur përmendin emrin e një qeveritari vendor shembullor siç ishte i ndjeri Dhurim Alimani.", u shpreh Berisha./Dosja.al

 

12 ORE ME PARE

Reforma territoriale/ Berisha: Rama po vazhdon projektin e shpopullimit, ftoj qytetarët të dalin në protestë për të mbrojtur interesat jetike të komuniteteve të tyre

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar gjatë seancës plenare se reforma zgjedhore dhe ajo territoriale janë dy nga çështjet kryesore që duhet të realizohen në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ai tha se opozita ka marrë pjesë në grupet e punës për këto reforma, me kushtin që të merret ekspertiza e institucioneve ndërkombëtare si ODIHR dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Gajtë fjalimit të tij në seancën plenare, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se është tërhequr nga reforma territoriale dhe se po ndjek një projekt që çon në shpopullimin e zonave të ndryshme të vendit. Ai kundërshtoi reduktimin e numrit të bashkive, duke deklaruar se një vendim i tillë prek komunitetet lokale dhe interesat e qytetarëve.

Me tej, ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protesta për të mbrojtur interesat e komuniteteve të tyre. Ai tha se protesta qytetare në Tiranë duhet të shërbejë si një mënyrë për të kërkuar ndryshime dhe për të ushtruar presion ndaj qeverisë.

"Të nderuar deputetë, e vërteta është se pavarësisht se ky parlament në mënyrë absolute nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, BE në procesin e integrimit, në krye të radhës përcaktoi dy detyra më kryesore: reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe reformën gjithëpërfshirëse territoriale. Të bindur se me Edi Ramën ka vetëm antireformë, por në mbështetje të kërkesave te qytetarëve të shumtë nga mbarë territori i vendit, në mbështetje të përpjekjeve tona për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, ne morëm pjesë në dy grupet e ngritura për këto reforma themelore. Me një kusht të vetëm: për reformën zgjedhore të merret ekspertiza e ODIHR, për reformën territoriale të merret ekspertiza e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

E vërteta është se përfaqësuesit e opozitës në këto komisione kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar. nPor mbi të gjitha kanë qenë zëdhënës të interesave të qytetarëve. Qeveria e konfederatës helvetike, por edhe përfaqësuesi i BE në Tiranë, kanë treguar mbështetje të plotë dhe interes të madh për këto dy reforma. Papritmas, Edi Rama tërhiqet de facto nga reforma territoriale dhe mbyll procesin duke vazhduar projektin e tij të shpopullimit të plotë të mëtejshëm të Shqipërisë. Ka parashikuar reduktimin me 25 bashki nga Konispoli në Krumë në të gjithë territorin e vendit.
Dhe kjo përbën një praktikë të qartë shpopullimi. Ndaj dhe unë jam këtu për t’iu drejtuar qytetarëve shqiptarë: ngrihuni në këmbë për të mbrojtur interesat jetike të komuniteteve tuaja. Një protestë qytetare, e pashembullt në 30 vite, mblidhet çdo natë në rrugët dhe sheshet e Tiranës, bashkojuni kësaj proteste për të mbrojtur interesat më jetike të komuniteteve tuaja.", u shpreh Berisha./Dosja.al

12 ORE ME PARE

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës(VIDEO)

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh
Taulant Balla

TIRANË- Seanca plenare është shoqëruar me debate të ashpra dhe gjuhë të rëndë mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Në qendër të replikës ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i është përgjigjur akuzave të deputetit Redi Muçi lidhur me etiketimet e protestuesve.

Kryeparlamentari nuk ka tërhequr mbrapsht akuzat e tij, duke iu drejtuar opozitës me terma metaforikë. Ai nuk la pa përmendur as çështjen e investimeve strategjike, duke theksuar se po punohet për një ligj të ri. 

“Vazhdoj të të quaj një sorrë, edhe Gonen, edhe Lalpin, edhe bufin. Më jeni dukur si ajo miza te bishti i kalit, ndërkohë që respektin ndaj flamingove s'ma ndryshon dot ti. Ndaj flamingove që e braktisën llumin e kënetës, ku filluan të kakarisin vetëm bufi dhe sorrat, ne jemi të gatshëm të dialogojmë me flamingot që e braktisën llumin, për të gjitha shqetësimet e tyre.

Ky është dallimi ynë i madh. Nëse kjo palë këtu u mor peng nga sindroma e Stokholmit, ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin, dallimi ynë i madh me ty, Muçi, është diferenca që dimë të bëjmë. Jemi duke punuar për një ligj të ri për investimet strategjike. Se kur votohet nuk e vendosni dot ju, të paktën jo deri sa të keni 71 mandate”, tha Balla./Dosja.al

13 ORE ME PARE

Kapri: Policia blindon institucionet që t’u mbrojnë juve nga sulmet me vezë, por dhe sa kohë do mbroheni? (VIDEO)

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh
Erald Kapri

TIRANË- Deputeti Erald Kapri ka kritikuar qeverinë gjatë seancës plenare, duke deklaruar se protestat e qytetarëve vijojnë për shkak të humbjes së besimit ndaj institucioneve. Ai akuzoi mazhorancën se po përdor policinë për të mbrojtur institucionet dhe deputetët nga reagimet e protestuesve, ndërsa kërkoi te zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Gajtë fjalimit të tij ai u shpreh se qeveria ka humbur legjitimitetin dhe se përplasjet me qytetarët dhe Bashkimin Europian lidhen me vendimet e saj, përfshirë edhe çështjen e investimeve në zonat e mbrojtura.

“Protestat vijojnë. Policia blindon rrugën, institucionet, vetëm që t’u mbrojnë juve nga sulmet me vezë. Por dhe sa kohë do mbroheni?! Janë dhe 3 vite deri në përfundim të kësaj legjislaturë, Nëse nuk e keni kuptuar se kjo sallë e ka humbur legjitimitetin, por Rama nuk ka qeverisur në një ditë të vetme. Disa muaj pasi iu gëzua mandatit të ri, plasi skandali Balluku deh bëri disa ndryshime.

Madje iu shkel dhe syri për shkak të investimit të Zvërnec, ndodhi protesta e madhe. Ndaj po e sulmoni protestën. Kjo qeveri jo vetëm që ka humbur legjitimitetin, por është në përplasje me BE. Rama thotë se është ligji më i mirë i bërë ndonjëherë. Minimumi që duhet të bëjmë është që të shpallim zgjedhje të parakohshme!”, tha ai./Dosja.al

13 ORE ME PARE

"Protesta është maratonë"/ Redi Muçi nga foltorja e Kuvendit: Jepni dorëheqjen, largohuni me nder

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh
Redi Muçi

TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka deklaruar gjatë seancës plenare se protesta e qytetarëve e cila ka hyrë në ditën e 51-të, përfaqëson një reagim të një brezi të ri. Ai tha se protestuesit nuk janë të lidhur me format e vjetra të politikës, por janë të rinj që përdorin rrjetet sociale dhe kërkojnë ndryshim. Muçi u shpreh se protesta do të vijojë dhe se qytetarët janë të vendosur t’i kundërshtojnë vendimet e qeverisë që dëmtojnë interesin publik.

Gjatë fjalimit të tij në seancën plenare, deputeti akuzoi mazhorancën se po humbet mbështetjen dhe kërkoi që deputetët të reflektojnë duke marrë përgjegjësi politike. Ai paralajmëroi se protestat do të vijojnë edhe në muajt e ardhshëm nëse qeveria miraton nisma që kundërshtohen nga qytetarët. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ndërhyri me një batutë, duke i kërkuar të mos krijojë probleme me Argjentinën duke iu referuar komenteve të Muçit për Botërorin.

"Dje ishte dita e 50-të e një proteste të vazhdueshme qytetare. Jam i bindur që as jua merrte mendja se do të vinte kjo ditë në mes të vapës, Botërorit, të sharave të Ramës dhe Taulantit që nuk lë rast pa i quajtur sorra. Sado të përpiqesh që këtë luftë të rinjsh ta kanalizosh te llogoret e vjetra, ke të bësh me protestues krejt ndryshe, të rinj e të reja që i përdorin rrjetet sociale më mirë se ti. Nga Botërori mund të themi që puna e të rinjve fitoi mbi shkelmat e ish-ëve. S’po flas për Messi-n, por për ata druvarët që vazhduan. 

Protestuesit e kanë kuptuar që s’është sprint, por maratonë dhe e kanë vullnetin për t’i qëndruar sepse falë saj do të bëjnë të mundur pengimin e planeve djallëzore të Edi Ramës që në muajin e korrikut s’keni guxuar të kaloni në seancë plenare ligjet shkatërrimtare. Gjatë gushtit, nëse guxoni përsëri të shtrini duart, të rrethoni sërish me tela me gjemba Shqipërinë, përsëri protesta do iu dalë në ballë deri në momentin kur Rama të kuptojë që protesta do ia pamundësojë qeverisjen. Ju si deputetë mund të ikni me nder para këtij mandati duke dhënë dorëheqjen.", u shpreh Muçi.

"Muçi, mos na hapni probleme me Argjentinën.", tha Peleshi./Dosja.al

13 ORE ME PARE

Strazimiri në Kuvend: Marta Kos kërkon shfuqizimin e ligjeve për zonat e mbrojtura, BE është kundër Ramës

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh

TIRANË- Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka kundërshtuar qëndrimin e mazhorancës për çështjen e zonave të mbrojtura dhe investimeve strategjike, duke deklaruar se ndryshimet ligjore në këtë fushë lidhen edhe me kërkesat e Bashkimit Europian.

Në fjalimin e tij gjatë seancës plenare të ditës së sotme, ai tha se mbrojtja e mjedisit është një nga kriteret e integrimit dhe se qeveria shqiptare kishte rënë dakord më herët për rishikimin e disa amendamenteve të miratuara në vitin 2024. Strazimiri theksoi se këto kërkesa nuk janë vetëm të opozitës, por edhe të institucioneve europiane, ndërsa kritikoi edhe mënyrën e votimit në Kuvend për këtë çështje.

“Për projektin në Zvërnec mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen. Para se të nisin protestat, kishim rënë dakord me qeverinë shqiptare që të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe për investimet strategjike. Nuk është citimi i Berishës, është citimi i shoqes Marta Kos që vjen këtu dhe puth në gushë Edi Ramën. Kjo është kërkesë e BE dhe jo vetëm e opozitës. Nuk bëhet shpjegim vote kur është pro, por kur është kundër Niko” tha Strazimiri./Dosja.al

13 ORE ME PARE

“O hajdut me syze”/ Protestuesit ‘presin’ me vezë Vangjel Dulen te dera e Parlamentit

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh

TIRANË-  Seanca e sotme plenare është shoqëruar me incidente të vazhdueshme para godinës së Kuvendit, ku qytetarët e mbledhur në protestë kanë shënjestruar deputetët dhe punonjësit që hyjnë në institucion.

Një prej personazheve që u përball me revoltën e protestuesve ishte kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Teksa po hynte në këmbë brenda rrethimit të Kuvendit, Dule u bë objekt i thirrjeve të ashpra nga turma.

Qytetarët nuk ngurruan t’i drejtoheshin me epitete fyese, duke thirrur në kor, “O hajdut me syze!”./Dosja.al

13 ORE ME PARE

"Nuk i kemi humbur zgjedhjet, ata janë vjedhur"/ Vokshi: 12 banda kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh

TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar gjatë seancës së sotme plenare se Partia Demokratike nuk i ka humbur zgjedhjet, por sipas saj rezultati është manipuluar.

Gajtë seancës plenare ajo u shpreh se mazhorancën se ka përfituar mbështetje nga grupe kriminale dhe theksoi se shumica aktuale nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

"Nuk i kemi humbur zgjedhjet. Zgjedhjet janë devijuar, janë vjedhur. E keni të qartë këtë....12 banda kriminale kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet. Kjo shumicë nuk është vullneti i shqiptarëve”, u shpreh deputetja demokrate./Dosja.al

13 ORE ME PARE

"Mazhoranca ndryshoi rendin e ditës"/ Këlliçi: Ky Kuvend hesht për hallet e rinisë shqiptare

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka kritikuar mazhorancën gjatë seancës plenare të ditës së sotme, duke e akuzuar se po distancohet nga shqetësimet e qytetarëve dhe po refuzon të marrë në shqyrtim kërkesat e opozitës.

Gajtë fjalimit të tij në seancën plenare ai deklaroi se Kuvendi nuk po reagon ndaj protestave të organizuara nga qytetarët dhe se ndryshimet e propozuara nga opozita nuk po merren parasysh. Ai u bëri thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe të marrin në konsideratë kërkesat e të rinjve.

“Mazhoranca me arrogancë distancohet nga hallet e qytetarëve. Me një kërkesë të thjeshtë ndryshohet rendi i ditës dhe vendoset agjenda e PS, kur prej 51 ditësh shqiptarët janë duke protestuar në shesh. PE bën rezoluta dhe parlamenti ynë refuzon të flasë. Si ka mundësi që kërkesat e opozitës nuk merren parasysh. Nga 35 amandamente të PD, 31 votohen nga eurodeputetët, ndërsa ky Kuvend hesht për hallet e rinisë shqiptare. Thirrni ndërgjegjes”, tha ai./Dosja.al

13 ORE ME PARE

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare

 

14 ORE ME PARE

"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur në kalendar ligje pa datë për seancë

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën për bllokim të qëllimshëm të katër nismave ligjore të opozitës për më shumë se shtatë javë.

Bardhi denoncoi standardet e dyfishta të socialistëve, të cilët sipas tij po shqyrtojnë projektligjet e tyre ndërsa refuzojnë të trajtojnë nismat opozitare për investimet strategjike, zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe Paketën e Maleve.

Ky reagim erdhi pas kërkesës së Taulant Ballës për ndryshimin e rendit të ditës, me argumentin se projektligji për shoqëritë europiane duhet të shtyhet për shkak të detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit.

Bardhi e cilësoi këtë qasje si një cenim të rëndë të parlamentarizmit, duke kërkuar që edhe nismat e opozitës të përfshihen në kalendarin e punimeve për hatër të procesit të integrimit.

“Dua të ngre një shqetësim që tregon se rendin e ditës e bëni sipas qejfit tuaj. Keni 7 javë që mbani të bllokuara 4 iniciativa të deputetëve të opozitës, i keni futur në kalendar si ligje pa datë për seancë plenare dhe nuk pranoni t’i shqyrtoni në komisionet parlamentare. Ka nisur puna për çdo projektligj të depozituar nga kolegë të maxhorancës javë më vonë inicitative të propozuara nga opozita, pranoni të shqyrtoni këto iniciativa, dhe ju ato i merrni në shqyrtim ndërkohë 4 tonat, që kërkojnë me detyrime për integrimin, nuk pranoni t’i shqyrtoni.

Cenim i rëndë i parlamentarizmi. Nuk und ti trajtoni deputetët si ca të nënës dhe të njerkës. Iniciativat tuaja i fusni sipas qejfit, ndërsa 4 ligje që presin prej javësh refuzoni t’i shqyrtoni. Meqenëse hoqëm për hatër të integrimit një projektligj, të fusim për hatër të integrimit 4 iniciativat tona, ligjin për investimet strategjike, zonat e mbrojtura, paketën e maleve dhe trashëgiminë kulturore.”, tha Bardhi./Dosja.al

14 ORE ME PARE

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë (VIDEO)

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha, është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë seancës plenare të mbajtur ditën e sotme, pas akuzave të ish-kryeministrit ndaj mazhorancës. Berisha e cilësoi Peleshin si vasal të Ramës dhe armik të integrimit, duke kritikuar qëndrimin e qeverisë ndaj ndryshimeve ligjore dhe procesin e integrimit të vendit.

Gajtë fjalimit të tij, ai theksoi se protestat e fundit qytetare kanë kërkuar anulimin e disa nismave të qeverisë. Pas deklaratave të Berishës, Peleshi i kërkoi të përdorte një gjuhë më të moderuar dhe t’i drejtohej me etikë institucionale. Kryeparlamentari paralajmëroi se do të ndërhyjë sa herë që deputetët shkelin rregulloren e Kuvendit ose përdorin gjuhë fyese gjatë diskutimeve.

"Berisha: Do të mbetesh në histiorinë e vendit si vasali më i shpifur i Edi Ramës si armik i egër i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve, si armik i procesit të integrimit të vendit. Ka një muaj që janë dorëzuar amandamentet për amendimin e ligjit, për të cilat, BE, KE, PE kërkojnë të amendohen. Protesta më e fuqishme që nga vitet 90 kërkon të anulohet ligji. Ti me përgjegjësi personale

Peleshi: Mu drejto me etikë, nuk të drejtohem me ti. Do t’u ndërpres sa herë që shkel rregulloren, madje do të marr edhe masa për të gjithë ata që përdorin një përrua fjalësh që nuk na takon."/Dosja.al

14 ORE ME PARE

PD "ndërron mendje"! Berisha dhe grupi parlamentar anulojnë bojkotin, shkojnë në seancë plenare

Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh

TIRANË-   Kreu i PD-së, Berisha dhe deputetët demokratë janë nisur drejt godinës së Kuvendit për t’iu bashkuar punimeve. Pas dy seancash plenare të bojkotuara, Partia Demokratike ka vendosur t’i rikthehet punimeve parlamentare.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi, ka njoftuar deputetët përmes një mesazhi për t’u përgatitur për pjesëmarrjen në seancën e sotme plenare. Vendimi ka ardhur pas një procesi të gjatë diskutimesh dhe debatesh të ashpra brenda Grupit Parlamentar demokrat.

Ky kthim në sallën e seancave plenare vjen në një ditë të tensionuar para dyerve të Parlamentit, ku qytetarët janë mbledhur në protestë kundër klasës politike, duke shënuar incidente të ndryshme me automjete zyrtare dhe përballje me forcat e rendit./Dosja.al

kuvend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj