LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron. Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës para SPAK, lëshoi sërish akuza të forta duke e cilësuar Altin Dumanin, si ‘avokat të narkoshtetit’, ndërsa deklaroi se ‘drejtësia vonon, por nuk harron’. • Në deklaratën e tij për mediat, Berisha sulmoi gjithashtu Gjykatën Kushtetuese, Presidentin e Republikës dhe procesin gjyqësor ndaj tij në dosjen ‘Partizani’. • Berisha tha se kishte lënë një mesazh simbolik në SPAK, ku shkruante se drejtësia mund të vonojë, por nuk harron, ndërsa e akuzoi Altin Dumanin se është në shërbim të asaj që ai e quajti ‘narkoshtet shqiptar’.• I pyetur nga gazetarët se çfarë kishte parë në korridoret e SPAK-ut, lideri i demokratëve Sali Berisha u shpreh se, kishte gjetur ‘dengje të mëdha narko-eurosh’, ‘thasë e arka plot me para droge’, duke u shprehu se, se institucioni është ‘i pushtuar nga paratë e drogës’. • Sipas tij, kjo është arsyeja pse, prej më shumë se një viti, mbahen sekret emrat e disa zyrtarëve të nivelit të lartë që, sipas pretendimeve të tij, kanë udhëtuar drejt Arubës së bashku me biznesmenë. • Kryetari i PD-së Sali Berisha lëshoi kritika të ashpra edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar se po vonon në mënyrë të pajustifikuar shqyrtimin e kërkesës së tij për masën e sigurisë. • Ai tha se ankimi i tij është depozituar prej rreth 10 muajsh, ndërsa seanca është shtyrë për në tetor, duke pretenduar se afatet ligjore janë tejkaluar disa herë. • Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka mbështetur vazhdimisht vendime të qeverisë, duke përmendur ligjin për investimet strategjike, çështjen e Parkut të Butrintit dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura. • Në deklaratën e tij, kreu i PD-së Berisha hodhi akuza edhe ndaj Bankës së Shqipërisë, duke pretenduar se institucioni nuk reagon ndaj fenomenit që ai e quan ‘narko-euro’, ndërsa paralajmëroi se, sipas tij, Presidenti i Republikës ‘do të dekorojë gjyqtaren Irena Gjoka me titullin ‘Heroinë e Partisë Socialiste’’. • I pyetur nëse kishte prova për udhëtimet në Aruba të zyrtarëve të qeverisë, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ekzistojnë të dhëna në dosje ndërkombëtare, por pranoi se nuk disponon vetë dosjen. • Ai tha se, nëse do ta kishte në dorë, do t’i bënte publike emrat. • Më tej përmendi disa emra për të cilët pretendoi se figurojnë në informacionet që ai disponon, duke këmbëngulur se udhëtimet janë mbajtur të fshehta nga autoritetet shqiptare.• I pyetur nga gazetarët, kryetari i PD-së Sali Berisha komentoi thirrjen si dëshmitar të ish-presidentit Bamir Topi, duke thënë se nuk e di arsyen e saktë të thirrjes, por supozoi se lidhet me funksionin që Topi ka mbajtur si President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. • Ai shtoi se nuk ka nevojë për dëshmitarë që të flasin në favor të tij, pasi, sipas tij, çështja është ndërtuar mbi ‘falsifikime’ dhe nuk ekziston asnjë shkelje ligjore nga ana e tij. • Lideri i demokratëve Sali Berisha u pyet edhe për çështjen e njohur si ‘The Albanian Files’ dhe për deklaratat e mëparshme mbi zyrtarët që, sipas tij, kanë udhëtuar në Aruba. • Ai përsëriti se nuk ka në dorë dosjen zyrtare, por vetëm informacione, duke insistuar se do t’i publikonte emrat nëse do të kishte dokumentacionin përkatës.

5 artikuj për këtë temë.

18 ORE ME PARE

Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë Socialiste

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit,
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të ashpra ndaj Strukturës së Posaçme, duke e cilësuar atë si një 'seksion të Partisë Socialiste'.

Sipas Berishës, SPAK po pengon hetimet dhe po mban të fshehura emrat e zyrtarëve të lartë të përfshirë në skandalin e njohur si dosja “Aruba”.

I pyetur nga gazetarët mbi identitetin e zyrtarëve të përfshirë, Berisha pretendoi se ka informacione se në këtë çështje figurojnë emrat e Engjëll Agaçit, Ergys Agasit dhe Damian Gjiknurit.

"Këtë e kam thënë me kohë. Kemi të bëjmë me një seksion, me një organizatë të Partisë Socialiste. Mos prisni ju as edhe një hetim përveç atyre që u urdhëron Edi Rama. ‘Albanian Files’, është një nga krimet më të mëdha, por krimi i të gjitha krimeve është krimi i zgjedhjeve dhe amnistia e krimit elektoral, natyrisht dhe fshehja e emrave të tre zyrtarëve që përfaqësuan narko-shtetin në Aruba. Prit një minutë. Jo, Taulantit nuk i kam thënë për Aruban. Taulantit jo. Jo, për Aruban nuk i kam thënë.

Taulanti ka të tjera, po atë nuk ia kam thënë sepse nuk kam të dhëna po ja thoja me kënaqësi. Pra, lidhur me Aruban figuron emri i Engjëll Agaçit, Ergys Agasit dhe i Damianit, që thotë betohem, betohu në Bibël, nuk pranoi të betohej në Bibël. Ia krijova mundësinë, urdhëro, i thashë, dil këtu, të nxjerrim Biblën dhe betohu. Atë jo, se ka qenë dhe në Athos. Udhëtimi i tij në Athos, e dini ju atë ishullin e Athos? Ishulli Athos është ishulli i misticizmit. Aty është shumë e vështirë të pranohesh. Duhet të kalosh disa filtra purifikimi shpirtëror, po ky, unë e kam parë me sytë e mi në Athos këtë. Dhe andaj nuk pranoi të betohej në Bibël.", shprehet Berisha./Dosja.al

18 ORE ME PARE

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi! Nuk ka asnjë shkelje ligjor

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit,
Sali BERISHA

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka hedhur akuza të forta mbi bazueshmërinë e procesit gjyqësor të çështjes "Partizani".

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi thirrjen e ish-presidentit Bamir Topi si dëshmitar në seancë, Berisha u shpreh se nuk e di saktësisht motivin e thirrjes së tij.

Sipas tij, kjo mund të lidhet me funksionin e mëparshëm të Topit si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në atë kohë.

"S'kam nevojë për asnjë njeri në botë të dëshmojë pro meje, sepse është faktuar në mënyrën më përfundimtare që në mënyrë absolute nuk ka asnjë shkelje ligjore. As dhe një shkelje më të vogël ligjore. Ka trillime të paimagjinueshme në atë proces. A mund të lexoni pak librin ‘35 falsifikimet e Prokurorisë Speciale’ për procesin. Janë 35 falsifikime. Pra, i tërë procesi është ndërtuar mbi falsifikime, dokumentesh, faktesh e të tjerë. Me një fjalë, ajo është një piramidë mashtrimi e shembur.

Dhe siç e keni parë ju, çdo dëshmitar ka bërë deklaratat në mënyrë të tillë që ka treguar se ka pasur zero ndërhyrje, kanë zbatuar ligjin dhe fakti që në procesin e privatizimit dhe parablerjes kanë firmosur minimumi 60 ose 70 ministra, drejtorë agjencish, punonjësish, asnjë prej tyre, asnjë prej tyre nuk është në ndjekje penale. Asnjë! Pse nuk është? Sepse kanë zbatuar ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Kjo është. Nuk ka pasur Sali Berisha kurrë vendime nominale.

Ja ku e keni Edi Ramën. Me dy vendime nominale për Olsi Ramën, 38.000 metër katror tokë privati! Me katër vendime nominale me emër e mbiemër për Karlo Bolinon, tokë edhe të Begejve të lënë për shpirt për komunitetin, për shkollë. Dhe njëra nga ato që kishte lënë tokën u pendua. Kur e mori Bolino i tha, 'pse të mos marr unë paratë?'. Dhe shkoi dhe mori 3 milionë euro kompensimin, kurse këta të tjerët marrin procesin gjyqësor. Kjo është e vërteta.", shprehet Berisha./Dosja.al

 

19 ORE ME PARE

Berisha denoncon skandalin: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

 

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk ka kursyer ironinë as ndaj Presidentit të Republikës dhe gjyqtares së çështjes së tij, Irena Gjoka.

Gjatë prononcimit të tij para gazetarëve, ish-kryeministri tha se është në dijeni të një plani për vlerësimin e gjyqtares, duke e lidhur këtë me përkatësinë politike.

Kjo deklaratë vjen pas sulmeve  të vazhdueshme të Berishës ndaj sistemit të drejtësisë, të cilin ai e konsideron të politizuar dhe në shërbim të pushtetit aktual.

"Dhe së shpejti, presidenti ka marrë përsipër të dekorojë me heroinë të Partisë Socialiste, gjyqtaren Irena Gjoka me pesë mbiemra.
Të dhëna të tjera nuk kemi.
Kaq janë!", u shpreh./Dosja.al

19 ORE ME PARE

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time, kjo gjykatë është shërbëtore e qeverisë

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit,
Sali berisha

TIRANË- Pas përfundimit të procedurave të detyrimit për paraqitje në SPAK, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si 'shërbëtore të qeverisë'.

Në një prenoncim për mediat, Berisha bëri të ditur se kërkesa e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese për masën e sigurisë është dorëzuar prej 10 muajsh, por gjykata ka vendosur ta shtyjë shqyrtimin për në tetor.

Sipas kryedemokratit, gjykata ka tejkaluar tre herë afatin ligjor tremujor, ndërkohë që kërkesat e eksponentëve të qeverisë si Veliaj, janë shqyrtuar me përparësi.

Fjala e Berishës:

"Kush ishte nga ata? Ishte Gjykata Kushtetuese, e cila zotohej se nuk ia shqyrtojmë çështjen Sali Berishës. Se ju më keni pyetur këtu mua a e ke dërguar në Gjykatë Kushtetuese masën e paraqitjes çdo dy javë? Sa kohë që e kam dërguar, thoni ju? E kam dërguar para 10 muajve.
Ajo gjykatë që është notere e turpshme e akteve kriminale të qeverisë shqiptare, ajo gjykatë që shqyrton brenda një muaji kërkesën e Lubi Ballukut, që shqyrton brenda dy muajve kërkesën e Erion Veliajt, që ka detyrim ligjor që masat e sigurisë t’i shqyrtojë në afat maksimumi tremujor, shtyn shqyrtimin e kërkesës time për në tetor.

Domethënë shtyn me pothuajse 11 muaj, tre herë afati ligjor. Është kjo gjykatë shërbëtore e qeverisë, me një pjesë të mirë të atyre, nuk them secili prej tyre, një nga shkaqet kryesore që ka nxjerrë ata dhjetëra mijëra djem e vajza në protestë prej 50 e sa ditësh. Pse? Sepse grupi parlamentar i PD ka kundërshtuar në parlament dhe ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin e investimeve strategjike. Gjykata Kushtetuese, pavarësisht kërkesave të prera të Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian, e ka lënë në fuqi ligjin.

PD ka dërguar në këtë gjykatë ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ishte fjala konkretisht për parkun absolutisht më të bukur, më të mirë në Evropë, që është parku i Butrintit.
Gjykata Kushtetuese firmosi për shkatërrimin e tij, vendimin e qeverisë. Gjykata Kushtetuese mbajti në fuqi amendimin e ligjit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe peizazheve natyrore, të kundërshtuar me forcë nga PD. Ja, ajo gjykatë. A mund të imagjinoni ju një grup gjykatësish, paçka se të gjitha këto nuk janë vetëm kërkesa të opozitës.

Të gjitha këto nuk janë vetëm kërkesa të protestës rinore qytetare, por janë kërkesa të prera të institucioneve të BE, të Parlamentit dhe Komisionit Evropian. Megjithatë ajo vazhdon notere, ish-kryetarja se ku kaloi në një post të rëndësishëm kushtetues. Shkoi tek Banka e Shqipërisë, e cila hesht si fija e barit për narko-euron. A e kuptoni ju sa i pushtuar është ky vend? Pra, këtu thashë ishin dengjet me narko-euro. Banka e Shqipërisë është e zhytur gjer në çati në narko-euro dhe nuk guxon të shqiptojë njëherë fjalën narko-euro, e cila po shkatërron ekonominë e vendit, po shpunëson mijëra qytetarë. Ata mijëra qytetarë nuk shohin perspektivë në këtë vend.", u shpreh Berisha./Dosja.al

19 ORE ME PARE

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit,
Sali Berisha

TIRANË-  Lideri i opozitës, Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” lidhur me hetimet për dosjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.

Pas përfundimit të procedurave, kreu i PD ka zgjedhur të ndajë me gazetarët një detaj të pazakontë nga përballja me institucionin. Ai bëri publik mesazhin që ka shkruar personalisht në dokumentin zyrtar të SPAK, duke përdorur tone të ashpra ndaj kreut të këtij institucioni.

"Të dashur qytetare dhe qytetarë të pranishëm këtu, dhe të gjithë ju të tjerët që e ndiqni këtë konferencë shtypi periodike, kam kënaqësinë t’u informoj se në dokumentin që lashë, sot kam shkruar: ‘Altin Gjoka Troplini Hajri, armikut primitiv të pluralizmit politik të Shqipërisë dhe avokatit të narkoshtetit shqiptar, drejtësia vonon, por nuk harron’.", u shpreh Berisha./Dosja.al

sali berisha spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj