LIVE UPDATES
Ekonomi

Humbjet e bankave nga rreziqet operacionale u rritën me 39% vitin e kaluar

Sipas Bankës së Shqipërisë, viti 2022 u karakterizua nga rritja e burimeve të rrezikut operacional për shkak të kërcënimeve kibernetike në drejtim të të gjitha fushave, duke përfshirë sistemin bankar, kërcënime të cilat u kulmuan në tremujorin e fundit të vitit.

29 Korrik 2023, 07:10 Nga A.B

Humbjet e bankave nga rreziqet operacionale u rritën me 39% vitin e kaluar

Humbjet e bankave nga rreziqet operacionale u rritën vitin e kaluar.

Mbështetur në të dhënat e Raportit Rrjetor të Mbikëqyrjes, së Bankës së Shqipërisë, këto humbje arritën vlerën e 193 milionë lekëve, në rritje me 39% krahasuar me vitin 2021.

Sipas Bankës së Shqipërisë, viti 2022 u karakterizua nga rritja e burimeve të rrezikut operacional për shkak të kërcënimeve kibernetike në drejtim të të gjitha fushave, duke përfshirë sistemin bankar, kërcënime të cilat u kulmuan në tremujorin e fundit të vitit.

Megjithatë, raporti nënvizon se, në përgjigje të rritjes së këtyre rreziqeve, bankat kanë ndërmarrë masat përkatëse në drejtim të shtimit të kontrolleve të brendshme duke rritur njëkohësisht shpenzimet e kryera për këtë qëllim.

Si pasojë e rritjes së humbjeve, edhe raporti i tyre ndaj kërkesës për kapital erdhi në rritje, nga 1.78% në vitin 2021 në 2.31% në vitin 2022. Ndikimi në këtë rritje ka ardhur si pasojë e rritjes së humbjeve operacionale nga viti i kaluar me 39%, pavarësisht rritjes së lehtë të kërkesës për kapital me 6.5%.

Humbjet operacionale të bankave mund të jenë të llojeve të ndryshme dhe lidhen kryesisht me rrezikun e vjedhjeve të fondeve nga persona të brendshëm ose të jashtëm. Rreziku më i shpeshtë historikisht ka qenë ai i grabitjeve të armatosura, qoftë në degët e bankave ose të vlerave monetare në transport.

Nuk kanë munguar gjithashtu rastet e vjedhjeve të fondeve kryera nga punonjës të bankave. Por, me rritjen e përdorimit të teknologjisë, bankat janë gjithnjë e më të rrezikuara ndaj rrezikut të krimit kibernetik.

Banka e Shqipërisë shprehet se vitin e kaluar kërcënimet kibernetike janë përshkallëzuar, por megjithatë bankat kanë reaguar me rritjen e nivelit të alarmit dhe të masave, përfshirë intensifikimin e fushatave ndërgjegjësuese për përdoruesit e infrastrukturës informatike mbi natyrën e sulmeve dhe rreziqet kibernetike.

Aktualisht, sipas Bankës së Shqipërisë, siguria e informacionit dhe veçanërisht ajo kibernetike paraqitet e qëndrueshme. Bankat kanë shtuar kontrollet e brendshme, duke marrë masa shtesë për infrastrukturën ekzistuese përmes implementimit të kontrolleve (logjike dhe teknike) shtesë në të gjitha komunikimet, përfshirë këtu edhe ato me palë të treta.

“Bankat kanë rritur bashkëpunimin dhe komunikimin midis tyre në ndarjen e informacionit mbi kontrollet e sigurisë kibernetike, indikatorët e kompromentimit dhe vulnerabilitete të reja sa i përket trajtimit të kërcënimeve të vërejtura në sistemet e tyre dhe masave të ndërmarra për parandalimin e incidenteve. Në kuadër të sensibilizimit të sektorit financiar në lidhje me rrezikun kibernetik, Departamenti i Mbikëqyrjes ka vijuar komunikimet me bankat duke iu risjellë në vëmendje çështjet kryesore mbi të cilat nevojitet në vazhdimësi një intensifikim i masave mbrojtëse në aspektin rregullativ dhe teknik sa i përket sensibilizimit të tyre në të gjitha nivelet mbi rrezikun kibernetik,” thuhet në raportin vjetor të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë./MONITOR

banka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj