LIVE UPDATES
Ekonomi

Një javë zgjati “çudia”, Leku e nis javën me forcim ndaj Euros

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur këtë javë në rënie të fortë, pas rritjes së javës së kaluar. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 102.87 lekë, në rënie me pothuajse tre lekë nga niveli ku mbylli javën e kaluar.

31 Korrik 2023, 14:17 Nga m.s
Një javë zgjati “çudia”, Leku e nis javën me
euro ne renie

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur këtë javë në rënie të fortë, pas rritjes së javës së kaluar. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 102.87 lekë, në rënie me pothuajse tre lekë nga niveli ku mbylli javën e kaluar.

Sipas agjentëve të tregut, rritja e javës së kaluar në masë më të madhe ishte e pajustifikuar dhe rezultat i një lloj paniku si rezultat i kërkesës së përqendruar. Me shumë të ngjarë, një kërkesë e tillë erdhi si rezultat i blerjeve në vlera të mëdha nga subjektet që kishin vendosur të shfrytëzonin kursin e favorshëm që ofronte kulmi i sezonit veror. Sapo kjo kërkesë shteroi dhe bankat mbyllën pozicionet nga shitjet e valutës, duke se kursi i këmbimit të Euros ka rënë në mënyrë të menjëhershme.

Një javë zgjati “çudia”, Leku e nis javën me

Një javë zgjati “çudia”, Leku e nis javën me

Rënia e kursit të Euros është reflektuar në përmasa të ngjashme edhe në kursin e valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan u këmbye me 93.22 lekë, në rënie me 3.33 lekë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Paundi Britanik u këmbye me 119.8 lekë, në rënie me 3.92 lekë nga fundi i javës së kaluar. Franga Zvicerane u këmbye me 107.19 lekë, në rënie me 3.63 lekë krahasuar me ditën e premte.

Periudha mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht shënon edhe pikun e efektit sezonal në kursin e këmbimit, për shkak të prurjeve valutore nga turizmi. Për këtë arsye, është e prishme që pozitat e Lekut të qëndrojnë të forta në afatin e shkurtër.

Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i theksuar i Lekut këtë vit ka ardhur kryesisht si rezultat i përmirësimit të Bilancit të Pagesave dhe rritjes së flukseve hyrëse, sidomos nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja direkte. Mbiçmimi i Lekut po ndihmon Bankën e Shqipërisë në objektivin për uljen e inflacionit, ashtu siç po jep një efekt pozitiv në uljen e borxhit në valutë të sektorit publik dhe privat. Forcimi i Lekut po i bën më të lira importet dhe është një ndër arsyet pse Shqipëria ka pasur inflacion më të ulët krahasuar me shumicën e ekonomive të tjera. Besohet se efektet e valës së re të forcimit të Lekut, pas pranverës, do të jenë më të prekshme në çmimet e konsumit gjatë muajve në vazhdim.

Por, nga ana tjetër, forcimi i monedhës vendase po ndikon negativisht sektorët eksportues të ekonomisë, që kanë të ardhura në valutë të huaj dhe shpenzime në lekë. Efektet më të forta mund të ndihen në sektorin e fasonerisë, ku mundësitë për të korrigjuar marzhet si rezultat i forcimit të Lekut janë të kufizuara. Megjithatë, forcimi i Lekut po ndikon negativisht edhe sektorët e tjerë, përfshirë turizmin, duke i bërë më pak konkurrues në shitjen e mallrave dhe shërbimeve për blerësit e huaj. /Monitor

euro leku banka e shqiperise


Sondazh

Poll
Ekonomi 30 Korrik 2023, 07:28 I.A

Ndryshimi i strategjisë së NATO-s

Foto ilustruese SHBA- Kur boksierin Mike Tyson e pyetën përpara një ndeshjeje nëse ishte i shqetësuar për planin e një k...

Ekonomi 29 Korrik 2023, 07:24 A.B

Kush e rrëzoi Euron?!

 Forcimi i paprecedentë i Lekut në kursin e këmbimit me Euron këtë vit po e përball ndoshta, për herë të par...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj