Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar drejt një lokali. • Si pasojë e kësaj janë plagosur tre persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. • Të plagosurit janë Bjorgi Hoxha, 19 vjeç; Renaldo Mance, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç. • Përmes një njoftimi zyrtar, policia bëri me dije se rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, në verandën e një lokali, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre personave. • Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. • Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. • Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave.
4 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Emrat e personave të cilët mbetën të plagosur në atentatin e ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit janë zbardhur. Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur: Bjorgi Hoxha, 19 vjeç; Renaldo Mance, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç.
Më herët, policia përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se të plagosurit ndodhen jashë rrezikut për jetën. Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij./Dosja.al
ELBASAN- Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me plagosjen që ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, në verandën e një lokali, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre personave.
Si pasojë e kësaj ata kanë janë plagosur, por ndodhen jashtë jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit./Dosja.al
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit, në lagjen ‘Vullnetari’. Një person ka qëlluar drejt një lokali, ku janë plagosur tre persona. Në ambientin ku ndodhi ngjarja janë dëgjuar 6 të shtëna me armë.
Të plagosurit janë dërguar pranë ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, por ende nuk ka informacione mbi gjendjen e tyre. Policia ka rrethuar zonën dhe po heton më shumë në lidhje me këtë rast./Dosja.al
ELBASAN- Të shtëna me armë janë raportuar në qytetin e Elbasanit. Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një person ka qëlluar drejt lokalit ku ata po qëndronin.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku dhe po marrin ndihmën e specializuar mjekësore.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia ka rrethuar zonën dhe po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al