LIVE UPDATES
Ekonomi

E ardhmja e legjislacionit të Inteligjencës Artificiale

Ritmet e larta të përfshirjes së Inteligjencës Artificiale në shoqëri po sjellin ballafaqimin agresiv të dy aspekteve kryesore të kësaj vale të re ndryshimesh teknologjike, përftimet ekonomike kundër aspektit shoqëror.

30 Korrik 2023, 07:16 Nga I.A
E ardhmja e legjislacionit të Inteligjencës Artificiale
Foto Ilustruese

TIRANË- Vitet e fundit, nocioni i Inteligjencës Artificiale po bëhet kryefjala e zhvillimeve teknologjike, të cilat po sjellin përfitime të larta ekonomike dhe shoqërore.

Ritmet e larta të përfshirjes së Inteligjencës Artificiale në shoqëri po sjellin ballafaqimin agresiv të dy aspekteve kryesore të kësaj vale të re ndryshimesh teknologjike, përftimet ekonomike kundër aspektit shoqëror.

Zgjidhja e një ballafaqimi të tillë do të duhet të shoqërohet në mënyrë rigoroze, me informim gjithëpërfshirës, pasi të njëjtat elemente dhe teknika që fuqizojnë përfitimet socio-ekonomike të Inteligjencës Artificiale mund të sjellin gjithashtu rreziqe të reja, ose pasoja negative për individët ose shoqërinë.

BE-ja është shfaqur vazhdimisht në përpjekje për të kryesuar sfidën e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale dhe balancimin e saj ligjor me vlerat dhe parimet themelore të Bashkimit Europian.

Krijimi i habitatit të duhur i përparimit teknologjik, përfitimeve ekonomike dhe ruajtjes së të drejtave janë në interesin më të lartë të BE-së për të dominuar në këtë sferë.

BE-ja kërkon të krijojë politika për të alternuar arritjen e qëllimeve të dyfishta të nxitjes/përshtatjes së Inteligjencës Artificiale dhe të adresimit të rreziqeve që lidhen me disa aplikime të kësaj teknologjie.

Duke krijuar një kornizë ligjore të besueshme për Inteligjencën Artificiale synohet të realizohet qëllimi për rritjen e ekosistemit dhe njëkohësisht besimit të përdoruesve.

Plani i formësuar në një Akt synon të bazohet në parimet dhe të drejtat themelore të BE-së dhe njëkohësisht të frymëzojë zhvilluesit për të krijuar zgjidhje të bazuara në Inteligjencën Artificiale për tregun e brendshëm të BE-së.

Gërshetimi i duhur i zhvillimit dhe besimit të përdoruesve do të sjellë për shoqërinë arritjen e qëllimit përfundimtar për mirëqenien e dy palëve dhe mbajtjen e lidershipit teknologjik për BE-në.

Këshilli Europian ka kërkuar, në mënyrë të përsëritur, për veprim legjislativ, për të siguruar një treg të brendshëm që funksionon mirë për sistemet e Inteligjencës Artificiale dhe ku të dyja anët e medaljes së përdorimit të Inteligjencës Artificiale trajtohen në mënyrë serioze në nivel të Bashkimit Europian.

Dekada dixhitale ku BE-ja jeton, kërkon domosdoshmërisht zhvillimin e veprimeve legjislative në përputhje të plotë me kornizën aktuale të legjislacionit ekzistues të BE-së.

Akti i Inteligjencës Artificiale në nivel Bashkimi Europian pritet të sjellë një panoramë të qartë të mbrojtjes së aspekteve etike të Inteligjencës Artificiale / robotikës dhe zhvillimit ekonomik të kësaj familje teknologjike.

E sigurisht pas formalizimit ligjor vijojnë dhe mbështetje pasuese për nxitjen e zhvilluesve për ta bërë tregun e Bashkimit Europian sa më tërheqës për inovacionet.

Skepticizmi i lejimit të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale vjen si pasojë e kompleksitetit, varësisë nga të dhënat dhe sjelljes autonome nga e cila kjo teknologji karakterizohet.

Mirëpo, qëllimi i Aktit të Inteligjencës Artificiale mundëson pikërisht garancinë se përdorimi i Inteligjencës Artificiale është në përputhje me vlerat e Bashkimit Europian.

Akti i Inteligjencës Artificiale synon pikërisht mbrojtjen e interesit publik në aspektet më sensitive, siç janë mbrojtja e shëndetit, sigurisë dhe njëkohësisht arritja e një zhvillimi teknologjik dhe ekonomik për të gjithë Bashkimin Europian.

Disa shtete të Bashkimit Europian kanë nisur tashmë me miratimin e rregulloreve kombëtare që Inteligjenca Artificiale të zhvillohet dhe të sjellë përfitime ekonomiko-sociale për vendin.

Në pamje të parë ngjan si një hap inkurajues, por në të vërtetë një qasje e tillë individualiste nga vetë shtetet mund të krijojë fragmentim të tregut të Bashkimit Europian.

Krijimi i një Akti për Inteligjencën Artificiale siguron gjithëpërfshirjen e barabartë për të gjitha shtetet, treg më të gjerë dhe një ombrellë më të sigurt juridike për të drejtat e përdoruesve.

Duke qenë të vetëdijshëm për zhvillimin pozitiv që Inteligjenca Artificiale mund të krijojë në përparimin ekonomik të Bashkimit Europian, krijimi i një kuadri ligjor për Inteligjencën Artificiale do të sigurojë mbrojtje ideale për përdoruesit dhe vetë zhvilluesit.

Nisma e BE-së për një kornizim ligjor të Inteligjencës Artificiale do të nxiste përparimin e teknologjisë dhe në të njëjtën kohë, plotësimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së interesave publike.

Marrë nga Monitor.al

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Korrik 2023, 07:24 A.B

Kush e rrëzoi Euron?!

 Forcimi i paprecedentë i Lekut në kursin e këmbimit me Euron këtë vit po e përball ndoshta, për herë të par...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet