Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës deri në datën 15 shtator.
DURRËS- Në portin e Durrësit, prej datës 1 korrik, ka hyrë në fuqi plani i masave për të garantuar përballimin e fluksit të udhëtarëve gjatë sezonit turistik veror. 30 sportele për përpunimin e pasagjerëve dhe automjeteve janë në funksion për të shmangur radhët e pritjes. Të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës deri në datën 15 shtator.
Me nisjen e sezonit turistik është shtuar numri i lundrimeve të trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona, ku në linjën e parë nga dita e enjte dhe deri ditën e diel tragetet operojnë me lundrime të dyfishta, ndërkohë që linja me Ankonën zhvillon lundrime të përditshme, krahasuar me tre lundrime në javë gjatë periudhës normale të vitit.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku i shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu dhe Drejtori i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Muharrem Trupja inspektoi masat e marra pranë Portit për menaxhimin e situatës.
“Jemi në fluksin më të madh të punës brenda vitit. Aktualisht janë marrë të gjitha masat që të përballojmë këtë fluks të udhëtarëve. Kemi rreth 30 pika në të cilat procesohen të gjithë udhëtarët dhe automjetet, nga të cilat 10 janë tek udhëtarët, ndërsa 20 janë tek automjetet. Po ashtu janë marrë të gjitha masat për punën e mirëmbajtjes së terminalit nga brenda dhe deri tani nga kjo mënyrë organizimi po procesohet gjithçka në mënyrë shumë të shpejtë dhe të rregullt”, bëri të ditur Aliu.
Drejtori i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Muharrem Trupja sqaroi gjithashtu se falë masave të marra deri më tani nuk janë raportuar problematika dhe puna po vijon normalisht.
Ministri Enea Karakaçi e vendosi theksin tek zbatimi i planit të masave për të siguruar një menaxhim sa të mirë të të gjithë sezonit turistik duke mos krijuar radhë pritjeje për udhëtarët të cilët kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri në këtë periudhë.
“Në vitin 2025 në Portin e Durrësit janë përpunuar rreth 800 mijë pasagjerë. Ne mendojmë që do të kemi të njëjtin numër dhe këtë vit. Është e rëndësishme zbatimi me përpikmëri i gjithë planit të masave që Autoriteti Portual i Durrësit, por dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare kanë marrë, pasi detyra jonë është që të bëjmë sa më të thjeshtë hyrjen në Shqipëri të turistëve, të shqiptarëve që duan të vizitojnë familjarët e tyre dhe që vijnë nga larg”, tha Karakaçi./Dosja.al
Erald Kapri TIRANË- Deputeti Erald Kapri ka kritikuar qeverinë gjatë seancës plenare, duke deklaruar se protestat e qytetarëv...
Redi Muçi TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka deklaruar gjatë seancës plenare se protesta e qyteta...
TIRANË- Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka kundërshtuar qëndrimin e mazhorancës për çështjen e zonave të mbro...
TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar gjatë seancës së sotme plenare se Partia Demokratike nuk i ka humbur zgjedhjet, por...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka kritikuar mazhorancën gjatë seancës plenare të ditë...
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën për bllokim t&e...
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha, është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë seancës plenare të...
Tomáš Zdechovský TIRANË- Eurodeputeti i EPP-së, Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza të fo...
TIRANË- Kreu i PD-së, Berisha dhe deputetët demokratë janë nisur drejt godinës së Kuvendit për t’iu ...
Pamje TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se një strukturë ushtarake, pasi dilte nga Plani i Përhapjes, nuk ishte më n&...